Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Tregonte Osman Kazazi

| E hene, 18.02.2019, 04:11 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

TREGONTE  OSMAN  KAZAZI

PAK BURRA KISHTE SHQIPNIA SI OSMAN KAZAZIN!

Ka perfundue Gjimnazin e Shkodres mbasi ka studjue nder Freten, në vitin 1940. Mbasi vazhdoi studimet në Itali, erdhi në Tiranë në vitin 1942. U arrestue si nacionalist në 1944, tri ditë para 17 Nandorit dhe u dënue 15 vjetë burg. Në dokumentin e Arkivit Ministrisë shenohet: “Çështja e tij u trajtua nga Gjykata Ushtarake e Krahinës ushtarake të Korpusit të Parë Tiranë e përbërë nga: nënkolonel Bilbil Klosi, Ismail Çaushi, Argjir Lipivani me prokuror major Gjon Banushi. Gjykata me vendimin nr.138, datë 12.5.1945 në bazë të nenit 15 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim e konfiskimin e pasurisë. U lirua nga burgu më 7.3.1959 dhe menjëherë u internua për 5 vjet në Shtyllas të Fierit me vendimin nr.1, datë 17.3.1959 të Komisionit të Internim Dëbimeve “për rrezikshmëri shoqërore” … Arrestohet për veprën e agjitacionit e propagandës në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal, Gjykata me vendimin nr.14, datë 11.3.1973 e dënoi me 10 vjet burgim. U la në fuqi me vendimin nr.63, datë 7.4.1967 të Gjykatës së Lartë. U ridënua prap gjatë burgimit. Doli nga burgu më 13.1.1986.”

Asht nder burgosjet ma të gjata dhe me shumë vuejtje të panjohuna! E njoha vonë!

18 SHKURT 1946: Ishte bashkvuejtës i Profesorit vet At Anton Harapit, në hetuesinë e Tiranës. Tregonte se At Antoni asht mbajtë nën një shkallë si në një kafaz me hekra. Ai nuk asht ngritë në kambë asnjëherë, ishte tek pjesa ku fillonte shkalla e betonit dhe qendronte gjithnjë nder gjunjë i germuçuem mbi një batanije në çimento. I hidhnin bukë të thatë dhe një teneqe me ujë. Dy ditë para pushkatimit, At Antoni i kishte dhanë Osmanit një pustull, që Ky kur ka humbë shpresen e lirimit nga burgu, ia ka dhanë një kushrinit Lef Nosit.., që nuk e kishte pa ma asnjëherë. Fati i saj nuk dihet!

Martiri i gjallë Osman Kazazi besonte në Shejtnimin e At Anton Harapit nga Vatikani!

Kur Osmani tregonte qendrimin e Mësuesit të vet, gjithnjë nder gjunjë dhe tue thanë në çdo kohë uratë, gjithmonë optimist... Vetem, kur Osmanit i pritej fjala e i rrillnin lotët...

Sa me shpejtësi Shqiptarët po rikthehen në barbarizem dhe terror! Mjerim i madh!

Melbourne, 17 Shkurt 2019.