Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Një autor që kohën nuk e çon dëm

| E enjte, 28.02.2019, 06:25 PM |


Një autor që kohën nuk e çon dëm

"Gjurmë jete" nga  PETRIT MALUSHI

Nga Përparim Hysi

Një befasi e bukur qe e djeshmja për mua. Qysh në mëngjes heret, kur po nisej për shkollë, mësuessi,PETRIT MALUSHI  (me të njihem që në Fier ku jetonim të dy), më dhuroi librin e tij me poezi"Gjurmë jete". Një libër paksa unik nga formati: pak centimetër më shumë se një libërxhepi. Por tek e falnderova për dhuratën e bukur (e kam thënë dhe diku tjetër: për librat,kam obsesionin e një fëmije para një lodre që do ta ketë të vetën),tek shoh formatin,mesazhin e marr vesh pa folur: autori vuan diagnozën e mospasjes dhe i shtrinë këmbët,sa ka jorganin.Dhe ky"jorgani" që mbulon mësuesin PETRT MALUSHI,nuk di pse më sjell ndërmend "Shtratin e Prokustit".

Sidoqoftë, kurrë librin nuk e shoh as nga formati,por as dhe  nga kopertina dhe,ngaqë hekurin e rrah me të nxehtë si një kovaç i mirë,sa hëngra drekën, fillova të lexoj. Fillova dhe, për tri orë, i dhashë fund. Kur mbarova, kisha atë afeksionin e një "zhytësi" në det  (jo palombar,me rroba enkas për zhytje),që, pasi ka kërkuar diçka të humbur, e gjen dhe del dhe mbushet me frymë. Një vel kënaqësie i vështrohet në fytyrë: është i kënaqur. Po. Kështu ndodhi me mua dhe për ta formuluar ca më saktë atë që përfitova nga leximi i këtyre ,gati njëqind poezive, mund të them fare mirë atë  që ka thënë antropologu amerikan EDUARD HALL: "Amerikanët e shohin kohën si një rryptransmesioni, të mbushur me shishe. Këto shishe duhen mbushur dhe,nëse një shishe nuk mbushet,kjo kohë ka shkuar dëm".

Parë me këtë sy, PETRIT MALUSHI, nuk e lë kohën të shkojë dëm.

*     *     *

Poezitë e PETRIT MALUSHIT janë të larmishme,ashtu siç është dhe jeta, në tërësi. Ai nuk i ka grupuar poezitë sipas tematikës, por poezia ka lindur,si vetevetiu,dhe ai tak e ka hedhur në fletore. Si ai fotografi që sheh diçka të bukur apo dhe diçka tronditëse dhe tak: bën blic me aparat. PETRIT MALUSHI është qytetari që shqetësohet,kur nuk e sheh gjendjen aktuale mirë. Ai nuk i lejon vetes atë "luksin e indeferentit",se as që më duhet  me ç'ndodh për rreth? A jam vet mirë dhe punëterezi? Kaq mjafton dhe tepron. Ai me poezinë e tij, jo vetëm nuk hesht,por godet drejpërdrejt shkaktarët.

Qysh në poezinë e parë"Kristal,shqip",autori lëshon mallkimin e tij mbi të gjithë ata, që prishin"livadhin e florinjtë të shqipes... dhe e baltojnë".Dhe ja anatema  e tij me vargje:" Mëkatarë/ zhbërës të vetes/dhe indentitetit/ në derë të huaj/e mbyllshi jetën!"/  Nuk ka se si shkruhet më bukur. Më kujtohet anatema e Mjedës:"Kjoft mallkue kush qet ngatrrime/ndër këta vllazën shoq  për shoq/kush pengon me fjalë e shkrime/ça natyra vet përpoq". Dhe me të vërtetë,pse lejohet në media e masmedia të vërshojnë si lumi i pistë një lukuni me fjalë të huaja,gjasme për të qenë modernë. Këtë mallkim të POETIT PETRIT MALUSHI, unë do  ta rekomandoja në çdo TV,në çdo shkollë, në çdo portal mediatik,si ai mallkimi Naimian" bukë e mëmëdheu "zëntë"/tradhëtorët e pabesë!".

*      *     *

I shikoj poezitë një nga një dhe për të dhënë një gjykim sa më të saktë për to, më vjen ndërmend UNGARETI që thotë:"Poezia është poezi,nëse ty,si lexues, të goditë së mbrendshmi."

Shikoni një poezi të tij,me titullin "Metamorfoza". Në vija të "trasha". në këtë poezi,poeti thotë:" u ngopëm me fraza bajate në kohën e diktaturës,si:" Shqipëria-shkëmb graniti...apo"lavdi marksizëm-leninizmit e të tjera,e të tjera,- do thosha unë,- po të merja hua nga i ndjeri TEODOR KEKO, dhe kjo maskaradë vazhdoi deri sa arritëm tek"Liri-demokraci dhe e "duam Shqipërinë si Evropa". Por ç'ndodh?Poezia jep mesazhin e bukur dhe shumë domethënës,që, unë po e lë ta gjykoni vet:"...por"arkitektët",gjysëmshekullorë,

nuk u dorëzuan dhe nuk hoqën dorë.

Të vjetrën ngrehinë e përshtatën

Ditën dhe natën.

Që më pas,në vite e dekada,

Bij e bija, nipër e mbesa për t'i rikthyer

Jo për të kafshuar,po për të shqyer

Dhe... ia arritën."

Siç e gjykoj unë, autori ka bërë atë që XHORXH ORUELL e ka thënë me kohë:"Në kohën e gënjeshtrave universale,të thuash të vërtetën,është akt universal guximi."

Të gjitha poezitë me temë sociale jo vetëm shfaqin realitetin,por stigmatizojnë shkaktarët.Poeti nuk e fsheh fytyrën,por qëndron ballas dhe sfidon me vargje: të paaftin që komandon të aftët; titullarin që  baltos vartës dhe ndihet ngrohtë nga"krahët e partisë",si militant; zyrtarin e lartë të  dashuruar me kolltukun;... apo,siç e thotë bukur poeti tek poezia"Kohëgrabitësit". A e dini kush janë kohëgrabitësit e mi?-pyet poeti. Janë"zyrtarëmiqësh që nga dielli e shiu/as vaposen dhe as nuk lagen/,por mua më kanë:vartës-manekin që më hedhin fiu-fiu...".

Për të treguar makutërinë e njeriut që nuk  e ëshon pushtetin,poeti me vargje shprehet:"... pushtetin njeriu,po e mori/ për ta mbajtur: arrin në marrëzi/ i pangopur bëhet me prona e pare dhe..."kundërshtarët dhe shokë i zhduk." A ka se si flitet më hapur?

Revolta e poetit ngrihet në apogje tek poezia"Zhgënjimi"."I çiltër vështrimi im/tek i jujaji,vjen si djallëzi/..."unë ju ngrita në Olimp/që në foltore të kuvendoni/ u vesha me pushtet/me kostum të"artë" dhe"mua, të thjeshtin popull/ më dërmoni." Sa domethënie ka kjo poezi dhe sa aktuale është ku"aktorët e skakierës politike" të shohin fytyrën e tyre. A ca më shumë:surratin!

Shikoni se sa sinjifikative është poezia"Parti,pushtet,para". Për të mos u bërë i mërzitshëm për lexuesin,po sjell parajush,vetëm strofën e fundit:"Parti,pushtet,para/Ngritur si tri maja mali/tek ne pushtuar i ka/rrufjani,kopuku,djalli!".

*    *    *

Pyetjes a del poeti PETRIT MALUSHI nga llogorja e rebelimit ndaj "statuequs",unë do t'u përgjiejgjesha:po. Si çdo njeri, ai  është i ndjeshëm dhe zemërbutë në poezi të tilla,si: për"Nënën" ku"vështrimiyt merakpërcjellës/nuk do më ndjek,tek shkallët zbres/ do të më mungosh... Në poezinë për vëllan e ikur"...buzëqeshjen tënde nuk do ta dëgjojë"/.Për bashkëshorten,MERITËN, që"njëvarg,strofë apo një vjershë është fare pak/.Mandej për trefëmijët.Më tej si gjysh dhe,mbitë gjitha këto,poezia e tij fiton vlera,kur këndon me vargje për DRITËRO AGOLLIN,për XHEVAHIR SPAHIUN, për LAVER BARIUN; për nxënësit;për mësuesët dhe,për ndonjë nxënës të veçantë,si"Nxënësi rom".

*    *    *

Do isha i padrejtë,nëse nuk do qëndroja tek ndonjë poezi lirike-erotike,si:"Buzët,ah buzët!".Më ndiqni:"Buzët,ah buzët!/prushuar/mjaltuar/ të trëndafilta.../kush nuk i pëlqeu/s'u magjeps/e nuk i dëshiroi?!". Apo tek"Livadhi i dashurisë",poeti thotë:" të vyshken lulet nuk i lë/ në livadhin tim të dashurisë/ me vesën e mëngjesit unë atë/eledhatoj dhe e ujis."

Tek i shoh këto poezi lirike kaq të"njoma", e shpie buzën me të qeshur,se më kujtohet aktori i madh HOLLIWUDIAN me origjinë shqiptare, XHON BELUSHI që thoshte:" Unë kënaq kaq e kaq shikues me lojën time, pse mos kënaq pak dhe veten time?"  Këto poezi janë" kënaqja e vetes  sime"për autorin.

Mua nuk më mbetet veç t'i  uroj: mbarësi për librat e tjera!

Tiranë, 20 shkurt 2019