Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Festa e Pavarësisë në Wisbaden

| E hene, 25.02.2019, 08:48 PM |


NË WISBADEN U FESTUA FESTA E PAVARESISË

(Nga aktiviteti i Shoqates Humanitare në Wiesbaden të Gjermanisë)

Nga Neki Lulaj

Me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ( Dardanisë) mergata shqiptare ne qytetet e ndryeshme të Evropës  organizoi maifestime te nduardurta  me programe muzikore  prezentime letrare e kulturore e  artistike . Shoqata Humanitare„Dardania „ ne qytetin e Wisbadenit,të Gjermanisë përgatiti një mbrëmje te rrallë kulturo-artistike ku bashkatdhetarët tanë patën mundësi te kendojnë e vallëzojnë  se bashku për festën e tyre shtetrore…!

Tubimin e moderoj jashtëzakonisht mirë dhe fort suksesshëm zt.Fatmir Aliçkaj, i cili qe ne fillim pas himnit nacional dhe atij të Kosovës kërkoj një minutë respekti për gjithë

të rënët  gjjatë luftës për liri.. Pastaj përshëndeti mysafirët e veçante që vinin nga institucionet dhe shoqatat dhe Lidhjet  e ndryshme qe veprojnë në Gjermani e më larg.

Fjalen përshëndetëse e foli kryetari i shoqatës humanitare dhe ish ushtari i UÇK-së-veterani zt.Hajdar Nitaj….i cili beri një rezime te thukët të hisorisë shqiptare, qe nga viti 1878,viti 1912 e deri në ditët e sotme dhe mes tjerash  tha„Uroj që këtë festë ta shënojmë denjësisht, duke u motivuar që të punojmë dhe angazhohemi sa më shumë për një të ardhme më të mirë të Kosovës dhe popullit tonë të dashur dhe pë bashkimin me vendin ton amë Shqipërinë..!

Kryetari Hajdar Nitaj duke i pershendetur te pranishmit

Si gjithnjë edhe në këto çaste feste duhet t’i kujtojmë me pietet dhe krenari gjithë heronjtë dhe dëshmorët tanë, të cilët do mbeten më meritorët në historinë tonë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë nga robëria shekullore!

Andaj, të përulemi bashkërisht para gjithë atyre që kontribuuan për liri dhe pavarësi, duke e kujtue heroit Sali Çekaj, i cili për vite veproi këtu në Gjermanidhe i cili  dhe shumë bashkëkombas te tjer te cilet nga vendet e ndryeshme te evropës dhe botës nuk e kursen  as jetën për lirinë e Kosovës. Ata u gjenden  ndër të parët në frontin dhe betejat e lirisë, ku edhe ranë heroikisht në Beteja, për t’u bërë simbol i atdhedashurisë tonë. Kujtoj, po ashtu gjithë dëshmorët e Kosovës të cilët me idealin dhe dashurinë e tyre ndaj atdheut e shtruan rrugën e çlirimit dhe pavarësisë bashkë me mijëra dëshmorë tjerë,

te cilët nepë faqet e historisë luftuan me mund sakrifica  e gjak për liri.

Poeti Neki Lulaj

Dhe me fjalën e tijzt. Nitaj, ishte i qartë ne porosi. “ Më pak fjalë e më shumë punë!” Për saktësinë, çiltërinë ishte mjaft simpatik dhe ndoshta shembull qe duhet të ndiqet se kremtes i duhen fjalë të sinqerta e vëllazërore! Ideali, sakrifica dhe mundi  aktivistëve të parë në krye me presidentin  e parëhistorik, Dr. Ibrahim Rugova, ishin udhërrëfyesit e parë se si duhet me punue, kontribue dhe sakrifikue për lirinë e vendit.

Një rrugëtim i gjatë dhe përplot  mund  e me sakrifica ishte endërra  jonë e gjatë e lirisë, rrugë e cila vazhdojë me rezistencën e armatosur, ku së bashku me ndihmën e miqve tanë perëndimorë në krye me SHBA-në dhe Gjermaninë e arritëm pavarësinë e shumë pritur të Kosovës!(Dardanisë)Me dëshirën më të mirë që Kosova të bëhet ajo për të cilën luftuan shumë gjenerata, pra një shtet të fortë dhe te zhvilluar si gjitha vendet e Evropës, ju uroj këtë datë historike, dhe dashtë Zoti që të bëhet sa më para një vend me të cilin do krenohemi të gjithë kudo që jemi !

Gëzuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës!

Tha ne fund te fjalës se tij kryetari i Shoqatës Humanitare ne Wiesbaden zt. Hajdar Nitaj.

Ne vazhdim fjala ju dha nenkryetarit të LSHAKSH në Gjermani poeti Neki Lulaj,i cili u paraqit me dy poezi për ti lëshuar radhën poetit te njohur zt. Nazmi Rudari,i cili  lexoi para publikut punimet   e tia.

E gjithë kjo atmosferë mikpritje dhe  kremteje udhëheqej nga  antarët e vyer e  te palodhur të  kryesisë së kësaj shoqate humanitare e cila  ja vlen te theksohet se ne verën qe e lam pas me kontributet  e veta dhe donatoreve vullnetar pra   te bashkatdhetarëve ndërtuan një shtëpi për një familje ne fshatin Korishë të Prizrenit.

Kryesija kishte marr vendim qe poetin dhe aktivistin e njohur për çështje kombëttare zt. Neki Lulaj e shpallën Anëtar nderi të kësaj Shoqate Humanitare.Pas kësaj filloi pjesa më e hareshme e këngëve e valleve nga kënëtari i melosit popullor zt. Labinot Hasanramaj ku vërtet secili mund t´i qasej argëtimit vallëzimit dhe kremtimit të Ditës së Pavarësisë.

Momente të këndshme do të mbesin për secilin jo vetëm deri në festën e radhës.

Duhet falënderuar gjithë anëtarët e Shoqatës së Dardanisa në Wisbadenit por edhe të gjithë të pranishmit të cilët vallzuan kënduan dhe u argëtuan bashkë.. Ishte një publik shembullor shumë i disiplinuar dhe sjelljet kulminante njerëzore. Tubimet e këtilla janë edhe pjesë të kulturës dhe e krenarisë sonë, dhe dëshmojnë se Kosova  ka një ardhmeri të sigurt.

Edhe një herë :

Gëzuar Dita e Pavarësisë Kosovë!

Gëzuar dita e pavarësisë