Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Klajd Kapinova: Ndërroi jetë kundërkomunisti Kolec Pikolini

| E enjte, 21.02.2019, 09:23 PM |


In Memoriam

Ndërroi jetë në Detroit, në moshën 96-vjeçare kundërkomunisti Kolec Pikolini

Nga Klajd Kapinova

Miku im i vjetër Franz Llesh Grishaj me telefon më dha një lajm të hidhur, se miku ynë i përbashkët aktivisti veteran Kolec Pikolini, ndërroi jetë në Detroit të Michigan-it, në prani të familjes dhe miqëve të tij të dashur.

Shkodrani me tradita të hershme qytetare në Shkodër Kolec Pikolini, deri sa kaloi në amshim ishte një mik i dashur i familjes atdhetare dhe antikomuniste Grishaj në Detroit, familje e cila ka kaluar kalvarin komunist, mbasi qysh në fillim ishte krahu i djathtë i patriotit të shquar kundëkomunist Prekë Cali (1872–1945), për të cilin kam shkruar një studim të gjatë dhe hollësishëm shumë vite më parë…

Koleci, për shumë dekada punoi pa u lodhur dhe me pasion si elektricist në Detroit për Ford Motor Company deri sa doli në pension. Ai ishte një ndër themeluesit e zjarrtë të kishës katolike shqiptare të shën Palit dhe shën Pjetrit në Warren, Detroit, Michigan.

Aktivisti i palodhur i kishës Pikolini, ishte ai që për herë të parë gjeti tokën ose vendin se ku do të ndërtohet kisha e shën Palit dhe shën Pjetrit në Warren, Detroit, MI dhe shërbeu për shumë vite si antar i këshillit të kishës katolike shqiptaro amerikane.

Kundërkomunisti shkodran Kolec Pikolini, kishte një pasion të madh për artin e bukur të fotografisë. Ai kishte blerë disa aparate fotografikë, të cilat i përdorte për të fotografuar dhe fiksuar në celluloid historinë, aktivitet e ndryshme atdhetare, që organizonin shqiptarët emigrant për çështjen kombëtare të lirisë dhe çlirimin e Kosovës dhe lirinë e rrëzimin e komunizmit të zi në Shqipërinë e diktatorit Enver Hoxha.

Fotografi amator Pikolini, ishte i pari që i dhuroi kishës katolike shqiptare të shën Palit dhe shën Pjetrit fotot origjinale të Dedë Gjon Lulit dhe liberatorit demokrat Luigj Gurakuqit, të cilat, i zmadhoi dhe edhe sot perdoren në ambientet e kishës në fjalë, në Ditën e Flamurit dhe Pavarsisë, më 28 nëntor 1912, në Vlorën historike dhe për përkujtimin e përvitshëm të ngjarjes më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar, sikurse ka mbetur Kryengritja e Malësisë më 6 Prill 1911 e udhëhequr nga fatosi i lirisë Dedë Gjon Luli.

Qysh nga dita që mbërriti në tokën e premtuar të SHBA, Koleci, ka marrë pjesë në të gjithë demostratat patriotike të shqiptarëve në SHBA, të cilat zhvilloheshin kundër pushtimit serb të Kosovës dhe kundër rregjimit komunist të Tiranës së kuqe.

Ai vazhdimisht deri në vitin 1991, ngriti zërin në mbrojtje të disidentëve shqiptarë që ishin në burgjet komuniste të diktatorit Enver Hoxha. Ai u takua disa here në qytetin e Shkodrës me ish antar të Shoqatës së ish të Persekutuarve Politikë të qytetit të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Ai e vizitoi disa herë Shqipërinë dhe qytetin e tij të lindjes Shkodërlocën. Librin me kujtime të hidhura të jetës së tij, nënës, villain e tij dhe shokët e mbijetuar të idealeve dhe veprimtarive kundërkomuniste, në kohën e diktaturës komuniste deri sa arratiset me shumë mundime nga burgu dhe Shqipëria komuniste…

Ai ishte një familjar i devoshëm, me parime konservatore tradicionale qytetare shkodrane. Fotografi Pikolini, ishte babai i tre fëmijëve: Antonio, Liliana dhe Kristina. Gruaja e tij fisnike Filja, është derë e fisit Kalaj nga Gruda e Malësisë në Mal të Zi.

Shumë vite më parë, Koleci në moshë të thyer ishte rikthyer nga Florida e ngrohtë për të jetuar sërisht në Detroit.

Nga familja dhe miqët e tij mësojmë, se trupi i tij do të prehet i qetë në jetën e pasosun pranë vorrezave katolike në qytetin e madh industrial të Detroit-it.

Ai ishte një aktivist i palodhur i komunitetit shqiptaro amerikanë në Detroit, një dashamirës dhe kontribues i palodhur për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.

Kolec Pikolini rrëfen historinë e ikjes nga burgu

Po sikur autori i librit me kujtime origjinale  rrënqetheëse "Rregjimi i hienave" Kolec Pikolini të ishte pushkatuar pas dënimit kapital dhënë në pretencën e gjyqit farsë, a do të binin në dorë të lexuesit kujtimet e gdhendur thellë në kujtesën e shkruesit!?

Familja e tij u përshkua vazhdimisht nga keqtrajtimi. Vëllau Paloka u masakrua nën tingujt e këngëve dhe valleve partizane, që kishin ardhur si pushtues dhe "triumfator" nga Jugu i Shqipërisë.

Me një urretje të thellë për banorët e qytetit kundërkomunist partizanët komunistë menjëherë vranë 8 martirë shkodran para Bashkisë së Shkodrës. Por dufi i tyre nuk soset me kaq. Fyerjet e komunistëve vijuan para turmës fanatike komuniste, që gëzohej, këndonte e hedhte valle para pamjeve horror… të kufomave shqiptarë...

O Zot çfarë po ndodhte kështu!? Historia, është një mësuese e mirë, por njerëzit që abuzojnë janë nxënës të këqinj. E për fat të mirë autori mbijetoi, për të dëshmuar, fakte dhune të tërmetit komunist, që hienat i ngrinë buzëqeshjen në buzë shkodranëve për shumë dekada deri në vitin 1990...

Drejtësia është burimi i përbashkët i virtyteve

Nëpër faqet e librit me kujtime të dhimbshme "Rregjimi i hienave", kushdo e kupton se Pikolini, ka pasur parasysh Aristotelin e madh grek, i cili, ka thënë: "E dua Platonin, por më shumë dua të vërtetën."

Pse autori nuk i botoi kujtimet më 1990, kur Shqipëria e lodhur filloi të hapë dyert e shkatërruara!?

Pas bisedave të shpeshta me autorin, mësova, se Kolec Pikolini me zgjuarsi kishte pëlqyer qetësinë e njerëzve, që ngjarjet e së kaluarës të mos i përjetojnë emocionalisht dhe pa paragjykime.

Ai mendoi, që kujtimet të jenë pronë e bashkëvuajtësve kundërkomunist të kohës së rregjimit kundëshqiptar të Enver Hoxhës.

Në faqet e librit me kujtime, Pikolini përpiqet të japë një pasqyrë të zhvillimit të ngjarjeve të viteve 1938-1952, dhe më pas, kur bën realitet planin e ikjes apo arratisjes nga burgu komunist...

Vërtetë është një hark kohor i shkurtër, por ngjarjet që përfshihen në libër janë të ngjeshura me dramacitet.

Këtu nuk kemi të bëjmë me trillime artistike apo kompozicion vlerash narrative, por histori të përjetuara.

Në mbarështrimin e problematikës, ai përfill dhe trajton hollësisht çdo ngjarje, që i ka ndodhur nga përsonazhet publikë ose jo të qytetit.

Duke kaluar episode të shpeshta, fare lehtë lexuesi mund të dalloj njerëzit të ndarë në dy anë të kundërta: kundërkomunistë e anasjelltas, të shoqëruara me fakte, dialogje origjinale për Shkodrën, qytet e katundet e ndryshme, që iu desh të kalonte, me shteg e pashteg, duke pasur kokën në rrezik nga asgjësimi fizik…, pasi ndiqej këmba-këmbës kudo.

Hapësirë e rëndësi në kujtime Pikolini i ka dhënë martirëve të klerit katolik në Shkodër e Shqipëri, në ruajtjen e qëndresës së popullit shqiptar gjatë historisë e në vitet e zeza të diktaturës.

Autori, sapo u arratis, me të mbërritur në Jugosllavi nisi të hedhë kujtimet në letër, duke krijuar kështu bllokun e shënimeve, një pjesë prej të cilave kujtonte ai nuk mundën të mbijetonin.

Ato janë përshkrime për njerëzit, që jeta i mundësoi të kishte kontakte në rrethana të ndryshme, fshatrave e fshatarëve, maleve e kodrave, shkurreve e anës lumenjve, që iu desht të kalonte çdo ditë, për të shkuar drejt "tokës së premtuar" (Jugosllavi), që shpesh do ta zhgënjente.

Autobiografi tregon haptas për jetën e tij, ku, frika e ankthi ishin bashkëudhëtarë gjatë ecejakjeve, se mund të zbulohej nga Sigurimi famkeq i Dullës së Gjirokastrës.

Dhe nëse ndodhte arrestimi, jeta e tij përfundonte përballë togës së zezë të ekzekutimit, që nuk e ndërronte me mishin e dashit.

Pikolini, bënte një jetë endacaku plot vuajtje. Shpesh iu desht që ditën të bënte gjumë letargjik, i mbuluar vetë me mjetet rrethanore, për të mos rënë në dyshim e zbulim nga njerëzit përreth.

Ai hapte strofën me këmesen e vogël që kishte me vete, dhe ngrysej pa futur asgjë në gojë.

Koleci, nisë të flasë për familjen, kur vendosën në Shkodër për herë të parë. Kujton me radhë fëmijërinë e lumtur, duke vlerësuar virtytet më të dobishme edukative të shkollës private.

Me freski e përkujton vizitën e parë në Podgoricë (Mal të Zi), atmosferën festive që ndiente, këngën që kishin kënduar kushtuar trimit të bjeshkëve Dedë Gjo Lulit...

Nga leximi i pjesëve ngjarjet, marrin një drejtim real dhe zbardhën pas shumë viteve në libër.

Autori, risjellë situatën e qytetit pas ardhjes së italianëve: "Karabinieria e Kuestura ishin të rreptë. Policia e fshehtë u shihte rrallë. Unë ditën shkoja në shkollën profesionale dhe në mbrëmje punoja në kinema. Më vonë u bëra operator dhe aty u njoha pothuajse me të gjithë shkodranët që vinin në kinema, sepse ishte i vetmi dëfrim për qytetarin..."

Jo larg vëmendjes nuk ka mbetur në analizën e ngjarjeve politike botërore, ku përplaseshin dy rryma politike e ushtarake: boshti fashist Romë-Berlin-Tokio dhe forcat e rezistences kundërfashiste brenda e jashtë vendit.

Dy familje ebreje shpetohen nga familja Pikolini

Dy familje ebrej janë shpëtuar pa bujë e zhurmë nga familja Pikolini dhe media komuniste 1944-2019, në vendlindje dhe diasporë vijon të hesht!

Fakti është fakt, se në familjen Pikolini, kanë qenë strehuar dy familje çifute. Dhe detajet e kësaj historie kanë domethënien e tyre.

Eshtë i habitshëm fakti, se edhe në Konferencën e zhvilluar shkurt të vitit 2019, në Selinë e OKB-së nga një nga organizatorët e saj ambasadorja e Shqipërisë Besiana Kadare, nuk ftoi asnjë pjesëtar të familjes Pikolini, për të marrë pjesë, ndonëse ata prej shumë dekadash jetojnë në Detroit, MI.

Kjo është bërë me paramendim, sikurse bëri nga viti 1949-1985 idhulli i tyre shpirtëror e ideologjikisht diktatori kundërisraelit Enver Hoxha, për të treguar se vetëm komuniteti musliman shqiptar ka shpërtuar ebrejt në ish vendin tonë.

Dhe ndodhi ajo që nuk pritej. Shqiperia socialiste votoi kundër SHBA dhe Izraelit. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për vitin 1949, kur Shqipëria e njeh Izraelin si shtet të riformuar në vitin 1948, por flitet për vitin 2018, kur Qeveria socialiste votoi kundër SHBA, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, të cilin historikisht Libri i Shenjtë - Bibla e permend 95 herë si kryeqendër të madhe tregtare, administrative, kulturore, fetare të ebrejve autokton…

Shqipëria radikale socialiste, me perfaqsuesit e saj në New York, u kujdes që të ftoj më shumë komuniste, për ti treguar ebrejve dhe SHBA-së (Pjesëmarrës në takim), se ishin komunistët 1941-1944, që i shpëtuan ebrejt dhe nuk ka asnjë rast, që kundërkomunistët t’i kenë shpëtuar ebrejt... Kështu ka thënë Enveri dhe kështu vijon tradicionalisht edhe sot pasuesit e tyre me diplomacinë hipokrite dhe shumë fytyrëshe gjoja shqiptare…

Ebrejt, për t’i shpëtuar përndjekjeve nga gjermanët, kanë gjetur tek Pikolinët bujarinë shqiptare, besën, fisnikërinë e mikëpritjes shkodrane, deri sa çifutët vendosen vetë vullnetarisht, që të largohen në një shtet tjetër.

Autori shkruan: "Kaloi një kohë dhe u dha lajmi se dy civila e një ushtar gjerman janë gjetur të ekzekutuar diku jashtë qytetit. Gjermanët nuk dinin se në shtëpi ishin të strehuar dy familje çifute. Për këtë ishin në dijeni vetëm tregtari Tefë Pogu e familja Jani (komshiu)".

Kolec Pikolini, trajton vitin 1945: "... mortaja bolshevike e përcjellur prej një të ftohtit të fortë, filloi një ofensivë me qëllimin e nënshtrimit të maleve të Veriut të Atdheut të Lekëve, që turku e sllavët asnjëherë nuk munden që t’i nënshtronin."

Kelmendi i Norës dhe Malësia si krahinë pushke dhe rezistence kundërkomuniste bëhen personazh interesant në libër.

Hisgtorikisht, dihet se malësorët tanë ndër shekuj kanë luftuar kundër pushtuesit turk, sllav dhe u përballen me një armik tjetër (1941-1990), që mbante veshjet e armët angleze, por kishte gjuhë e gjak shqiptari.

U vranë me e pa gjyq, trimi i maleve, atdhetari i flaktë Prekë Cali, i cili, u pre në besë nga komunistët. Kështu 14 vetë u pushkatuan në varrezat e vjetra katolike të Rrmajit me poetin e ëmbëlsisë martiri i kishës dom Ndre Zadejën.

Duke iu rikthyer për së afërmi librit, vërejmë se aty ka përpjekje nga autori, për të nxjerrë sa më mirë në dritë figurat e fyer nga diktatura. Këtu për herë të parë mësojnë një sekret të rëndësishëm të familjes Pikolini, ku, nëna e tij, në acar dimri tërheq mes dhembjes kufomen e të birit, që ishte braktisur nga ekzekutorët dhe se njeriu roje që e ndiqte skenën ishte autori i kujtimeve.

Luftëtarët e lirisë kundërkomuniste krijuan lidhje të ngushta, në Mirditë, Dukagjin, Pukë, Malësi e Lumë. Luftëtarët e lirisë "ishin në lëvizje me aksione të vazhdueshme", shkruan Pikolini.

Ai ndalet në elementët që i shërbyen me fanatizëm sistemit, duke i analizuar portretin e gjithsecilit, jo me fjalë të përgjithshme, por me veprime konkrete gjatë kohës që vuante në burg.

Eshtë i habitshëm fakti, se disa prej tyre kanë arritur të vijnë në SHBA dhe kanë fituar letrat dhe shtetësinë amerikane si të “persekutuar”…

Natyrshëm jepet i përshkruar çasti i arrestimit... Torturat mizore, që në ditën e parë ishin të vështira e ushtroheshin rregullisht. Ai kujton gjyqet e zhvilluar pak kohë më parë ndaj qytetarëve të ndershëm të qytetit.

Në kinema "Rozafat", ku, kishte punuar, filluan seritë pambarim të gjyqeve farse.

Autori shkruan: "... Seancat vazhduan me atmosferen e terrorit në sallë... Një rast kur salla ishte duke u zbrazur, në momentin e daljes atë Gjon Shllaku, me zë të ulët na tha: "Kjofshi bekue se s’na keni lanë gojen me na u tha dhe na keni shërbye... Në shesh, grumbuj njerëzish, prindër dhe familjet e tyre donin t’i jepnin zemër të lidhurve dorë për dorë, të rrethuar me roje të shumta. Ata priteshin nga një turmë rrugaqësh, duke brohoritur e kënduar disa këngë "ala partizanshe".

Këtu shfaqen të përjetuara torturat, të cilat autori është përpjekur t’i rishfaqë me korrektësi e detaje në kohën që vuante dënimin.

Çdo akuzë ishte shtim i torturave komuniste-naziste, që pa kursim rëndonin trupin e dobësuar. Krypa në gojë, lidhja e duarve, varja në çengela për shumë orë, grushtat e shqelmat, nuk e mposhtën.

Kolec Pikolini, nuk trathëtoi shokët e vet të idealeve antikomuniste. Edhe atëherë kur gjaku e pështyma i ishin trashur nga torturat dhe nuk kontrollonte vetën apo i sillnin dëshmitarë të rremë me plot provokime, asnjëherë nuk harroi se cilët kriminela kishte përballë dhe për inat të tyre mbijetoi.

Në burgje ai ka qëndruar e biseduar me njerëz të ndryshëm, duke njohur nga afër karakterin, burrërinë, gjakëftohtësinë, besën, sinqeritetin, miqësinë e tyre.

Edhe pse priste që të pushkatohej (u rrëfy tek prifti), ka patur në mendje një ide fikse, që të largohej me çdo kusht burgut.

Ishte 21 gusht 1952, kur Koleci me bashkëvuajtësin Gjovalinin ishin përgatitur përmes një plani të detajuar të iknin prej burgut të ofiçinës...

Koleci me dy gra të familjes së tij, hynë në qytetin e Shkodrës i veshur me rrobat e gruas. E rëndë ishte situata në popull, pasi frika kishte depërtuar thellë mes banorëve të qytetit. Ai njeri, familje që kapet duke strehuar "diversantë" (luftëtarë lirie), të ikur nga burgjet denohej ose syrgjynosej me internime pambarim.

Ankthi, frika, ferrat, shkurret me plot rreziqe, të lehurat e qenjve, lëvizjet e ushtarëve të Sigurimit, vështirësuan rrugën drejt Mal të Zi. Humbja e Gjovalinit gjatë ndjekjeve (pritë), ritakimi, humbja përsëri, janë pjesë të dhimbshme.

A nuk ngjasojnë ngjarjet me ikjet e skllevërve në kohën e Spartakut, për të shpëtuar nga masakrimi i gladiatorëve të Romën?!

Libri "Regjimi i hienave, me autor Kolec Pikolinin, është botuar nën kujdesin e Shtëpisë Botuese "Camaj-Pipa" në Shtypshkronjën VOLAJ, Shkoder.