E hene, 20.05.2019, 10:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Shkronjësi, letërsia dhe lexuesi

E enjte, 28.02.2019, 08:35 PM


SHKRONJESI, LETERSIA DHE LEXUESI

“Kur  Shkruan Jeten, lere gjurme ne LETER, anasjelltas

kur   shkruan  ne Leter, lere gjurme ne JETE !”-Luan Kalana.

-Te shkruan per fame, eshte njesoj si te vraposh pas hijes tende, qe s’e e arin dot kurre, -citon poeti Agim Shehu  . Kush me bukur se poeti popullor Dritero Agolli, i ka kenduar dhe thurrur himne e lavdi Baballereve tane trima te pavdekshem, te mencur e punetore, qe nuk u perkulen kurre ne jete. I permenda keto thenije, si prolog dhe prelud te shkruarit  te krijimtarise artistike letrare, te rolit, te vlerave e te misionit te saj ne jete si pararendese e progresit ne shoqeri.

Nuk pretendoj se jam as poet e shkrimtar, apo kritk letrar, por nje shkronjes i thjeshte modest, ish nje mesues  letersie, qe gjithe jeten kam provuar te shkruaj, nuk jam perfekt. Ne krijmtari me ka ndihmuar, pervoja letrare shkollimi  profesionalizmi ne degen e e gjuhes shqipe e te letersise, ku kam njohur e mesuar mjeshterine artistike letare por dhe zanati i mesuesise qe me ka inspiruar, krijimtaria letrare e nxenesve dhe studenteve te mij, hartimet dhe krijmtaria e tyre   letrare e me talent.

Ja keshtu, ecim dhe shkruajme, nga nje ane duke njohur thelle jeten, duke germuar si nje arkeolog, nga ana tjeter  duke lexuar pa nderprerje sa me shume libra edhe sot, si nje eksplorues qe viziton boten, (mosleximi mplak mendimin, shteron muzen), duke ngjasuar me nje pende qe, te cilet  lerojne me parmende token. Kemi levruar penen ne leter si ne avlemend, per te zgjedhur fjalen e shkruar, duke kerkuar “metaforen” edhe ne fund te oqeanit, ne thellesine e detit, margaritarin ne molusqet, kemi hedhur mendimet frazat ne proze poetike, ndryshe nuk mund te shkruash, krijimtari artistike letrare.

Duke lexuar nje poezi, nje poete e talentuar shkruante disa vargje ese, mesazh dhe altrernative, se neqofte se nuk meson “gjuhen e luleve, diellit, te dhimbjeve te fytyres qiellore ”, qe i  japin gjalleri e ngrohtesi jetes dhe poezise, nuk mund te behesh poet. Ndersa poeti modern lirik Rusi, shkon me tej, dhe e shtron si domosdoshmeri per poezine te mesuarit e gjuhes te Galaktiva, per te vizituar yjet nderplanetare, se ndryshe perfundon ne meteor dhe zhdukesh. M’u desh kohe e gjate, gjyesem shekullore te mesoj kete gjuhe dhe ende jam nje shkronjes modest.

Nuk mund te mohoj, ndihmen pervojen letrare direkt apo inderekt, te poeteve dhe shkrimtareve te medhenj, duke ndjere nga afer fjalen e  mjeshtrave letare si te poetit te pavdekshem Dritero Agolli, Nderi Kombit (shih fotot), te poetit kombetar Agim Shehu sot ne Zvicer, te pedagogut tim te Letresise dje dhe sot, poeti korcar prof . Vangjush Ziko, ne krijimtari te pareshtur ne moshe rreth 90 vjecare, sot me banim ne Kanada, me poezine e tij lirike, klasike e moderenedh perkthime, duke u zhyter si nje pulembar ne thellesine e akullnajave te polit te veriu e del ne sipafaqe te ajsbergu, per te kerkuar “lulen e bores”, bukurine e Jetes, pa haruar dhe ”lendinen e loteve” te qytetitit te tij j, te serenatave, -keshtu shkruhet poezia, pohon “ustai”, na porosit shpesh here, me eset-t etij te rinovuara, ”maestroua” mjeshtri i estetikes metrike te poezise.

Kjo ka qene jo vetem avantash por  nje shtytes, katalizator si thone ne reaksionet kimike, per te shkruar. por asnje here s’me ka shkuar ndermened, edhe sot, se do behem nje dite poet e shkrimtar, por thjesht nje publicist letrar.

Te shkruash, krijmatari letrare eshte art me vete, Letersia eshte pjese e artit, vec pasionit duhet te kesh talent. Frymezimi, ”muza”letrare qe buron nga shpirti krijues, kerkon dhe mjeshteri artistike. I permenda keto fraza fraza teorike dhe pervoje letrare, jo per ti thene Stop, talenteve te reja dhe krijuesve letrare, por perkundrazi per ti inkurajuar, ti nxitur me vullnet e durim, pasi cdo gje e mundshem eshte e kapur.

E njoh veten nuk jam i talentuar, prandaj shkruaj me shume ne proze, se poezia do talent te lindur ashtu si byrazeri im, kolegu, bashkefshatari im vishocicari devolli, poeti  famos lirik i Korces dhe i Shqiperise, i madhi Skender Rusi.

Koj ka qene dhe eshte mendesia ime  e te shkruarit, thjeshte pa ndonje filozofi, me gjithese e njof dhe filozofine ne teori se dhe per kete kam studiuar e mbaruar dhe me ka ndihmuar. Kam kapur nje teme te thejsht pa fantazi, te shkruaj jeten, jo rutinen, por ta kerkoj ta zgjedh  te bukuren e saj, ne te mire e ne te keq, me vizionin e se ardhmes, per te lene gjurme ne brezat qe do vijne, ja ashtu si bleta qe mbledh nektarin nga lulet “me te mira” dhe derdh mjalte ne zgjoje, ne kuptimin figurativ, pa u mburur. . Personazhet e mij nuk jane heronj te absolitizuar, por njerzit me te thjeshte, punetore fshatare, ndertues, bujq blegrore, shofere, nxenes, nena amvisa, baballare te mencur .

Kam rendur e vrapuar neper ugaret plisat e fushave, kodrave maleve  ne tere Shqiperine, shkolle me shkolle, ashtu si Devollin qe e njoh me dhembe e dhemballe dhe kam shkelur me pellembe, por edhe tere Shqiperine nga Veriu ne Juge, si mesonjes . Aty kam, gjetur e takuar e pershkruar personazhet e mij, tokesore. Ndoshte kjo eshte arsya qe lexuesit e dashamiresit e shume te shkrimve te mija, gjejne veten e tyre, jeten e tyre si personazhe te vertete  e reale. ”Ne ate bote te vogel, ne perceptojme permast e botes te madhe”-thekson shkrimtari i shquar dhe mjeshter i kritkes letrare, Mark Simoni . Mendoj se ky eshte dhe celesi i suksesiti te krijimeve, shkrimve te mija modeste, qe kerkohen e ripostohen e botohen ne internet e ne libra.

I permenda te gjitha keto si parentese, qe ne  rugen e suksesit, te krijimtarise time te thejshte letrare, nuk kam qene vetem, perkundrazi mes kolegeve shokeve krijues por dhe lexues te pasionuar, qe me kane postuar e botuar shkrimet mija. Pra thjesht, pa mburje, nuk e kam reklamuar apo shitur “mallin” ne pazar, por ma kane blere pa e hedhur ne treg. Sinqersiht kam qene dhe jam i befasuar edhe sot. Nuk e i kam njohur me pare, as nuk i kam takuar edhe sot fizikisht, por thjesht miqesi vitruale, letrare. Dhe keta jane te shumte, po permend veten disa ne shenje respekti e mirenjohje duke i konsideruar, si pjese perberes, bashke autore, te krijmatrise time letrare. Do te vecoja shkrimtarin e redaktorin letrar te botimve te librave te mija, mjeshtrin artist Kosta Nake, filimisht me postimet ne gazeten “BILISHTI’ pastaj “EORDDE” e deri ne botimin e librave te mija, pa qene une prezent ne asnje rast me shtypshkronjen, Me Kosten u njoha e u takova pas pesembedhjete vjetesh.

Te njejten gje mund te them per devolliun e pekushtuar me origjine, por i ritur ne Kavaje, inxhinjerin elektronik me banim ne Athine, Greqi, Emberjet Metolli, ose shkurt Miri Metolli, me websaitin dhe portalin e internetit Devolli. net. aq te degjuar dhe lexuar menaxheri e administratori i Radio Devollit  qe degjohet ne tere boten, autor dizenjator i kapakeve te librave te mij. Me Mirin ede edhe tani pas 20 vjetesh e kusur, ende nuk jam takuar, bile ai ka shkuar Vishocice me familjen e tij ka pare Mamane time, i jam borxhli per jete.

Keshtu mund te permend me rradhe, recesionostin e shkrimeve dhe botimmeve te librave, shkrimtarin Agim Bacelli me banim ne New York, i cili  me klubin letrar korcar, Bota e Re, hapi portat e klubit, per postimin e te gjitha shkrimve te mija, nje privilegj i madh per mua dhe inspirim cilesor letrar.

Te me falni se meritojne vlersime edhe  te tjere, miq e shoke kolege, qe ede nuk i kam njohur, e pabesueshme per lexuesit, qe postojne shkrimet e mia, si z. Gezim Marku me websaidin “Zemra Shqiptare”, si dhe poetin Vullnet Mato, Namik Selmani, znj Ermira Babamusta, me “Prishtina. press” e te tjere si deri me sot ende nuk i kam njohur si , z. Gjin Musa, z. Rexhep Kastrati, z. Niman Hoxha, z. Fatmir Terziu, z. Agron Shele, z, Albert Zholi me websaidet portalet dhe gazetat e tyre, e te tjere. Do te vecoja foleset e talentuara te Radio Athina ne shqip, Bardha Mance, me intervistat e saj, znj. Anila Gremi Kushova, te Radio Londres e te tjere.

Do ti mbetej hatri po mos permendja bashkepunimin me artisten poete atdhetare, znj Zamira Korance, bashkeautore te librit  “Antologjia Poetike Kombetare” I Gj K. Skenderbeu si dhe tani me ‘Antologjia Poetike Kombetare” II Ismail Qemali, qe shte gati per botim.

E pa kursyer ka qene dhe ndihma dhe mbeshtetja e poetes devolleshe me banim ne Washington DC, znj. Merita MecCork (Bajraktari) ne propgandimin e krijimtarise time letrare, te librave te mij, ne mediat amerikane, sic nuk eshte rasti, futja e librave te mij ne inventarin e Biblotekes Kombetare te Kongresit Amerikan ne Washington. Do te theksoja dhe bashkepunimi me stafet e Biblotekave amerikane, me shkrimtarin dhe senatorin amarikan prof. Bob Graham ketu ne Florida, te publicistes Nancy Caren, e te tje.

Per ne fund, pa e e mbaruar listen kam lene, bashkepunimin dhe inspirimin ne postime si  dhe botimet ne Antologji Poetike Boterore, me Presidentin e Pegasi Albanmian, shkrimatrin univesal  Porf . Kristaq Shabani. kandidat per cmimin NOBEL ne Letersi.

Nuk do le pa permendur se e meritojne, si pjese e krijimtarise time, edhe ata artiste poete e dizenjatore qe kane percjelle postimet tona te  shoqeruara me fotot dhe imazhet nga me te bukura, terheqese dhe te lexueshme duke merituarnje falenderim special, si poeti artist Rame Smajli, Genci Hysi, Lazri Viky, Oltjon  Nebiaj, Igbale Maluku, Seli Murati e shume te tjere.

Ne rrugen e suksesit, asnjehere mos ndalemi, per te arritur te pamunduren ne krijimtari, nuk duhet te mbyllemi vetem ne “kullen e fidlishte”te krijmtarise, por te dalin jashte, t’i paraprijme jetes ne mjediset  sociale, por vecse, nuk duhet te harrojme, pa shkruar me anesi, se artisti shkrimtari poeti nuk duhet te jete i grupimeve shoqerore te majta e te djathta, as ti perkase Partive, por ideali i tij eshte Liria, Paqja, ai duhet te jete qytetari i Planetit.

Me ka ndihmuar edhe fati ne akumulimin e nxitjen e pervojes time letarare, duke kaperxyer, ne kohe e ne hapesire, midis dy kontineteve Europe dhe Amerike, te ndeshem me dy sisteme antgoniste, kalimtar midis dy shekujve, te shek. XX te Luftes dhe shek. te ri XXI te Paqes te shpreses.

-Te shkruarit si mergimtar, pozicion dhe pergjegjesi i dyfishte per nje shkronjes, njeri me dy Atdhe, duke i meshuar me nje peshe rendese penes  dhe artit te te shkruarit, me ndjenje dashurie te pakufushme per vendlindjen, disi e cuditshme per vendin Ame, dhe mbijetese me ropatje per te jetuar ne nje vend te huaj, e pabesueshme per lexuesit ne Shqiperi, duke i paraprire te ardhmes, ndergjegjesimit te gjeneratave te reja, me pare te prinderve, pastaj te femijve, mbesave e niperve, ne mbrojtje nga asimilim kombetar, per te mbajtur gjalle traditat dhe gjuhen shqipe, qe krijimtaria artistike letrare te jete totalisht, pishtar i shqiptarizmit, i paqes dhe vellazerimit njerezor.

Krijuesi letrar, shkronjesi le gjurme te gjeografise te jetes se tij, te lidhjeve sociale me mjediset ku ka jatuar, , pa dyshim kjo eshte lidhje dialektike thelbesore, qe e ben me te besuseshem tek lexuesi, por duke dale paralelisht nga njohja lokale, ne sferen tjeter te njohje globale, kjo do te rise nivelin cilesor ne gamen e krijimtarise e do te beje pergjithesime artistike reale me vizionin e se ardhmes.

-Si rjedhim, sot ne kohet moderne, edhe Letersia, si arti i fjales, eshte shndreruar ne njefare menyre ne biznes, keshtu qe kur hedh ne treg per botim ne leter apo postim ne skrinet e e internetit poezine, ta zeme, p. sh. qumeshtin jo te gjithin, por vetem ajken, kjo pelqehet ne treg dhe per kaq eshte i interesuar lexuesi. No Koment !

Pra motoja letrare eshte e thjeshte:

- “Kur shkruan jeten, lere gjurme ne leter dhe anasjelltas, kur shkruan ne leter, lere gjurme ne jete. ” . Pervoja letrare shumevjecare ka rezultuar se “Ajo qe mbetet nga shosha e jetes, dhe lexohet ne jete tejeteve, ajo eshte krijmtari e vertete. ”, nje epitaf dhe lajtmotiv per shkrimtaret e e poetet.

Mirenjohje dhe borxhli per jete  kolegeve, lexuesve, inspiruesve, postuesve, sponsoreve dhe botuesve te mij, per krijmtarine tone  letrare e modeste, qe pa ata sinqerisht ne do te ishim shkronjes te rendomte dhe te palexueshem.

Shkronjesi Modest

-Luan Kalana-Florida SHBA

E-mai :lumeka48@yahoo. com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT