E diele, 26.05.2019, 06:14 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Mos e ngucni flamurin e Skënderbeut!

E diele, 17.02.2019, 11:09 AM


Po flitet, po shkruhet po bisedohet: kur ka tym, ka dhe zjarr....

A duhet të lejojmë një gjë të  tillë?! –JO !

Mos e ngucni flamurin e Skënderbeut!

…Bota e qytetëruar nuk duhet t’i lejojë këtë pasardhës të Ilirëve e të Pellazgëve të lashtë që të zhduken. Raca e tyre ka lindur Pirron, Aleksandrin e madh, Shën Jeronimin, Konstandinin, pesë perandor të tjerë Romak, Papa Kelmentin XI, Skënderbeun, Krispin dhe shumë heronj të tjerë. (Joseph F.Gould,The Independent ,1916).

Këto shkruheshin për ne, këto thirrje të civilizuara e dinin se së shpejti do të ndodhë diçka me popullin tonë të “humbur”. Ne ishim në trojet tona, por ishim memecë, të pa zë; ishim të shurdhër, na e kishin shqyer timpanin e lashtësisë; diçka përgatitej e ne ishim larg vorbullës së gatimit. Të rrallë ishin ata që e dinin këtë, por edhe nëse e dinin nuk guxonin të flisnin… Koha ecën dhe Historia pa ne shkruante atë që e donin të tjerët.

“Shqipëria mban një pozicion të tillë strategjik, sa që ajo është e lakmuar nga të gjitha racat fqinje, por asnjë prej tyre nuk do të ishte e gatshme për ta parë atë të zotëruar nga ndonjë rival. Prandaj dhënia e Shqipërisë ndaj çdonjërës racë, ose çdo ndarje e mundshme e saj mes racave të ndryshme, do të shkaktonte një xhelozi të tillë kombëtare e racore ballkanike sa që ndezja e një lufte tjetër në Ballkan – e cila mund të përfshijë përsëri gjithë Evropën – do të ishte e pashmangshme.” (po aty). Po mirë, po e shohim se ku ishim, e përse na lakmonin. Po tani?

Kombin e mbanë historia e saj. Kombin në mesin e kombeve tjera e lartëson e kaluara e saj, gjurmët e saja, gërvishtjet e saja.

Mos na e prekni Historinë!  Po flitet, po shkruhet po bisedohet; kur ka tym, ka dhe zjarr. Jo, nuk guxon asgjë të preket nga Historia jonë, nga Flamuri ynë. E pamë më lartë se edhe Flamuri ynë e ka historinë e tij, plot krenari., gëzim, rrëqethje dhe vendosje të mirë fillet: Mos më prek!

Përfundimisht, një përfundim jo fort logjik, në ketë vend të gjithë kemi luajtur pak… asgjë s’na pëlqen nga ky vend, asnjëherë nuk po e konsiderojmë si shtëpinë tonë këtë vend, me çka jemi ku ushqehemi që të veprojmë ashtu si nuk e meriton ky vend, ta trajtojmë kështu! Po kaq shumë helm paska patur ky vend? Ku duam të jetojmë? Po fëmijët tanë si do t`i rrisim?

Kombin e mbanë historia e tij. Kombin në mesin e kombeve tjera e lartëson e kaluara e tij, gjurmët e tij, gërvishtjet e tij. Mos na e prekni Historinë!

“Rreth flamurit të përbashkuar,

Me një dëshirë me një qëllim,

Të gjithë Atij duke u betuar,

Të lidhim besën për shpëtim.....

Flamuri është historia e një populli. Kush ve dore në të, prek historinë, prek përpjekjet dhe luftën e Kombit për mbijetesë dhe identitet Kombëtar. Në kushtet e sotme, Flamuri ynë, është më i domosdoshëm se asnjëherë. Mos luani me ndjenja! Boll më! Na mbytet!

Jeta ka gjera më të lumtura për të menduar; kemi nevojë edhe për burra që mbrojnë pavarësinë, por kemi nevojë edhe për shkrimtar, filozof, shkencëtar, intelektual,njerëz largpamës e atdhedashës, industrialistë dhe të mençur; Mos na e prekni Historinë!

Simbolet kombëtare e kanë historinë e lindjes së tyre dhe shumë vështirë është të falsifikohen e të ndryshohen sipas dëshirës së politikës ditore.

Fahri Xharra, 11.02.19

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT