E premte, 29.03.2024, 02:59 PM (GMT)

Mendime

Engjëll Koliqi: Thirrje qeveritarëve të Republikës së Kosovës

E premte, 01.03.2019, 09:25 PM


Thirrje qeveritarëve të Republikës së Kosovës:

JU LUTEM REFLEKTONI PAK MBI MËSIMDHËNËSIT –

LE TË HAPET E TË LULËZOJË EDHE PRANVERA ARSIMORE

Pagat, sipas ligjit të ri, sipas procedurave ligjore duhet të rrjedhin vetëm në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm. Athua pse sivjet nuk u pagua rritja tradicionale, me rritjen ekonomike vjetore, prej 4.6% ?!

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Hartimi i Ligjit për pagat që rrjedhin nga sektori publik, në Republikën e Kosovës ka sjellur shumë telashe, deri edhe greva në shumë sektore, duke shkaktuar konfuzitet të madh me pasoja shumë të dëmshme, sidomos në sektorët e shëndetësisë dhe të arsimit. Pas grevës trejavore që arsimin tonë e çoi në kolaps, u arrit njëfarë gjysmëmarrëveshje mes koalicionit qeveritar dhe SBASHK-ut, të prirë nga ktyeparlamentari Kadri Veseli dhe nga kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari.

Them gjysmëmarrëveshje, sepse nuk janë plotësuar kushtet ashtu siç janë kërkuar, por edhe ajo që është arritur, ka sjellë ndasi të madhe mes mësimdhënësve, duke iu dhënë një grusht të rëndë mësuesve të ciklit fillor (nga klasa e parë deri në të pestën). Në shumë shkolla të Kosovës kuadri në ciklin klasor-fillor është më i kualifikuar dhe më i përgatitur se ai në ciklin lëndor – të mesëm të ultë, prandaj është shumë absurd dallimi i koeficientit – për mësuesit e ciklit fillor 2.3 e për ata të ciklit lëndor 2.45.

Shumë nga mësimdhënësit e shkollave tona, sidomos sindikalistë të ciklit fillor, baras me qeveritarët i fajësojnë edhe drejtuesit e SBASH-ut, madje edhe kërcënojnë me dalje nga SBASHK, që të mos paguajnë antarësi kot së koti.

Të nderuar drejtues të SBASHK dhe ju të nderuar qeveritarë të Republikës së Kosovës, ju lutem ndaluni e reflektoni pak, me shpirt njerëzor, nëse vërtetë keni shpirt. Ju të parët kërkoni e ju të dytët vendosni që me rrogën e marsit të paguhet ngritja vjetore sipas rritjes ekonomike të vendit, që tashmë është bërë tradicionale, retroaktivisht që nga 1 janari 2019.

Mosni ju lutem, në emër të Ligjit të pagave, që ende është denigrues për mësimdhënësit, mos i leni ata që përgatisin kuadro për ardhmërinë e vendit pa rritjen tradicionale sipas rritjes ekonomike, që kësaj radhe ishte 4.6 %. Reflektoni, duke e menduar ndërmarrjen e Kancelares së Gjermanisë Angela Merkel, kur hynë në grevë punonjësit e gjyqësorit, ajo ua rriti pagat mësimdhënësve, duke thënë se edhe gjykatësit e prokurorët, edhe mjekët e inxhinierët, edhe profesorët, edhe politikanët, pra të gjithë ekspertët e të gjitha sferave të jetës dalin nga mësuesit. Ju të nderuar kah keni dalur? Nuk jeni përgatitur nga mësuesit?! E pra, mësuesit paskan qenë të këqinj se nuk ju paskan përgatitur ju të mirë.

E keni rastin ta konfirmoni të kundërtën, nëse reflektoni me shumë seriozitet, duke e provuar këtë peshë, në mënyrë që në mars, bashkë me pranverën natyrore të gjallërimit, ta hapni, ta gjallëroni dhe ta lulëzoni edhe pranverën arsimore.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora