Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Papa duhej të ishte edhe më i vendosur ndaj priftave pedofila

| E diele, 24.02.2019, 03:36 PM |


PAPA DUHET TË ISHTE EDHE MË I VENDOSUR NDAJ PRIFTAVE PEDOFILA

Nga Dedë Preqi

Papa Françesku, është një ndër papët më të vendosur, që t’i japë fund abuzimeve seksuale ndaj murgeshave dhe fëmijëve nga ana e priftërinjëve pedofila dhe të tjerë, me çrast duhet të vlerësohet veprimi i tij mjaftë serioz, që të vihët nën kontrollë një situatë e tillë, që po ia humbë imazhin rrolit të kishës dhe Institucionit fetar katolik në botë.

Një piknisje e tillë, ndoshta do të ishte edhe më e hershme, për të reflektuar dhe dënuar gjërat e tilla të priftave pedofil dhe abuzues të pa mëshirshëm të tyre me fëmijë të mitur dhe abuzime seksuale me murgesha, e cila konsiderohet dhunë fizike dhe psiqike nga bota e këtyre njerëzve të besimit, të cilët janë betuar në rregullat kishtare, që të përmbahen dhe të mos devijojnë nga parimet e udhëzimëve të tilla, si burime Institucionale kishtare, që ndërlidhën thellë me ideologjinë  krishtere.

Këtë gjë e kanë sqaruar edhe shumë rregulltarë të kishës, e më pas e ka mbështetur edhe shën Augustini, te marrëdhënia me të vërtetën e qenjës njerëzore, të mirën dhe të shenjtën e saj, kur shpirti është i gjallë dhe i shëndetshëm kërkon përveq njohjes më njëri-tjetrin edhe adhurimin e dashurisë në marrëdhënien seksuale, si fryt i qenësishëm që buron nga kjo qenje...

Ç’ndodh atëherë, nëse ky raport do të çrregullohet? Me siguri shpirti do të sëmurët ndonjëherë edhe pa dashur, jo thjeshtë ai edhe mund të gabojë gjatë jetës, mund të mashtrohet dhe shpeshherë edhe të bëjë padrejtësi, (mëkate të rënda) të cilat janë të diskutueshme dhe të dënuara, jo vetëm nga religjioni i krishterë,  por nga sëcili religjon dhe sëcila shoqëri njerëzore.

Nuk kemi ndërmend të përzihemi në kopetencat dhe ligjet e kishës, apo të “papatit”, edhe të as një religjioni tjetër, por edhe religjioni dhe njerëzit e besimit nuk përfitojnë, nëse paraqitet rreziku i ngatërrimit në mes normave fetare dhe lidhjeve me normat morale të vetë natyrës njerëzore.

Sëcili veprim negativ i pushtetit religjioz, veqanarisht veprimet që bien në kundërshtim të kodit moral dhe etiko-njerëzor, përveq tjerash e shterrojnë dhe e zvetënojnë edhe rrolin e fesë dhe të Institucionit fetar, madje mund të parashikohet më se çdo të ndodhë më atë që e përdor këtë pushtet, me një shkatërrim moral dhe rrënoja shpirtërore e një natyre të tillë...

Është shumë domëthënëse për Institucionin fetar dhe rrolin e kishës, kur numrat e abuzimëve seksuale të priftërinjëve pedofil, janë përditë e më shumë në rritje, dhe kjo shprehje bart në vete pasoja të rënda, që rrezikojnë dhe zhbëjnë imazhin e një Institucioni prestigjioz fetar, poashtu edhe Papatin e Romës, i cili është në krye të këtij Institucioni.

Gjithçka tjetër është një tragjizëm i grubulluar fetar, tek i cili faji nuk duhët për asnjë çmim të mbulohet nga autoritetët dhe institucionet kishtare, por ato të zbulohen dhe të dënohen rëndë sipas kodit moral dhe atij ligjor, dhe sipas këtij këndvështrimi, rreziku i kishës bart brenda  vetes një përgjegjësi të madhe dhe një urgjencë që kreu i saj, të bëjë një korigjim dhe transformim të ligjit kishtar, për të thënë se është e pashmangshme heqja e një rregulli kishtar, sipas të cilit ndalohet martesa e shërbëtorëve të këtij religjioni.

Mvarësisht nga fakti se zanafilla e veprimëve të tilla abuzuese nga ana e priftërinjëve pedofila është e hershme, dhe radikaliteti i luftës së këtij rreziku ka qëndruar indiferent ndaj kësaj kategorie nga kreu i kishës, kjo dukuri do të ishte edhe më e rëndë, nëse kjo vazhdon dhe përsëritetët, e veqanarisht, duke krijuar teren brenda një ekzistence fetare të tronditur, me arsyen e njeriut të dhunshëm i kundërvihemi njerëzve të arsyeshëm.

Dhe ky zë nuk duhet të heshtët, jo vetëm brenda Institucioneve fetare, por edhe nga gjitha Institucionet tjera fetare e shoqërore, që të ndikojë në vetëdijën njerëzore termi “dhunë”, që lidhët me sëcilin fajtor pa marrë parasysh së cilit botëkuptim i takon, sikur që dikush vret njëri-tjetrin me armë, edhe më keq përceptohet veprimi i kryer me dhunë, apo në shkallë dhe në nivele të tilla.

Kjo shëmti e njerëzimit, që ka marrë shkallë të lartë të kësaj natyre abuzuese, e veqanarisht me të mitur, duke mos përjashtuar edhe kategorinë e priftave të kishës katolike, në të vërtetë veprimët e tilla, sikur diçka që nuk ka dallim në mes kafshës dhe njeriut, e cila s’ka zot dhe as nuk beson, por vepron e vendos sipas instiktit, shikimit dhe shijës së vet shtazarake.