E marte, 18.06.2019, 08:03 AM (GMT+1)

Komente » Preqi

Dedë Preqi: Edhe ky përvjetor e gjenë Kosovën në koridor!

E marte, 19.02.2019, 05:59 PM


Edhe ky përvjetor e gjenë Kosovën në koridor !

Nga Dedë Preqi

Viti 2008, ishte dhe do të mbetët ngjarja më e madhe e shqiptarëve në historinë kombëtare, që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912. Kjo ngjarje është një kthesë e madhe historike, edhe pse ishte një rrugëtim i gjatë, durimi i kalitur dhe vullneti i populli liridashës nuk u shua,  cili çdo gjë sakrifikoi për të ardhur deri te kjo ditë.

Ishte fitorja më e re dhe më e madhe e popullit shqipatarë të Kosovës, që do ia hapte të gjitha rrugët e prosperitetit demokratik dhe integrimi  i saj me vendet demokratike të zhvilluara Evropiane, si dhe mundësia e një bashkëafrimi dhe anëtarësimi në NATO.

Pavarësinë e Kosovës, e kanë njohur shumë shtete të Evropës dhe botës, prej sa ka 192 shtete anëtare të UN-it, në mesin e këtyre shteteve 22 janë anëtare të BE-së, që e kanë njohur dhe pesë të tjera nuk e kanë shprehur akoma vullnetin e tyre, për shkaqe të njohura dhe të pa njohura të tyre…

Shtetet të cilat e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, janë shtetet më të fuqishme ekonomike dhe politike të Evropës dhe botë, në krye me SHBA-të, dhe këtyre vendeve mike u kemi borgj tërë jetën, posaqërisht SHBA-ve, që kanë një domëthënje që shkon përtej botës miqësore, duke e kuptuar rrolin dhe realitetin e tyre të prekshëm.

Republika e Kosovës, shtet i Pavarur dhe sovran bënë pjesë në Evropënjuglindore, që shtrihet në qendër të Gadishullit Ballkanik, dhe kufizohet në veri me Serbinë, në Juglindje me Maqedoninë, në Jugperëndim me Shqipërinë dhe në Perëndim me Malin e Zi. Republika e Kosovës, ka një sipërfaqe prej 10,887 km2 dhe me një popullsi  afro 2 milion banor, me kryeqytetin Prishtinën , me afro 350 mijë banorë ku shumicën e popullsisë e përbëjnë shqiptarët, mandej viejnë pakicat tjera të përziera.

Deri në momentin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë së Millosheviqit, Kosova  kishte një status të dyfishtë, dhe ishte njëkohësishtë pjesë e Serbisë, por edhe njësi e shtetit federativ, që do të thotë, ishte e varur  dhe e izoluar nga të dyja anët. Dhe sot të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, janë të pavarura, një ndër ato, edhe Pavarësija e Kosovës plotëson këtë proces historik.

Të arriturat e Kosovës, mësë miri tregon Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, i cili pasqyron progresin e arritur dhe mungesën e të arriturave në Institucionet e Kosovës. Raporti prek dhe pasqyron shumë mangësi në fushën e qeverisjes, ekonomisë, luftimin ndaj korrupcionit, krimit të organizuar dhe shumë mangësi tjera, të cilat janë pjesë e mos vullnetit dhe neglizhencës së qeveritareve të Kosovës.

Në bazë të këtij raporti i cili pasqyron të arriturat e vendit tonë, si parakushte që do duheshin të plotësohen, tregon edhe pa mundësinë e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë, të cilët nuk janë fajtor të drejtpërdrejtë  edhe pse e kuptojnë lidhjen ndërmjet shkakut dhe shkaëtarit, duke i vuajtur pasojat, dhe ky popull ndjehët keq në vetëvete me këtë domëthënjë duke u ndarë si të veqantë në mesin e kësaj bote, apo të lënë të izoluar, apo në një k o r i d o r.

Nga udhëheqja e dobët dhe keqmenagjimet në qeverisjen e Kosovës, mund të thuhet se kanë krijuar një monotoni  iracionale dhe vet shkatërruese e shtetit të ri, duke humbur dhe shumë investitor të huaj përshkak të mungesës së kushteve, si edhe fare pak i ka favorizue interesat e qytetarëve të vet dhe vullnetin legjitim të tyre në realizimin e vendeve të punës.

Dhe ndër të tjera, në kuptimin menagjues dhe udhëheqës të vendit, çështja qëndron se partia e cila ka qëndruar më së shumti në pushtet (PDK-ja), e ka humbë krebilitetin e mirëfilltë të qeverisjes, dhe e ka vështirë ta kthejë besimin në udhëheqje, e cila më shumë ka luajtur rrolin e politikës përçarëse dhe  rrënuse, pothuaj aspak fitim prurëse për të mirën e vendit dhe qytetarëve të vet.

Të bindur në këtë realitet të kësaj politike, që është menagjuar Kosova një kohë të gjatë nga kjo parti, si dhe në kohën e fundit me kolacionin PAN, imazhi i vendit ka humbur shumë, jo vetëm në aspektin formal, por dhe ekonomik e politik, ku dihet se shumica e këtyre akterëve në krye të Institucioneve kryesore, duke udhëhequr me kryetarin e deri te kryekuvendari i Parlamentit,  çdo arterje e udhëheqjes së këtij vendi funksionon përmes këtyre njerëzve.

Poashtu, ekziston një kompleks i imponuar politik kundër disa udhëheqësve të UçK-së, të cilët akuzohen nga Dick Marti, për trafikim organesh të njerëzve gjatë luftës së vitit 1999, dhe trafikim armësh e drogash, dhe në kuadër të kësaj dhe disa krimëve që janë bërë në prag dhe mbas luftës  formohet Gjykata Speciale, me çrast Kosova e humbë imazhin e vet të UçK-së, por edhe te disa miqë  të besueshëm ndërkombëtar, por i mbetët edhe drejtësisë që ta thotë fjalën e fundit.

Akumulimi i të gjitha këtyre elementëve  negative të drejtuara  prej opinionit ndërkombëtarë dhe botëror ndaj individëve të caktuar dhe ndaj Institucioneve kosovare e rëndojnë pozicionin dhe shtetndërtimin e shtetit të Kosovës, duke e lënë mbrapa me projektet zhvëllimore dhe integrimet e mëtutjeshme Euroatlantike.

Për sa i përketë gjendjes së prekshme, sot Kosova dhe politikat e saj  janë të ç’oerontuara dhe të ç’akorduara në vetë strukturat organike të shtetit, ashtu edhe gjërat shkojnë në një drejtim të pa përcaktuar. Veqanarisht me rëndësi mbetët edhe çasti i fundit me taksën kundër mallrave me Serbinë, që nuk do të ishte i një rëndësie të madhe, siq e merr edhe e vënë në krye të temave BE-ja.

Mirëpo, do duhej të mirren parasyshë porositë e miqve ndërkombëtarë, sidomos të miqëve nga SHBA-të, që na ndihmuan deri te Pavarësia e Kosovës, por a do duhej njëherë vetë të tregojmë pjekurinë tonë politike dhe përgjegjësitë që na obligon  shteti i  Kosovës, sidomos ndaj politikave të Serbisë, e cila po paraqitet shumë destruktive, e pa kulturë politike dhe  e pa diciplinuar.

Kosovën dhe politikën e saj po e vënë Serbia në lojë dhe peshojë për një kohë të gjatë, sigurisht se edhe çështja e Mitrovicës veriore do të jetë një pikë kyqe e bisedimëve, e cila çështje do ti merr shumë kohë dhe shumë angazhime vendit tonë, të cilat janë të lidhura me ndërmjetësimin e BE-së dhe garantimin e SHBA-ve.

Kosova dhe liderët e saj politik, do duhej pa nxitim dhe të mos hapin tema të reja që janë shumë të ndieshme, sikur që është edea e presidentit Thaçi, me « korigjimin e kufinjëve » me Serbinë, duke pasur shumë tema të tjera për të negociuar, përveq qindra masakrave njerëzore dhe përdhunimeve ç’njerëzore e shkatërrimëve materiale, nuk do harrohen edhe shumë kufoma shqiptarësh që janë të pa gjetur që nga lufta e fundit, si edhe shumë dokumente e artifakte të shqiptarëve që i ka vjedhur dhe i ka zhdukur, për të cilët do duhej të akuzohet dhe të kërkohet llogari e madhe nga Serbia.

Urojmë që shteti i Kosovës së Pavarur të kompletohet si shtet i vërtetë dhe funksional me Institucionet e veta shtetërore, që të krijojë kushte më të mira të jetës së qytetarëve të vet dhe të çlirohet sa më shpejtë nga sindromët e korrupcionit dhe krimit të organizuar, duke krijuar forca të reja politike, për të  forcuar themelet e shtetit demokratik dhe paqësor, për t’u  bashkuar  me vendet tjera të lira  demokratike të Evropës dhe botës.  Vetëm në këtë mënyrë mundemi të shprehëmi lirshëm dhe mund të jetë i gëzueshëm qytetari i Kosovës, në shtetin e vet të sigurtë, të qetë, të lirë dhe të integruar në shoqëritë e zhvilluara të Evropës dhe botës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT