E premte, 19.04.2024, 02:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Poeti Hasan Selimi nderohet me Çmimin Special ''Pavarësia''

E hene, 25.02.2019, 10:52 AM


Poeti Hasan Muzli SELIMI

nderohet me Çmimin Special “Pavarësia” për “vepren Poetike më të mirë të vitit 2018”

Në ditët e festimeve të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sallën kryesore të Bibliotekës Kombëtare e Universitare të Prishtinës, më 18 shkurt 2019, u mbajt “Ora Letrare e Pavarësisë” dhe “Ndarja e Çmimeve Vjetore Letrare”, organizuar nga Unioni i Shkrimtarëve e Kritikëve Shqiptarë.

Në këtë Veprimtari tradicionale letrare poeti Hasan Muzli Selimi nga Shqipëria u vlerësua e nderua me ÇMIMIN SPECIAL “PAVARËSIA” për “Vepra Poetike e Vitit”, për vëllimin e tij poetik “Hereoglife në muzg” (Tiranë, 2018).

Poetit Hasan Muzli Selimi ia dorëzoi Çmimin Special “Pavarësia”, z. Reshat Sahitaj, kryetar i Unionit të Shkrimtarëve e Kritikëve Shqiptarë, një ndër personalitetet e njohura të kulturës, letërsisë e gazetarisë në Kosovë, etj., njeri me kontribute kulturore e ndihmëtare në shtete e vise shqiptare në Ballkan e në Mërgatat Shqiptare si në Francë, etj.

Poeti e shkrimtari Hasan Muzli Selimi është fitues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare në Shqipëri, Kosovë, Itali, etj.; autor i 12 librave, bashkautor në disa antalogji poetike shqiptare e të huaja; mban disa tituj nderi të dhëna në Shqipëri, Amerikë, etj.

Me këtë rast, në këtë veprimtari kombëtare panshqiptare, të organizuar në Prishtinë, ishin të pranishëm poetë e prozatorë dhe kritikë letrarë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, nga Mërgatat Shqiptare në Botë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora