E marte, 23.04.2024, 06:29 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Marrëveshja e Ohrit dhe zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

E marte, 19.02.2019, 10:18 PM


Dy fjalë rreth Marrëveshjes së Ohrit dhe Prespës, si dhe rreth zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni

Nga Reshat Nexhipi

Po filloj me këto të fundit. Nëse, liderët e partive tona, nuk merren dot vesh me njëri tjetrin për kryetar të përbashkët shqiptar, derman  vetëm shkuarja përsëri te ,,bosi,, për një platformë të dytë, por, me kusht, sicili të marrë me vete maskë dhe para takimit  ta vendosë në fëtyrë, duke kujtuar fjalët e Çerçiz Topullit, drejtuar armikut: ,,Lëri djemt e mij të shkojnë, se do t iu bëj të kuq me bojë,,.

Të kalojmë tani te dy marrëveshjet. Të dy këto ngjarje, do zënë vendin më të lartë në piedestalin e historisë Maqedonase, sepse, si koincidencë,  kanë ndodhur në dy selitë e mbretit të parë sllavo-maqedonas-Samoilit dhe, e dyta: Marrëveshja e parë, e vitit 2001, i dha fund konfliktit midis UÇK-së heroike dhe pushtetit të atëhershëm albanofob, pra shpëtoi shtetin nga rreziku i shkatërimit, kurse Marrëveshja e dytë, e vitit 2018, historinë e Maqedonisë e  vendosi në vendin e merituar, sepse rreth 30 vjet, i përngjiste trenit me lokomotivë prapa, e cila i shtynte vagonët në drejtim të pa njohur, që mund të përfundonte në ndonjë greminë katastrofale, kurse tani, me vendosjen e lokomotivës përpara, treni do shkojë drejt Europës të qytetëruar.

Përndryshe, shumica e atyre që nuk pajtohen me Marrëveshjen e Prespës,  jo se janë kundë hyrjes së këti shteti në NATO dhe EU, por për shkak se NATOJA ua bombardoi mikun më të ngushtë, kurse Euopa, e nxitur nga Amerika, faktorin shqiptar e avancoi aqë tepër sa që pa të nuk mund të ketë as kryetar, as qeveri dhe as parlament në Maqedoni. Pra, historinë e dy popujve më të mëdhenj të këti shteti, i  vendosi aty ku u takon.

PS. Rasti me ,,maskat,,  ndoshta e frymëzon rapsodin dhe patriotin e shquar të Gjilanit, zotri Demir Krasniqin, të përpilojë një poezi, e cila,  do jetë  mjaft interesante dhe domethënëse për lexuesit tanë. Edhe një ide tjetër për të: Të lexojë me kujdes   shkrimin e   shkëlqyeshëm dhe të paparë gjer më sot, të zotri Orhan Rexhepit, të cilin nuk e njoh, dhe të krijojë një poezi historike, e cila, gjykoj që të jetë mjaft e dobishme për lexuesit tanë. Në kontekst të  shkrimit të tij, do thoja këtë se ata shkencëtarë që mohojnë origjinën pellazge të shqiptarëve, këtë e bëjnë për shkak se, në të kundërtën, librat e tyre, të shkruara në kohën e diktaturës, duhet të pëlrfundojnë në kantat e plehrave.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora