E premte, 19.04.2024, 12:38 AM (GMT+1)

Mendime

Hysen Ibrahimi: As NATO-s nuk ju kanë lutur më shumë për parandalimin e bombardimeve mbi Serbinë, se sa Kosovës për heqjen e taksës 100 %!

E diele, 24.02.2019, 10:48 AM


As NATO-s nuk ju kanë lutur më shumë për parandalimin e bombardimeve mbi Serbinë, se sa Kosovës për heqjen e taksës 100 %!

Nga Hysen Ibrahimi

Në çdo dalje publike Aleksandër Vuçiq deklaron: ”Nëse Kosova heq taksën për produktet nga vendi i tij, Serbia do të kthehej menjëherë në Bruksel” për të vazhduar dialogun me Kosovën”. Për çfarë të kthehet Kosova a thua vallë:

Për të mos respektuar asnjë merrëveshje nga Serbia;

Për të shfrytëzuar bisedimet Serbia se ende jemi në bisedime (duke i gënjyer  vendet që nuk i njohin genjeshtrat e Serbisë) për tërheqjen e njohjes së Kosovës;

Për t’a shtyrë procesin sa më shumë që është e mundur me shpresë se kohërat do të ndryshojnë në të mirë të tyre;

Për të fshehur të zhdukurit shqiptarë të vrarë, të masakruar e varrosur nëpër Serbi;

Për të fshehur masakrat e tyre të kryera mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare dhe ndaj të gjithë atyre popujve jo serb në gadishullin ILIRIK;

Për të futur Kosovën në raporte të këqia me miqët e saj që e kanë njohur;

Për të bllokuar çdo zhvillim të Kosovës edhe mallrat e saj për të hy në Serbi e në anën tjetër kërkon heqjen e taksave nga Kosova;

Për të investuar tërë arsenalin e tyre piolitik e ekonomik kundër Kosovës, kursen ë anën tjetër kërkon heqjen e taksës;

Për të kërcënuar pakicën serbe në Kosovë që të mos pranojnë asgjë që lidhet me pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe të mos pranojnë institucionet e saj;

Për ta kundërshtuar me propagandë themelimin e Ushtrisë së Kosovës, që ka për detyrë mbrojtjen teritoriale të Kosovës dhe integrimin e saj në NATO;

Për të ju thënë pakicës serbe se Rusinë e kemi në Serbi, me arsenal të madh luftarak, mos u frikësoni kundërshtoni gjithëçka në të mirë të Kosovës;

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’a mirëkuptojnë këtë qëndrim të popullit të Kosovës, sepse jemi të detyruar e jo për dëshirë;

Me Serbinë nuk mundesh ndryshe, osa forca ose ekonomia, i detyron të ndalojnë me padrejtësitë dhe krimet e tyre mbi popujt që duan liri, demokraci e pavarësi. Për këtë janë të bindur edhe vet SHBA-të, duke e ditur se Serbia janë vegël e përbetuar e Rusisë dhe kundërshtarët më të medhenjë të SHBA-ve.

Çka fiton Kosova me heqjen e taksës ndaj Serbisë? Asgjë!

Çka fiton me mosheqjen e taksës ndaj Serbisë? Gjithëçka.

As NATO-s nuk ju kanë lutur më shumë për parandalimin e bombardimeve mbi Serbinë, se sa Kosovës për heqjen e taksës 100 %!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora