E shtune, 20.04.2024, 06:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Murat Gashi: Letërsia shqiptare nuk dallon nga letërsia botërore

E enjte, 28.02.2019, 08:22 PM


LETERSIA SHQIPTARE NUK DALLON NGA LETERSIA BOTERORE

NGA MURAT GASHI

Fatmir Halimi, jo vetëm si poet, gazetar e njëri ndër shkrimtarët më të mirë që ka letërsia jonë sot, hynë fuqishëm në fushën e kritikës letrare me dy librat e tij të këtij diskursit: “Prej modernes kah postmodernia” dhe “Postmoderniteti në prozën e Zejnullah Rrahmanit”.

Me këta dy libra të fushes së kritikes letrare, ku temë trajtimi ka metodat postmoderne në leterësi, deri tash do të duhej që  të ishin literaturë e detyrueshme për studentët e Fakultetit Filologjik – dega e Letërsisë shqipe, te lëndët mësimorë:  Proza bashkëkohore shqipe dhe te lënda: Letërsia bashkëkohore shqipe.

Në zhanrin e këtij modernizimi kohë më parë i dha vetes detyrë edhe si studjues i letërsisë, duke u marrë me punime shkencore dhe duke analizuar krijimtarin letrare të autorëve të ndryshëm në botën shqiptare dhe në botën e poeteve të shkrimtarëve botëror. Në dy librat e fundit që i botoi prej Modernes kah Postmodernia shtjellon krijimet e auturëve me bindje më të lartë shkencor, duke i dhënë një diskurs kritik, në mënyrë që të jetë më komunikues për lexuesit. Është komunikimi i tij për gati në decenie, duke filluar nga viti 2008 e deri sot. Këto libra janë një kurorëzim i punës së tij shkencore në fushën e kritikës letrare. Prej modernes kah postmodernia si lëndë ushqyese dhe të çartë na jep periudhën moderne, format modelet dhe gjinit letrare që u krijuan nga koha e Rilindasve e deri më sot, kurse si modele ka në syte e tij ka pas Gjergj Fishtën, Migjenin dhe Lasgush Poradecin si: Lahutën e Malëcis, Vargjet e lira dhe vallja e yjeve, të cilat i shtjelloi me një art të bukur artistike, në librin e parë, modernia. Ndërkaq pjesa e dytë, postmodernia që përfshin dhe trajton mendimet e para, kur filloi të përdoret për herë të parë termi postmodern, mendimet e kritikeve të huaj dhe të atyre shqiptare, të cilët janë duke u marrë me këtë fushë të re të kritikës letrare. Si model Fatmir Halimi, ka marrë shkrimtarin Zejnullah Rrahmani, Sheshin e Unazës që ishte vlerësuar lartë, si kryevepra e autorit. Për model të shkrimit postmodern ka trajtuar edhe romanin Dashuri e Humbur të autores së re në letra shqipe Behare Rexhepi. Që të dyja vepra: Sheshi i Unazës dhe Dashuria e Humbur në kritikën shkencore Fatmir Halimi thotë na afrojnë mundësi të mëdha dhe reale për interpretime në kategorit stilistike postmoderne. Për t'u liruar nga rregullat e Klasicizmit, letërsia evropiane që manifestoheshin në krijimtarin e veprave letrare të tragjedisë e të dramës, ju desh gati tërë shekulli i XVIII, ju desh mendimi kritik që të lirohetr nga teoritë klasike mbi artin poetik që kishin hy nga koha e renesancës e deri në periudhën neaklasike. Nga kjo periudhë te gjatë e deri më sot letërsia sjell një frymë të re jo vetëm së lexuari por edhe të shijes letrare artistike, dhe një mendim i ri modern, ku idet roman - antike kapin fazën e parë të kësaj teorie. Në këtë lëmi të ndryshimit ka marrë si protagonist levizjen gjermane " Strum und drang " (stuhi e vull) vëllezërit Shlegel, ku romantizmi e merr si mendim kritik por edhe si fushë krijimi i veprës letrare, që nuk ishte i mjaftueshëm dhe nuk i përmbush kriteret dhe interesimet e kohës, sidomos pas zbulimeve apo ndryshimeve në shkencat e natyrës dhe shoqërore, pasi që romantikët natyrën e shihnin si objekt të gjall, si diçka apo figurë të gjallë dhe të lidhur me shpirtëroren e fantazisë. Fatmir Halimi me një përkushtim të thellë artistike e sheh këtë zhanër në letërsinë evropiane dhe shqiptare që me të drejtë jep një konatacion kritik e letrar mbi modernen dhe postmodernen, ku shumë rryma letrare kalojnë nëpër kohë. Ndërsa si vepra letrare Fatmir Halimi studjon mirë veprat e para letrare të letërsisë moderne si Lulet e së keqes së Botlerit në poezi dhe Zonja Bavari e Floberit, në prozë, të vitit 1857. Poashtu do të shërbehet dhe me naturalizmin i cili është marrë Staine Beuve (1804 - 1869) ku njihet si themelues i biografisë së tij. Pastaj me pozivitetin e Hippolit Taine që e shpreh në veprën Historia e letërsisë angleze dhe filozofia e artit ku thot: Si letërsia, fiksioni, ashtu edhe mendimi kritik mbi modernen gjatë shekullit XX do të vërshohen me rryma letrare, koncepte, mendime, ide e metoda të ndryshme mbi letërsinë, përderisa Jakobson thot: Teksti i gjuhës poetike emocionale dallon nga gjuha praktike. Fatmir Halimi futet së studjuari edhe në Romantizmin e kohës që si studim ka individin e jo shoqërin, ku në planin teorik edhe në atë praktik krakterizohet nga një llojllojshmeri pikëpamjesh, shijesh, formash dhe konceptesh të ndryshme.

1

Mendimi kritik modern për romantizmin nisë me filozofin, shkrimtarin Freng Denis Diterot, ku pa qen poet në tekstet e tij paralajmeroi profilin e poetit të ardhshëm. Duke marrë natyrën si burim i Poezisë, ai shkruan: " O natyrë, gjithçka e mirë fshihet në gjirin tënd.Ti je burim frytëdhënës i të gjitha të vërtetave ". Pas kësaj teoriket e romantizmiti u morën shumë me teorinë e mitit që u morën romantiket gjerman, vëllezërit Shlegel, të cilët u bazuan në pikëpamjet filozofike të mendimtarit gjerman Sholing ( Friedrich Schelling, 1775 - 1881 ) ku thonë se romantizmi në qendër ka individin e jo shoqërinë. Fatmir Halimi për modernen dhe postmodernën merr shembuj edhe tek shumë krijues boterorë që aq mirë zbërthen edhe letërsinë shqiptare sidomos të viteve të fundit.Rrah mendjen studjuese Naturalizmin pozitivizmin, që për karakturistikë merr cilësinë e tretë, psikologjizmin, si elementet letrare, raca, momenti, mjedisin etj. Ku Hypoli Ten i shpreh qartë në " Filozofin e artit "nëpërmjet të cilës Ten ka ndërtuar një metodë studimi të letërsisë që është e veçantë, e njohur si metode e tij , ku ka shpall si rrezulltat kombin, kohën dhe mjedisin e vet. Mbrenda shkrimeve kritike mbi letërsinë, Fatmir Halimi thotë: vlerë të veçantë zen dhe kritika mbi veprën e Honore de BALZAK. Fatmir Halimi në kritikën letrare nuk sheh ndonjë dallim nga veprat e krijuesve botërore për sa i përket modernes dhe postmodernes letërsinë shqiptare. Letërsia e romantizmit shqiptar është paraprijes i letërsisë moderne shqipe, ku përmes romantizmit që kur në fillim të shekullit XX Shqipëria fitoi pavarësinë që diktoi temat në letërsinë shqipe, gjë që shtyu shkrimtarët shqiptar të shprehin në veprat e tyre letrare, dhe, përmes letërsisë himnizimin e atdheut, siç ishin Migjeni, Lasgushi në poezit e tyre, pastaj Haki Stërmilli, Sterjo Spasse dhe Foqion Postoli në prozë. Këto ishin veprat e para moderne gjatë viteve 30 - ta të shekullit XX. Pas tyre dolën dhe vepra tjera si Çajupi, Mjeda etj. e që vazhdon edhe me tregime e novela me rryma të reja letrare, Grameno, Koliçi e Kuteli.Mandej doli epi letrar i cili e kultivoi Gjergj Fishta te vepra Lahuta e Malcis që u vlerësuan si nga kritikët tanë dhe të huaj u cilësua si Homeri i shqiptarëve. Në letërsinë shqipe lindën edhe Pero Marko, Jabov Xoxa, Ismail kadere, Dritro Agolli, ku këta dy të fundit përveç romanit e kultivuan edhe poezinë. Për fat të keq nga koha e shekullit XX nga letërsia përjetoi përjashtime emrat më eminet nga literatura e saj, si Faik Konica e Gjergj Fishta, të cilat krijimtaria e tyre ishte e ndaluar së lexuari nga sistemi monist. Por jo vetëm këta.... Nga kjo e drejtë, të jetoni të lirë u privuan Mitrush Kuteli, Kasem Trebeshina, Bilal Xhaferi etj. Por pas viteve të nëntëdhjeta kur Shqipëria mori një frymë tjetër të sistemit, atë demokratik sot dolën emra të mëdhenj si Fatos Kongoli, Aurel Plasari, Agron Tufa etj. Ndërkaq në Kosovë u kthye një zhvillim i ri. Edhe pse më vonë, aty nga gjysma e shekullit XX, pati një hove tjetër në letërsi që mori konatacionin letrar modern dhe postmodern.Si një zhanër modern janë poezit e Azem Shkreli, Ali Podrimja etj. Përmes Poezisë dhe shkrime tjera artistike shprehnin boshtin e fortë kombëtar dhe çlirimin nga pushtuesit dhe sistemet.Fatmir Halimi analizoi dhe dy paralelet e letërsisë shqipe Kosovë - Shqiperi.Me një art të lartë Fatmiri paraqet epin, Lahutën e Malcis,ku këtu këndohet trajtimi i burrërise së ambienti për të arritur te koncepti i kombit, dhe përmes vargjeve arrin të ngritet niveli i eposit kombëtar, që mbështetet në tri tipe këngësh: Historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës.Në librin e tij prej Modernes nga postmodernia Fatmir Halimi merr shembuj letraredhe nga shumë shqiptar krijues,që nuk janë të pakt, të cilët kanë vepra moderne dhe më shumë moderne. Dy libra poetike si: Vallja e yjeve dhe vargjet e lira të cilat janë shumë të veçanta në poezit moderne shqipe të cilat trajtonë dhe bien mbi frymëzimin, mbi krijimin e botës dhe temën e dashurisë.Fatmir Halimi nuk len pa folur dhe për Aventurën

e Semiologjisë ku sipas Barti " Semiologjia për mua nuk është shkencë, disiplinë, shkollë apo levizje me të cilën e identifikoj veten, por është aventurë, ajo që më ndodh, ose ajo që më vjen nga shenjuesi ".Sot Semiologjia është sferë interesimi edhe për shumë shkrimtarë postmodern, siç është rasti i shkrimtarit amerikan Dan Broën me romanin e tij " Kodi Da Vinci ", I cili zgjoi interesimi i milliona lexuesve. Fatmir Halimi si një studjues kritik letrar duke u bazua në modernen poetike,romane e zhanre tjera letrare artistike nga Krijuesit e mëdhenjë botërore të atyre Kohrave dhe tash kohës së re, ku veprat tani po trajtohen me një formë të ri letrare postmodernia, si shkrimtar të këtij zhanri merr veprat e Zejnullah Rrahmani, si Sheshi i Unazës 1978 etj. Fragmenti në romanin Sheshi i Unazës si kategori stilistike fuqizohet përmes një pjesë të shkurtër të tekstit....

Duke pasur para vetes veprën Komplete të shkrimtarit dhe teoricientit të letërsisë, ZENULLAH RRAHMANit, sidomos prozën e tij e titullon me një term të ri letrar "Postmoderniteti. Ky term e mbështeti në prizat si një kurpus i gjërë për krijimtarin kur sot po shkruan gati dyzet vjeçare.Krijimtarin letrare të tij, nga Romani i tij i pare " Zanoret e humbura, 1974 e deri te vepra letrare me tregime, " Tregimet e Ballovcit ", 2008, e cila tërësisht ishte e shkruar në prozë e titulloi " Postmoderniteti ne PROZEN e ZENULLAH RRAHMANit ".Gjatë këtij studimi Fatmiri, shtjelloi veprat e tij letrare ne kuander te letersise shqipe: Duke i interpretuar tekstet e stilit, zhanrin e poetikës së PROZËS.F.Halimi prej këtij studimi thot: " Nga kritika e deritashme kemi hasur të lexojmë, një autor apo një vepër letrare është moderne apo bashkëkohere dhe asnjë kritikë nuk i kalojnë kufijt, siç ngjet me letërsinë evropiane ,e cila sot i ka kaluar kufijtë e saj moderne dhe kryesisht quhet letërsi posmodernePër ti kaluar këta kufijt, në vitet e fundit, si duket është vet letërsia shqipe e cila është krijuar deri me tani ku kritikeve letrar nuk ju ka afruar më shumë. Me një analizë dhe interpretim të veçantë dhe diskursit letrar veprave te Zejnullah Rrahmanit vërejmë të kundërtën , se vepra e tij letrare janë postmoderne.Këto vepra F.Halimi, me një analizë logjike i ka vërejt në Katër kapituj si : Zanoret e humbura, Udhëtimi i një pike - uji, E Bukura e Dheut dhe në romanin Sheshi i Unazës.Duke i pasur para vetes dhe duke marre për bazë kategoritë stilistike , që shkrimtarët postmodern i shfrytëzojnë për artistikimin e veprave të tyre, në kapitullin e parë të romani Zanoret e humbura sheh një pasqyrë artistike, intertekstualitetin, citatin, lajmin, sgenimin dhe metatekstualitetin, kurse te kapitulli i dytë Udhëtimi i një pike - uji për spjegim ka marrë paratekstin , shkallën e shkrimit dhe determinimin e miksimit të teksteve. Më tej shkon F.h. Për letërsine moderne ku thot: Një diskurs kritik, si studjuesit shqiptar ashtu dhe të huaj per kryeveprat e letersise boterore. Derisa letërsia moderne nga shekulli XIX me vepren poetike: Lulet e se keqes" si të Botlerit, është përcjell deri në ditet tona për letërsinë postmoderne shtron pyetje; Kur fillon Postmodernia dhe çka dallon modernia? Dhe ku janë kufijte ndarës? Nga kritiket dhe studjuesit e letërsisë në dhjetëvjeteshin e fundit të shekullit XX e deri në fillim të XXI mundohen të japin përgjigje adekuate. Me këtë problematike u morën francezet, anglezet e gjermanët. Për kritik sot, merret edhe studjuesi tjetër gjerman Piter V. Zima, i cili postmodernën e sheh si problematik të konstruktimit apo të ndërtimit (artistimit) të saj që duke latuar këtë element është shumë e vështirë ta dalloj nga modernia.Te dyja këto studjhen në kontekstin ideologjike si epokë e stileve të ndertimin. Zima mendon se fillet e veta i ka në fund të viteve të 50 - ta apo të 60 -ta të shekullit 20 i jep term të ri kësaj periudhe atëherë kur Postmodernia paraqitet në politikë, ekonomi, muzikë, kulturë e veshje.Ndërsa Scott Lash postmodernizmit i referohet në mënyrë sociale.Ai mendon se përvoja evropiane e rradhës së viteve të 20 -ta, qendron në postmodernen pasi shumë poet, krijues nuk i drejtohen elitës, por masës duke menduar se letërsia moderne deri atëherë ishte krijuar për një elitë të caktuar.Por Zima e disa të tjerë mendojnë se postmodernën e bëjnë të ndryshëm nga modernia në periudha të tjera ku paraqet studimin e vet : Në intertekstualiteti, hipertekstet, fragmaritet, dokumentaritet, devijimi stilistik e shumë elemente tjera që dallojnë nga studjuesit që i përdorin si metoda, Kategori për interpretimin e teksteve postmoderne. Mirëpo përvoja apo praktika e shkrimit të letërsisë është më e vjetër.Autor pinjoll i kësaj letërsie është H.L. Borhes me Tregimet e tij të botuar në vitet e 60 - ta, si Fiksionet, Aleph ndërsa si romancier i letërsisë botërore postmoderne merret shkrimtari Italian Umberto EKO me romanin Emri i trëndafilit, 1980, e në letërsinë tonë shkrimtarët si:

Zejnullah Rrahmani, Anton Pashku, Aurel Plasari etj.Për këtë lloj shkrimi apo arti, diskurs letrar, do të ndërton shkrimtari ynë Zejnullah Rrahmani, sidomos në romanet: "Zanoret e humbura" "Sheshi i Unazës", "E bukura e Dheut", në novelën "Udhëtimi i një pike uji" etj. Kur studjuesit bëjnë analizë ndalen te titujt e veprës, të cilat në shumicën e rasteve është çelësi i interpretimit që lehtëson punën e diskursit kritik, por edhe e vështirëson. Në titullin Zanorët e humbura e lehtëson interpretimin ku krijohet një parafytyrim se mungojnë Zanoret për një fjalë, për një emër apo diç tjetër. Këtë autori nuk e bënë rastësisht, e bënë qëllimisht me një art të lartë letrare, siç bëjnë shkrimtarët e mëdhenjë të letërsisë botërore thot studjuesi, shkrimtari Fatmir Halimi.Pastaj na paraqet botën e mbrendshme të personazheve të shqetësuar, që rreth vetes ka shumë dilema sidomos kur ec rrugës, para prapa, dhe në fund thot ka vetëm një rrugë. Fatmiri në romanin karshi " LB'N' si kryeantagonistin me emrin Specialistin ku kish biseda të mundishme, si me " LB' N'.Fatmir Halimi zbërthen edhe Intertekstualitetin e Zanoreve të humbura, që sheh dhe zbërthen në efektet e një teksti me tekste tjera. Ai thot: Çdo libër flet për librat tjerë, ose një libër lind nga librat tjerë. Pastaj për metatekstualitetin që do të thotë praninë e komentit i cili lidh dy tekste. Itinerari i njeriut të vetmuar që zbërthehet si një itinerar i një njeriu të vetmuar, si një rrugëtim i paralelshëm i njeriut me rrugëtimin e një pike - uji. Ky udhëtim i një pike - uji, më së miri zbërthehet nga vet shkrimtari me nëntituj. Pastaj, Fatmiri vazhdon të paraqet paratekstin dhe tekstin si rrëfim i shumë ngjarjeve të coptuara, të ndara në thjeshtësin e vet pa u futur në kompleksivitetin e tij. Ndërsa për ekonomistin thot është krejt jasht fabulës së novelës, ku pjesa e saj paraqitet si paratekst. Pas këtyre sqarimeve, shkrimtari Zejnullah Rrahmani rrëfimin e paraqet në novelin e Katër të shkrimit, stil ky si shumë shkrimtarëve postmoderne si EKO, Markezi, Braun etj.që në botën e mbrendshme janë emocionale e psikologkike. Kemi dy variante të rrëfimit që lidhen me emërtimin delta të tregimit. Një variant është për djaloshin që vdes në luftë ndërsa tjetra është se vdes në një spital ushtarak krejt i vetmuar. Po këtu jepet edhe vdekja e vajzës. Fatmir Halimi me një studim të thukt flet dhe për determinin e miksimit të teksteve. Pasi metateksti shfrytëzohet atëherë dy tekste të ndryshme prodhojnë komentin, me vetëdije të lartë artistike nga vet autori në veprën e tij.Te e bukura e Dheut Zejnullah Rrahmani, nëse parafrazojmë kritikun Sabri Hamitin del se tema e kësaj vepre është krijuesi dhe krijimi.

Fatmir Halimi, nuk ndalet vetëm te këto elemente letrare, në mënyrë brilante spjegon dhe Oralitetin me model përrallën popullore si një rrëfim i tekstit por me një still tjetër të shkrimit për t'u shdërruar në gjuhë arti, pra në metagjuhë. Si element tjetër në letërsi merr edhe dokumentaritetin si Kategori stilistike që i sjellë në veprën letrare Zejnullah Rrahmani. Pastaj Antikitetin (mitika) që me vepra letrare janë marrë shkrimtarët e mëdhenj të letërsisë sonë dhe asaj botërore, duke filluar nga Homeri e këndej, që e ndërlidhin me luftrat e Aleksandrit të Madh, luftën e Pirros, mbretërinë e Teutës etj. Ndërsa ky mit apo legjendat që janë përhapur në letërsinë tonë gojore, por me emra të ndryshme si Gjergj Elez Alia, trimin mbi ndërtimin e qytetit "Sc" dhe ngjarjet me përmasa mitologjike të luftimit të Djaloshit me Përbindshat. Romanet që i kish në shqyrtim të Zejnullah Rrahmanit, vijnë si perlë në letërsinë tonë të cilat na lëjn pa frymëmarrje, se çdo të na gjen në faqet pasuese të tyre. Fatmir Halimi me tej në studimin e tij për këto vlera na jep përshtypje se është një shkrimtar dhe jo vetëm kaq por edhe si një studjues i zhanreve të letërsise moderne dhe postmoderne, me terminologji të reja, ku si studjues merr veprat e Zejnullah Rrahmani që na vijnë në kohën e fundit si një perlë që na len pa frymëmarrje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora