E premte, 29.03.2024, 06:05 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pse e adhurojmë shpëtimtarin e prapambetjes sonë?

E marte, 26.02.2019, 08:33 PM


Pse e adhurojmë shpëtimtarin e prapambetjes sonë?

Shkruan Fahri Xharra

Sa çudi , sa lehtë harrojmë ?

Filluam të shprehim mosbesimi, mospërfillje, përbuzje: aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y !

E pse ? Sepse na u fut dreqi në mes , na i morri mëndët.

Filloi mospërfillja e këshillave : ” Luftën e fituam ne , e juaja është ta fitoni paqen” , dhe filluam nga po ai dreq t`i shikojmë gjërat me përbuzje .

Pasthirrmat janë tingujt ose fjalët e pandryshueshme që shërbejnë për të treguar ndjenjat e folësit ose përdoren për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesve:

— O, sa mirë që erdhët! Na shpëtuat . Lot e përqafime , lot e urime për shpëtimtarin , lot e falënderime për botën e civilizuar që na u bë krah dhe e gdhendi në historinë tonë luftën e drejt kundër zhbërjes sonë .

Pasthirrmat grupohen në pasthirrma ndjenjash, që shprehin ndjenja të gëzimit:

– ndjenja të gëzuara: o, oh, oho, hoho, ohoho, të lumtë, urra, ah, sa mirë; të cilat i harruam , i harruam edhe pasthirrmat e frikës dhe tmerrit: e zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja .

Filluam ta adhurojmë shpëtimtarin e prapambetjes sonë , filluam si mos më keq të bëhemi delja e zezë e botës së civilizuar sepse i harruam edhe klithmate frikës dhe tmerrit e edhe ato të ndjenjave të gëzuara. Ramë në kurthet e mashtrimit ; se e harruam gjakun tonë dhe guximin e shpëtimtarit .

Pasthirrmat vendosen zakonisht në fillim të fjalisë, por shpesh përdoren edhe në mes edhe në fund të saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohet me fuqi të veçantë pas tyre vihet pikëçuditje:

Oh, ç`na gëzuat !. Ua! Paskeni ardhur! – dhe ishin nga thellësia e shpirtit , po e atij shpirti të robëruar i cili përfundimisht e pa dritën e mëvetësisë , shkëlqimin e pavarësisë dhe ndjenje e zogut të lirë e të çliruar nga kafazi i hekurt shekullor .

Por dreqi i zi i cili ende kishte qenë i fshehur në unin tonë , na diktoi të lëshojmë pasthirrme të nxitjes dhe urdhërimit kundër vetvetes dhe të arriturës : ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pëst,:

“O milet , nuk jemi këta që jemi , por jemi ata që nuk ishim kurrë ; jemi ata të cilët dhe me të cilet na ishte mbushur kupa e urrejtjes shekullore ! “

Edhe pse në ndër kohë kishte pasthirrme lutjeje:  “ o burra, forca, hop, hë, na, , shët, të keqen “ por ishin të pafuqishme , me zë të shterur , të kërcnuara , të shantazhuara ; Ishin pasthirrma të pafuqishmish kundër milionave të derdhur nga ata që asgjë e askurrë nuk e kishin bërë të mirën për ne ;  ata nuk  i derdhnin milionat për të na rirobëruar e për të na bërë të tillë që askush më për ne të mos e derdhë një pikë loti , një rrëqethje dhembshurie e për fluturaket metalike që mbushnin qiellin as të mos flasim .

Ishim të përzier me të keqen dhe mungonin- “ përshëndetje, mirënjohje, , ngushëllime etj: faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjesi, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, mirë se erdhe, mirë se vjen, mirë mbes, ditën e mirë, natën e mirë, tungjatjeta, udha e mbarë etj.”

Na mungonin  brohoritjet, që shprehin dëshirën dhe vullnetin e popullit falënderues .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora