E hene, 14.10.2019, 02:32 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Pse sllavët e Ballkanit, i kërkojnë gjurmët e pellazgëve?

E marte, 19.02.2019, 06:59 PM


Pse  sllavët e Ballkanit, i kërkojnë  gjurmët e pellazgëve?

Shkruan Fahri Xharra

Dr. Niko Zupaniq “ Gjurmëve të pellazgëve “ . Publisher: Zagrebu: (1922)  ASIN: B000IVM0P4

Në kohën kur nga institutet e larta shkencore shqiptare të historisë, kërkohet nga ne që mos shkojmë “ aq larg në histori” duke hulumtuar për pellazgët, sllavët e bëjnë të vetën, gjejnë burime të sakta ( të cilat egzistojnë) të cilat ne shqiptarët ose nuk i kemi ditur ose nuk kemi guxuar t` i dimë, ose nuk kemi guxuar të flasim, dhe ata mundohen ta gjejnë vetvetën duke “shkuar aq  larg në histori”. Sllavët dhe “grekët” e dinë të vërtetën tonë, lirisht mund të them më mirë se ne, por duke e çfrytëzuar vakuumin intelektual shqiptar, heshtjen tonë, mohimin tonë të çdo lashtësije shqiptare, i “ japin “ të drejt vetvetës që historinë tonë ta paraqesin si të tyren.

Të kemi kujdes, puna e tyre po gjenë përkrahës në qarqet e ndryshme shkencore botës. Puna e tyre është edhe me të menduar afatgjat, nëse sot bota s` do iu besojë po  nesër, pas 100 viteve, pas dyqind.?

Nëse dikush e ka armik historinë ata jemi ne, shkaqet janë të ndryshme , duke filluar nga antipatia që e kanë ndaj nesh , sepse vet jemi shkaktar të asaj mospërilljeje nga ana e të tjerëve . I doni arsyet ?

-Shikoni se ku qendrojnë politikisht dy shtete shqiptare.

Me qindra libra të  shkruar dhe të botuar në dy shekujt e kaluar, ose libra  shumë të lashtë të ribotuar po ashtu në dy shekujt e kaluar e deri me sot , i kam në bibliotekën time, qoftë elektronike ose libra me “kore të forta “. Librat nuk mungojnë, por mungon interesimi institucional shqiptar.

Të analizojmë, serbët e urrejnë shkollën gjermane dhe austriake sepse sipas tyre , ata  “ iu dhanë shqiptarëve historinë e shkruar “. Se sa kishin të drejt në këte nuk e di, por mos të ishin studjuesit e atyre shteteve do të kishim ne diçka nga alabanologjia, historia ?

“Hahn-i i shihte shqiptarët jo vetëm si pasardhës të Ilirëve, po edhe të epirotëve e të maqedonëve dhe të gjithë këta popuj i mbante si të ardhur nga Pellazgët. Pellazgët për të ishin një popullsi paleoballkanike, që qëndronte më vete përballë grekëve të vjetër.”  Edhe një gjë Hahni ishte njeri i poltikes !

Nga Akademiket tonë e kemi këtë që po e shkruaj : “Shkrimtarët dhe veprimtarët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e rrokën me entuziazëm këtë tezë të Hahn-it dhe i dhanë përhapje në shkrimet e tyre. Kjo tezë u shërbeu si mbështetje për kërkesën e tyre themelore, që ishte: njohja e Shqiptarëve si një popull më vete, me të drejtat e tyre dhe me rrugë historike të veçantë. Naim Frashëri, për t’i mbrujtur shqiptarët me idenë kombëtare, për t’i bërë krenarë për lashtësinë e fisit shqiptar, e përdori këtë tezë të origjinës pellazgjike dhe shkroi ndër të tjera edhe vjershën e njohur “Shqipëria”, që nis me vargjet: Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë, Pellazg’ u thoshin më parë, Më së fundi shqiptarë.” ( Akademik Korkuti, Prof. Emil Lafe e të tjerë ) .

Ata ironizojnë : ” Atëherë kombi ynë ishte, si të thuash, në moshën foshnjore, e tërhiqnin mitet e tregimet legjendare. Kështu pak nga pak teoria pellazgjike u kthye në një lloj manie, u bë si një postulat i shqiptarëve. Që më 1902 Faik Konica ndër shtatë aforizmat e “shqiptarit të ditur”, vë të parën: “Shqipëtarët zbresin prej Pellazgëve. Kush mendon ndryshe, – në qoftë i huaj, është gomar; në qoftë Shqipëtar, është tradhëtar.” Kjo lloj manie ka vijuar dhe vijon edhe sot “ Pra , sipas tyre teorika pellazgjike u kthye në një lloj manie.  Thjesht, na rekomandojnë që kjo teorikë duhet të heshte sepse është mani, çmenduri e rilindasve së cilës i ka kaluar koha.

Para vetit, për ju e kam librin e Dr. Niko Zupaniq-it “ Gjurmëve të pellazgëve “ . e publikuar në Zagreb me 1922 (  ASIN: B000IVM0P4 )  ku ai shkruante:

Pra pellazget, pra helenëve në Akte, PlakiaPropontide dhe Lemnos , pra edhe në Ilirinë malore e cila edhe sot është me shqiptar.

Po nga i njejti autor, Ligjeratë e  Dr. N. Zupanić-t nga Lublana e mbajtur në Kongresin e III-të Gjeografëve dhe Etnografëve me 9.5.1930 në Shkup  Predavanje na III kongresu Slovenskih Geografa in Etnografa 9. V. 1930. (mesto: Skoplje — Univerza)   Aty shkruan : Duhet të dihet që banorët më të vjetër të Ballkanit ishin Pellazgët,, Lelegët dhe Karajt  ( Karienët)… me një gjuhë të grupit Sui Generis.

Ja edhe një fakt i tij , ( shiko foton , e nënvizuar me të kuqe ) : Pa i nezavisno od toga u paleolitskoj studiji, pokushava saznati,  ko su pelazgi,….  pra  kush ishin pellazgët ,që gjurmët e tyre gjenden edhe në Slloveni ??? Apo  jo,  ju miq të mohimit tonë historik ?

Fahri Xharra, 14.02.19

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT