E enjte, 28.03.2024, 09:06 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Bardhec Berisha - Lisi & Leka

E enjte, 28.02.2019, 07:28 PM


LISI & LEKA- POEZI SHQIP-GJERMANISHT NGA BARDHEC BERISHA

Nga Dedë Preqi

Diaspora shqiptare është zëri i një populli, ku depërton dhe jehon në gërshëtimin e traditave dhe  kulturave të ndryshme njerëzore, duke promovuar dhe kultivuar frytet e kulturës së vet si projekte të vlerave njerëzore, që ndihmojnë dhe zhvillojnë format integruese të shoqërisë bashkëkohore.

Në diasporën shqiptare jeta zhvillohet në rrethana të tjera largë vendlindjes dhe atdheut, por ajo gjithnjë është e angazhuar dhe aktive në misionet e veta, dhe tregohet se nuk është sklav i fuqive të verbëta, por është e lirë të shpreh gjithë vullnetin dhe aktivitetin e saj  të daljes në dritë të një realiteti njerëzor pa dallim race dhe religjioni.

Ndër këto vende të rralla sikur që është Zvicërra, vendi me të drejta të lira dhe me ligje funksionale që ka bota njerëzore, ku jetojnë dhe frymojnë edhe me dhjetra kombe të huaja të botës, e ndër ata që përfaqësojnë janë edhe afro 250 mijë shqiptarë nga viset e ndryshme shqiptare, të cilët kanë një peshë të madhe dhe duke u bërë pjesë integruese  e këtij vendi të zhvilluar.

Shqiptarët në Svicërr, nuk janë vetëm punëtor krahu, apo dhe pastrues të  oxhaqëve, por avansimet e gjeneratave të reja, e kanë ndryshuar jetën dhe strukturën e rrjedhave falë integrimit dhe shkollimit të tyre në profile të ndryshme, deri te  edhe ato shkencore.

Gjithandej nga diaspora shqiptare përditë kemi risi dhe gjallëri në fusha të ndryshme, të artit, kulturës, filmit, biznesëve, letërsisë dhe shumë lëmive tjera në fusha të ndryshme, ku si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve të rëndësishme, tani më diaspora jonë merr përsipër edhe përgjegjësitë e veta, duke krijuar simpati dhe imazhe të lakmuara, që ofrojnë miqë dhe dashamirët e vet pa dallim.

Pikërisht prej nga këtu do të nisëmi dhe gjejmë shkakun e këtij shkrimi, që brumin dhe tharmin e merr nga libri me poezi « Lisi & Leka », të autorit dhe poetit Bardhec Berisha, i cili përmes dy nipërve të tij e fillon këtë libër, duke marrë këta dy emra të shquar.  Njëri e ka trashëguar emrin e prisit të madh të shqiptarëve Leka, ndërsa tjetri trashëgon qëndresën dhe rrënjët si Lisi, dy simbole shumë të rëndësishme, që janë fryte të gjeneratave krejt të reja, ku u lindën dhe rriten  jashtë trollit të gjyshërve të tyre.

Libri me poezi « Lisi & Leka »  nga poeti B.Berisha, i shkruar në gjuhën shqipe dhe i përkthyer në gjuhën gjermane, promovimi i të cilit u realizue në fund të shkurtit të këtij viti, në Luzern të Zvicrres, në prani të shumë pjesëmarrësve shqiptarë, zvicërran dhe të tjerë, me çrast kishte një kuptim të dyfisht, në kuptimin e  bashkimit dhe harmonisë së  komunitetëve në mes vete.

Recensionin e librit “Lisi&Leka” nga shkrimtari Prend Buzhala,  e lexoi shkrimtarja e re z.Rehana Doko (studente) , duke e realizuar në dy gjuhë, ndërsa parathënjën që vetë e kishte shkruar e shqipëroi Blerta Berisha(antropologe), e cila ishte dhe redaktore e përkthimit të librit në gjuhën gjermane. Kurse atmosferën e këtij promovimi ia shtojnë me gitare dhe këngë argëtuese nga të gjitha zhanret dhe gjuhët, qifti simpatik Besart& Valgjina Berisha.

Ballina e librit, që fillon me emrin Lisi, është emri i nipit të poetit Bardhec Berisha, që e gëzon edhe një emër tjetër i ashtuquajtur Rron, i lindur në Svicërr dhe jo rastësisht në moshën 5 vjeqare, qëndronte me prindërit dhe gjyshërit në vendlindjen e tyre në Dobërdol të Klinës, ku ishte ndaluar te një lis i madh i fshatit dhe fillon ta pikturoj këtë lis në mënyrën e vet, sikur që figuron origjinali vërtetë nga dora e tij në këtë libër. Është interesant se, lisi në fjalë ishte i njohur edhe si “mrizi” i Bardhec Dodës( Berisha), të cilin do ta vizitonte më vonë edhe stërnipi i vet pas shumë dekadash, duke e trashëguar emrin e një simboli të tillë.

Ndërsa, Leka është poashtu njomak i vogël, djali i vajzës së poetit, i cili e ka edhe një emër tjetër Maksim, dhe këtu vihet re se poeti, jo vetëm se paraqet origjinalitetin e vet gjenetik, por edhe atë poetik e lirik, duke u përpjekur ta trajtojë në të njëjtën monedhë përmes poezisë, që fillon prej nga lashtësia, apo gjyshërit e stërgjyshërit, pastaj nga vetëvetja e deri te mosha më re, apo nipërit e vet, duke nxjerrë një prodhim të shëndosh poetik me vlera të shumëfishta.

Është diçka e mbresëlënëse, por edhe e mrekullueshme, kur poeti në poezinë e tij që ia kushton nipit të vet Lisi, shpeh një emocion dhe element të ëmbël, duke shkruar:

“Erdhi në këtë botë-Majalti i Mjaltit-,

do të thoshte nëna ime,-dritë pastë.

Gëzim kemi, gëzim, në sojin tonë,

kemi vetëm gëzim, ne!

Ndërsa në poezinë Leka, shkruan poeti:

Vaji i yt i ëmbël, melankolik, engjëllor,

e freskoi shpirtin e prindërve të dashur,

dashuria e tyre e sinqertë, kulmoi me lumturi.

Poeti Bardhec Berisha, në fakt përmes lirikës së shprehur në vargjet e këtij libri, përçon mesazhe të thjeshta, por të kuptimëta e flasin qartë, që herë e gëzojnë e herë e hidhërojnë hapësirën e  rrjedhave të zhvillimit dhe harmonisë familjare, edhe pse brenda saj nuk ka vetëm lindje e rritje, por edhe dhimbje e vdekje, pikërisht duke i ndërlidhë brezat në mes vete.

Poeti i përjeton edhe vet peripeti të shumëta në rrugëtimet e jetës, i cili në lirikat e veta i palos si kujtime të hidhura dhe gjurma të pa shlyera, që gjasojnë edhe me fatin historik të popullit të vet, i cili për të mbijetuar, apo i shtyrë nga situatat e veqanta, detyrohet të merr rrugët e mërgimit.

Lisi & Leka, një rrëfim i lirikave të poetit Bardhec Berisha, lë mbresa të thella te sëcili lexuesi i pasionuar, veqanarisht të ai i diasporës shqiptare, duke e gjetë sëcili nga një pjesë të vetën të jetës, të cilat njeriu i tillë i përcepton, jo ndoshta si vijim të momenteve dhe ngjarjeve të kaluara, por si përplotësim të ekzistencës, që na shtyen ti shënojmë të gjitha në një letër për ti mos harruar kurrë dhe për ti përcjellur brezave të ardhshëm, sikur që janë  edhe LISI & LEKA.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Brahim Avdyli: T'ia japësh pjesërisht Trepçën Serbisë, vrasje kolektive Fahri Xharra: Pse e adhurojmë shpëtimtarin e prapambetjes sonë? Skënder Kapiti: Nëse bëhet ndarja e Kosovës atëhere pse u bë Lufta!? Florim Zeqa: Jo marrëveshjes për zhbërjen e shtetit! Serxhio Mazreku: Viktima të shumëfishta të krimit pa alibi Fahri Xharra: “Großer Arber“ – “Arbëri i madh“ në Gjermani Brahim Avdyli: Vlerësime mbi Qeverinë Thaçi dhe formën e krijimit të saj Dedë Preqi: Papa duhej të ishte edhe më i vendosur ndaj priftave pedofila Florim Zeqa: Mbrojtja e sovranitetit, kauzë e rrejshme për pushtet! Fahri Xharra: Antiamerikanët (antishqiptarët) e “Shqipërisë Socialiste“ Nue Oroshi: Politika shqiptare përballë erërave të ndryshme politike Hysen Ibrahimi: As NATO-s nuk ju kanë lutur më shumë për parandalimin e bombardimeve mbi Serbinë, se sa Kosovës për heqjen e taksës 100 %! Fritz Radovani: Kokalari - mbiemni i përgjakun i familjes gjinokastrite Reshat Nurboja: Koha kur duhet të 'kalohet ylberi' apo të largohesh! Vangjush Saro: Kinemaja shqiptare në një stad të ri Nue Oroshi: Pavarësia e Kosovës një hap i madh drejt bashkimit të shqiptareve në një shtet të përbashkët Dukagjin Hata: Av. Sergjio Mazreku, një kandidat dinjitoz për SPAK Atdhe Geci: Adem Jashari Skënder Kapiti: Kush është për ndarjen e Kosovës është kundër UÇK-së, SHBA-ve, NATO-s dhe kundër Shtetit të Kosovës Brahim Avdyli: A e humb Kosova një të tretën e saj?

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora