E shtune, 20.04.2024, 01:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Kadri Tarelli: Komandant Jashari, të presim, ku je?

E hene, 18.02.2019, 11:38 AM


KOMANDANT JASHARI, TË PRESIM, KU JE?

Ku je komandant, o Adem Jashari!

Bir Dardanie dhe me gjak shqiptari,

Si shqiponjë në luftë, u hodhe i pari,

Si Mekë e shenjtë, i shenjtë t’u bë varri.

Një tempull ngrihet, kur po vdes shenjtori,

Pse një varr i thjeshtë, ku prehet dëshmori?

Gjaku i komandanti, luftëtar arbërori,

Nga dheu legjendë, mes legjendash nxori.

Ushtimë vjen nga mali, burri po bërtet!

Shporru serb i zi! Largohu çka po pret!

Nuk po të lus shumë, tash as po të pvet,

A po e ndin pushkën, me plumba po flet!

Hiqu shkja prej nesh, çka po don këtu?

Boll na sundove, duam me pshtu.

Dheu nuk të mban, as bar e as dru,

Po nuk ike ti, ke punë me mu!

Zjarr krisi dyfeku, gjyle lëshoi topi,

Po lufton një trim, si zog Kastrioti.

Flak u ndez Kosova, si fuçi baroti.

Lufta për atdhe, bekim vjen nga zoti.

Si kështjellë prej guri, kulla e Jasharit,

Nuk i tutet gjyles, as i trembet zjarrit,

Gjer në qiell u ngrit, flaka e pishtarit,

Ishin rrufe lufte, në ballë barbarit.

Ku je Adem lufta, O Jashar flamuri!

Për liri dhe komb, gjoksin zbërthen burri.

Flakë u ndez dheu, vullkan shpërthen guri,

Një ushtri përballë, hasmi shpejt të pruri.

Topa dhe tanke, mësyjnë një shtëpi.

Bota mbarë mbet, ku-ku, bani mahi,

Çka po ndodh larg, tej në Dardani?

Pesëdhjetë u vranë, shpëtoi veç nji.

Kurrë nuk do shuhet, ndër ne atdhetaria,

Në këmbë ngrihet plaku, pushkën kap fëmija

Në ballë po na prin, Adem trimëria.

Me gjak luftëtarësh, u skuq Arbëria.

Malit ushton kënga, piskamë përmbi re!

Komandant Jashari, të presim, ku je?

Zëri yt i luftës, po shpërthen rrufe:

Për komb e atdhe, jetën mos kurse!

Monument i lartë, roje për vatanë.

Gjigand në Skënderaj, ashtu në Tiranë,

Si Anteu ngrihesh, shikon anembanë:

Nga shkjau kujdes! Troje mos me i lanë!

Adem legjendari, simbol trimërie,

Hyn në këngë burrash, si në djep lavdie.

Në tinguj lahute, në tela sharkie.

Në frymëzim poeti, vargje poezie.

Të nderon Kosova dhe gjithë Arbëria,

Nga lufta dhe gjaku, erdhi mëvetësia.

Për ju ndër shekuj mbetet madhështia.

Si shenjtor i kombit, në zemër rinia.

Kadri Tarelli

Durrës më 16 Shkurt 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora