E hene, 14.10.2019, 02:10 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: “Großer Arber“ – “Arbëri i madh“ në Gjermani

E hene, 25.02.2019, 11:31 AM


“Großer Arber“ – “Arbëri i madh“ në Gjermani

shkruan Fahri Xharra

Miku im i ndjerë Musladin Glina, sa ishte gjallë më shkroi : “Nje Pyetje i nderuari Fahri Xharra? A zotnoni, merni vesh, kuptoni gjuhen Gjermane??? Kam libra Historike Gjrmane që shkruajnë për Iliret që para 1700vjet para Krishtit kanë qenë banorë të Gjermanisë veriore, special në Lauzic, ku sot ndodhet Berlini...Si vërtetim, për ta cimentuar këtë,,kam një Atllas Gjerman që është përdorur në shkollat Gjermane, para luftes...A kini interese?  Përshëndetje Musledin Glina”

“Vjeri im Gjerman ka qenë Lektor, ka lenë në Bibliotekën e tij libra te vjetra Historike, si P SH "Knaurs Weltgeschichte von der Urzeit bis zur gegenwart"...Eshte publikuar 1935 na Verlag Knaur, Berlin ne shkrimin e vjeter Gjerman. ...Mejtova se sigurisht do shkruhet edhe për ne Shqiptaret, Iliret dhe e gjeta: Ne vebd banimin e Gjermaneve sot, kanë qenë Iliret 2000 vjetë para Krishtit ( vete Gjermanet kane banuar ne bregdet ne veri)... Paralel me kete Liber qe eshte Shkruar na 14 Shkrimtarë dhe Historianë të famshen Gjerman  kam edhe nje " ATLAS zur Weltgeschichte" që është perdorur neper shkollat Gjermane para Luftes... Verteton, cimenton të thenat për Iliret që para 1700 vjet ishin në veri te Gjermanisë, ne Lausitz ( sot eshte Berlini )... unë do t` ju dergoj ne kopje dicka përkatese po te kem nje adrese ku mund t´ ja u dergoj… Duhen c`frytezuar, t`ju tregojmë më  tepër Gjermaneve ( por edhe prej tyre te vertetuar) që na kanë perzënë nga trojat tona dhe më teper "Lausitzen Kulture" e kanë nga Shqiptaret...” Librin  dhe Atlasin e përmendur, fatbardhësisht e kam.”

“Unë kur ju  shkruaj Gjermaneve, përdor këto dokumente dhe me gjysmë shaka shkruaj për vetën time që po jetoj ne Gjermani: "Një Shqiptar i lindur ne Shqipëri ka ardhur ne Gjermani per tu varosur ne token e te pareve te tij", … Dhe me të vërtetë një mik i madh i çështjes shqiptare i lindur në Shqiperi, vdiç në moshën 85 vjeçare dhe u varros në Gjermani .

Të kaloj në temën time “ Großer Arber “ e cila të zapton në mendje dhe nuk të të lë të qetë pa e hulumtuar dhe gjetur se për çka është fjala.

Në një rast miku Taulant Lekaj nga Gjermania,  më shkruan :  Përshëndetje Baci Fahri ,maja më  e larte ne Pyllin e Bayernit  po u thirrka „Arbëri Madh“, sot pasi rastësisht e hasa në hartë fillova të kërkoj  në Google  rreth rastësisë së k‘tij emri ne këtë anë . Kush po na e zbardhë këtë mister ?

Me të vërtetë  e çuditshme në Gjermani, emri Arbër . A mos është rastësi, apo ka diçka që nuk e dimë ?  M` u kujtuan fjalët e z. Musledin  Glina: ” Një  Shqiptar i lindur ne Shqipëri ka ardhur në Gjermani për tu varosur ne tokën e të parëve të tij “

faqen gjermane : (Großer Arber https://www.bayerischer-wald.de/Media/Attraktionen/Grosser-Arber , lexova:  “ Arberi i Madh me 1.456 m lartësi është maja më e lartë e Py jeve të Bajerit. Ato anë rreth Arberit të Madh vizitohen nga 500 mijë turist në vit …” Në një libër të vitit 1279, e hasim këtë bjeshkë me emrin  “Adwich “, por sipas studimeve të më vonëshme, spjegohet që emri ka  rrjedhë kelte. Me 1740, gjëndet për herën e parë e shënuar si Arber  (. Der Name ist nach neueren Forschungen keltischer Herkunft. Im Jahr 1740 findet sich in einer Urkunde erstmals die Bezeichnung Arber. )

Pse emër kelt ?  Në studimin e Emerenz Margel-it “Wem die Kelten den Namen gaben “Kë dhe çka  emërtonin  keltët ? “ (https://www.uni-regensburg.de/forschung/forschergruppe-namen/medien/pnp_2301_1802_2008.pdf )  ndër të tjera shkruan : “ se si keltët i quanin malet ( bjeshkët) nuk shkruan askund, por gjuhëtarët ia kanë arritur qëllimit të “ rindërtojnë” keltishten. E dimë që malet e rrëpishme, keltet i quanin “"A (r) dwikos". Pra sipas këtij studimi fjala Arber rrjedhë nga Ardwikos . A është spjegim i drejtë  ?  (Wie die Kelten zu „Berg“ sagten, steht nirgends geschrieben. Doch den Sprachwissenschaftlern sei es gelungen, das Keltische aus späteren Sprachen zu rekonstruieren, erklärt Hackl. So wisse man auch, dass die Kelten einen hohen, steilen Berg „A(r)dwikos“ nannten. Davon leiten sich nicht nur die Ardennen ab, sondern auch der höchste Berg im Bayerischen Wald, der Arbe

r )  Liqeni I Arberit të Vogël

Në pyetjen  se çka do të thotë emri Arber (Was bedeutet der Name Arber? )Emri Arber do të thotë ;  “Që e bënë çdo gjë prej arit “ (Der männliche Vorname Arber bedeutet der Goldjunge, der Goldbringer.)

Nga rrjedhë emri Arber ?  (Woher kommt der Name Arber?)

Emër i vjetër shqipëtarësh, sepse kështu quheshin  ata. (Eine alter Name für das albanische (illyrische) Volk, so wurden die Albaner gennant. )  Emër të cilin e gjenë në të gjitha vendet shqipfolëse.   Arber ishte edhe emri i një Mbreti të rëndësishëm Ilir (Und ist der bedeutendste Name in albanischsprachigen Ländern . Arbër war auch einer der bedeutendsten illyrischen Könige. (Illyrer sind Vorfahren der heutigen Albaner )

Kuptimi i emrit Arber sipas gjermanëve  :

Zur Bedeutung :  Ar = Gold (auf albanisch) ,   ber( bëre oder bëri ) = machen (auf albanisch) Der , der alles zu Gold macht.

Arber ist außerdem der Name von zwei Bergen im Bayrischen Wald  (Përndryshe Arber është emri i dy bjeshkëve ( maleve ) të Malit të  Bajerit ,si dhe emri i dy likeneve në këto male për rreth Arberit të lartë 1.456 m .

Mbetet shumë për tu studjuar, por sa e njohim ne, shqiptarët keltishten . A kemi studjues, dhe a an intereson kjo gjë ?

Kur lindi Iliri , Kelti e Gali , linden tre popuj të mëdhenj të një rrënjeje e që në vetvete ngërthenin shumë fise , numrin e të cilëve as që mund ta dimë. “Që nga origjina dhe disiplinat e saja, historianët dhe arkeologët janë pyetur për mundësinë e identifikimit të disa grupeve fisnore që lexoheshin në shkrimet antike ( cilët ishin ? )

Fahri  Xharra, 20.02.19

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT