E enjte, 28.03.2024, 01:27 PM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Identiteti, kohezioni dhe ruajtja e vlerave - Vizitë e Përfaqësuesve të Lartë të shtetit rumun në Shqipëri

E hene, 18.02.2019, 12:57 PM


Identiteti, kohezioni  dhe ruajtja e vlerave - Vizitë e Përfaqësuesve të Lartë të shtetit rumun në Shqipëri

Nga Entela Binjaku

Një delegacion i Ministrisë për Rumunët Jashtë Vendit (MpRJV) drejtuar nga sekretari i shtetit Victor Alexeev vizitoi disa ditë më parë Shqipërinë.  Në pjesën e parë të kalendarit të kësaj vizite delegacioni zhvilloi një takim me ambasadorin e Rumanisë në vendin tonë Shkëlqesinë e Tij Mircea Perpelea dhe me konsullin e nderit të Rumanisë në Shqipëri Elvis Tocin. Diskutimet u përqëndruan në situatën aktuale të komunitetit arumun në Shqipëri me theks mbi nevojat e pakicës kombëtare arumune në vendin tonë. Më tej vizita vijoi në shkollën dhe kopështin e fëmijëve në Divjakë ku koordinatorët e projektit që merren me këto dy institucione kërkuan kushte më të mira për fëmijët.

Pasditen e kësaj pjese të parë të vizitës në mjediset e përfaqësisë diplomatike të shtetit rumun në Tiranë  u zhvillua një takim mes Sekretarit të Shtetit z Victor Alexeev dhe Drejtores së Kabinetit pranë ministrisë së MpRJV znj. Adriana Danila dhe përfaqësuesve të shoqatave arumune dhe mass medias në gjuhën rumune, me synim prezantimin e Udhërrëfyesit të MpRJV 2019 dhe procedurat e përfitimit të financimeve të parimbursueshme. Në takim morën pjesë përfaqësues të shoqatave që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri në drejtim të ruajtjes dhe trashëgimisë së identitetit arumun dhe të përcjelljes së vlerave të kombit rumun.

Ata u propozuan përfaqësuesve të shtetit rumun që MpRJV të kryejë më shumë sezone informimi dhe përgatitjeje në Shqipëri sepse edhe veçantitë gjuhësore të pakicës arumune përcaktojnë nevojën e një vëmëndjeje më të madhe.

Në fjalën e tij ministri Alexeev përcolli përshëndetjen e ministres së MpRJV znj. Intotero dhe siguroi mbështetjen e saj për përcjelljen e vlerave të identitetit arumun në shoqërinë ku jetojmë.

Ai foli për kujdesin që shteti rumun jep për komunitetin e shqiptarëve  që jetojnë në Rumani gjë të cilën vijon ta bëjë prej 90 vjetësh!

Në vizitën e tij z. Alexeev theksoi rëndësinë e komunikimit, bashkëpunimit dhe përcjelljes së mëtejshme të vlerave të këtij këtij komuniteti por edhe të shtetit rumun duke i nxitur aktorët kryesorë të pranishëm të punonin në drejtim të projekteve. Edhe njëherë u theksua mbështettja për të rinjtë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet ne Rumani, mbështetje e cila, sic ai i shpreh pritet të rritet në vitet në vazhdim.

Theksojmë se Rumania ofron prej vitit 1994 rreth 100 bursa për të rinjtë nga Shqipëria që shprehin interes të studiojnë në shkollat rumune. Një pjesë e madhe e tyre e kthyer në Shqipëri shërbejnë me ekspertizën e marrë në sistemin arsimor rumun, në institucionet dhe shoqërinë shqiptare.

Në fjalën e saj znj. Danila në cilësinë e Drejtorës se Kabinetit  u shpreh se edhe ajo ndodhej në vendin tonë dhe ishte mjaft e impresionuar nga mikpritja dhe ngrohtësia e gjetur. Ajo i bëri një përshkrim  Ministrisë për Rumunët Jashtë Vendit  që ka në “patronazh” rreth 10 milionë qytetarë nga të cilët 6 milionë në diasporën historike dhe 4 milionë të emigruar vitet e fundit.

Në ditën e dytë delegacioni vizitoi Korçën dhe Konsullatën e Nderit të Rumanisë në këtë qytet.  Vizita e Sekretarit të Shtetit në Shqipëri përmbylli edhe sezonin e informimit lidhur me financimet e projekteve dhe të Udhërrëfyesit MpRJV 2019 në komunitetet historike.

Siç edhe dihet ky 6 mujor përkon me Presidencën Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian.  Marrja e Presidencës është një ngjarje që ndodh për herë të parë dhe ambasada e Rumanisë në vendin tonë për këtë rast organizoi një ceremoni të posaçme që u mbajt në datën 22 janar 2019 në “Shtëpinë e Evropës” në Tiranë.

Në prani të trupave diplomatikë në vendin tonë, përfaqësuesve të politikës shqiptare dhe mediave Shkëlqesia e Tij ambasadori Mircea Perpelea në fjalën  përshëndetëse shpalosi vizion rumun të shprehur edhe në sloganin e kësaj presidence: "Kohezioni, një vlerë e përbashkët evropiane".

Në vijim të kësaj motoje dhe në shprehje të mbështetjes që shteti rumun jep për të gjitha komunitetet kudo ku jetojnë jashtë kufijve, u realizua edhe kjo vizitë.

Vlen të theksohet se kjo është e dyta herë në një periudhë të shkurtër që një përfaqësi e lartë vjen në vendin tonë si tregues edhe i vëmendjes që shteti rumun dhe ministria e linjës jep për arumunët.

Shkëlqesia e Tij ambasadori Perpelea, si përfaqësuesi më i lartë i Rumanisë në vendin tonë shprehu edhe vendosmërinë e shtetit rumun për ruajtjen e këtij bashkëpunimi që i ka rrënjët thellë në histori dhe që vijon të mbesë një vlerë e përbashkët mes dy shteteve tona.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora