E shtune, 20.04.2024, 04:07 PM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Letër e hapur liderëve dhe popullit

E diele, 17.02.2019, 12:15 PM


Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës:

LETËR E HAPUR LIDERËVE INSTITUCIONALË

DHE POPULLIT TË REPUBLIKËS SONË

Ta ruajmë, ta mbrojmë, ta zhvillojmë dhe ta gëzojmë bashkë Dardaninë tonë të quajtur Kosovë

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Në vigjilien e 11 Vjetorit të Pavarësisë, 16 shkurt 2019

Shumë të nderuar liderë institucionalë dhe politikë, shumë të dashur vëllezër e motra – popull i Dardanisë, të pëllëmbës gjeografike të quajtur Republika e Kosovës, me urimin për mirësinë dhe mbarësinë tonë të përgjithshme, po ju drejtohem, nga larg, me këtë letër të hapur, në vend të urimit festiv.

Tentime me bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë janë organizuar dhe janë ndërmarrë shpesh, nëpër shekuj e nëpër vite, por kot. Serbët nuk duan të dëgjojnë as të stabilizohen bashkë me ne. Në të vërtetë ata duan vetëm me një kusht: vetëm nëse ata komandojnë në trojet tona dhe e shfrytëzojnë tërë pasurinë e tokës sonë.

Jam shumë i bindur se ka ardhur koha që t’i ndalojmë njëherë e përgjithmonë në marshin e tyre gjakues e bartës tragjedishë, duke u thënë: STOP E PRAPA KTHEHUNI O KRIMINELË SE KJO TOKË KA ZOT!!!

Masa e Qeverisë Haradinaj me taksën 100% mbi mallërat serbe e boshnjake është shumë e qëlluar, në kohën më të duhur. Nuk po habitem me presionet e Europës kurvë (siç e ka quajtur i Madhi Fishta) as të rrugaqes e mafiozes italiane Federica Mogherini, që po udhëheq politikën e jashtme europiane e po na bën gjithë këto presione, madje edhe duke mos e njohur shtetin e Kosovës, por po habitem me miqtë tanë të përhershëm amerikanët, të cilët më duket janë uzurpuar nga presidenti i dyshuar Donald Trump, i cili ka filluar me presione mbi Qeverinë tonë.

Po ju drejtohem ju liderë institucionalë, pikërisht Shefit të Ekzekutivit, Kryeministrit Ramush Haradinaj, me këto propozime, të cilat besoj janë edhe të shumicës së popullit të Kosovës. Që të ruajmë miqësinë dhe partneritetin me miqtë dhe partnerët tanë të sinqertë, propozoj që të pezullohet taksa në afat prej vetëm një muaji, vetëm në muajin mars, për të pritur qeverinë serbiane, mos po ndërron qëndrim ndaj nesh, edhe sikur ata të vëjmë kushte për të dialoguar, më sa vijon:

1.         Ne dialogojmë vetëm pasi që Serbia të na paguajë dëmshpërblimin për torturat dhe

shkatërrimet gjatë pushtimit edhe gjatë luftës, më së paku 50 miliardë dollarë.

2.         Dialogojmë vetëm pasi të na i gjejë e të na i kthejë eshtërat e të vrarëve të pagjetur të luftës.

3.         Dialogojmë vetëm pasi të na kërkojë falje publike për krimet dhe shkatërrimet.

4.         Dialogojmë vetëm pasi të na njohë me kufinjtë, që i kemi edhe në hartën që e kemi edhe në flamur, si dy vende fqinje.

5.         Vetëm pas marrëveshjes së mirëkuptimit të fqinjësisë e bëjmë bashkë, edhe me mbikqyrjen e arbitrazhit ndërkombëtar demarkacionin e kufurit mes shteteve tona.

6.         Dialogojmë vetëm nëse i ndërpret njëherë e përgjithmonë ofenzivat penguese në organizmat ndërkombëtare.

7.         Dialogojmë vetëm pasi të ndalohet përzierja e Beogradit në politikën tonë të brendshme, përmes partisë “Lista Srpska” e cila në të vërtetë është partija Srbija dhe komandohet nga Vuçiqi, i cili është një klysh radikal i Sheshelit, i veshur me lëkurë demokrati.

8.         Dialogojmë vetëm pasi që Gjykata Speciale të mbarojë hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, të porositur nga vetë Vuçiqi.

9.         Dialogojmë vetëm pasi që shqiptarët në Kosovën Lindore, të pushtuar t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që i gëzojnë serbët në Kosovë.

10.       E nënshkruajmë marrëveshjen e normalizimit dhe të mirëkuptimit, vetëm me garantimin e Presidentit Trump e të Kancelares Merkel, që duhet të jenë të pranishëm dhe garantë me nënshkrimet e tyre.

Veç këtyre, Zoti Kryeministër Haradinaj duhet të ndërmarrë edhe një hap: t’i kërkojë ëmshpërblim edhe  Turqisë së Erdoganit për terrorin dhe shkatërrimet që na ka bërë për 535 vjet, që do kapte shumën prej disa qindëra miliardë dollarë dhe të vëjë taksë edhe mbi mallërat turke që hyjnë në Kosovë, derisa Erdogani në Serbi ndërton fabrika e në Kosovë vetëm xhami të stileve otomane. Këtë e argumentoj me faktin se Erdogani edhe sot po sillet si sulltan në Kosovë, duke na terrorizuar me KEDS, që shesin rrymë duke na lënë ne në terr e që na bëjnë të paguajmë rrymën edhe për serbët në komunat veriore, madje edhe duke i marrë njerëzit edhe me shtetësi të Kosovës, me aeroplan qeveritar turk e me polici vrastare turke, duke i kidnapuar...

Zotëri Kryeministri Haradinaj, pasi të marrë garancinë e Trump-it dhe të Merkel-it, duket të dalë ma një deklaratë kundrejt Europës së Mogherinit e të Hahnit, më sa vijon:

-           Nuk dua as libelarizim e as integrim në Europën që e udhëheqni ju.

-           Nuk dua kurrëfarë marrëveshje me Serbinë, pa i përmbushur të gjitha ato që janë nënshkruar në Bruxel.

-           Me Serbinë, edhe me ju gjithçka do të jetë reciproke. Derisa ata nuk pranojnë targat tona, as ne nuk i pranojmë të tyret. Derisa ata nuk i pranojnë pasaportat tanë, as ne nuk i pranojmë të tyret.

-           Derisa ju europianët nuk na i heqni vizat, në Kosovë nuk mund të vini pa viza.

Nëse i marrim dëmshpërblimet, mund të ndërtojmë shumë fabrika e të mos ketë të

papunë në Kosovë. Pastaj nuk kemi nevojë të vëjmë taksa, sepse veç importimit edhe eksportojmë prodhimet tona.

Nëse nuk ia del me këto Z. Kryeministër, prishe koalicionin, shkojmë në zgjedhje të

reja, vjen në pushtet në koalicion me LDK-në dhe në të parën seancë të Kuvendit e shkarkoni Presidentin Thaçi, për shkak të shkeljes së Kushtetutës, duke, duke hedhur në treg sovranitetin e vendit. Atëherë le të le të “merret vesh” me Vuçiqin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora