E premte, 19.04.2024, 08:50 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Hashim bëhu burrë, o sot, o kurrë!

E enjte, 14.02.2019, 08:12 PM


Hashim bëhu burrë, o, sot o, kurrë!

(Z. President mblidhi mendët, as kompromise as « tram » me kufinjtë e trollit dardan)

Nga Dedë Preqi

Po e dimë se diçka po të mundon z.president, por bëhu burr dhe tregoj popullit tënd,  se çka po të mundon aq shumë dhe ky popull do ta jepte përkrahjen, sepse përveq se të ka zgjedhur president të vendit, të ka edhe bimë të vetën, të një gjaku dhe të një rrënje kombëtare.

Bëhu burrë, jo sot o, kurrë dhe dil para popullit tënd dhe tregoju se çfarë plani i fsheht po përgaditët  në mes jush dhe kryetarit të Serbisë, A.Vuçiq, për kufinjtë e Kosovës me Serbinë, dhe përulja para popullit tënd nuk është gjest dobësie, por një virtyt burrërie.

Popullata e Kosovës, ka rënë në dilemë dhe vijimi i tregimit tënd « tragjik » për korigjimin e kufinjëve të Kosovës me Serbinë, po e ç’mend këtë popull, sepse përveq tjerash, po e vënë në pikëpyetje shtetin dhe popullin e këtij vendi, dhe po bëhët fjalë për një ngjarje që e rëndon deri në zenit gjendjen tonë historike.

Një presupozim i tillë me korigjimin e kufinjëve, i cili po kundërdhtohet edhe nga fuqitë e mëdha të Evropës dhe botës, tërheq pas vetës shumë pasoja të pa shmangshme, jo vetëm në mes këtyre dy popujve, por edhe në sipërfaqën e rajonit, kuptimi i sëcilës mund të merr përmasa të pa parashikuara të rrezikshmërisë.

Populli i Kosovës, ka me çka të mirret, në veqanti me ekonominë dhe mirëqenjën e vet qytetare, edhe pse është i preokupuar me shumë probleme dhe pasoja që ka lënë lufta e fundit e Serbisë së Millosheviqët, ky popull sot po ngarkohet edhe me politikën e brishtë të vendit të vet, e cila po ia imponon rrezikun dhe kërcënon edhe  ekzistencën.

Korigjimi i kufinjëve do sjell ujë në mullirin e Serbisë, dhe ata që i ke në përkrahje, nuk ia donë të mirën këtij vendi dhe as këtij populli. Edhe politika e mirëfilltë dhe filozofia politike e SHBA-ve, e mbështet  të njëjtin mendim sikur popullata e Kosovës, për të mos ndryshuar kufinjtë e këtij vendi, me përjashtim të ndonjë përkrahësi që është aleat i Rusisë dhe Serbisë.

Plani dhe konceptet e juaja z.president, në lidhje edhe me heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, nuk është arsye të trajtohet dhe të hedhët poshtë pa ndonjë kusht që duhet ti vendosët Serbisë,  sepse kur gjithçka e vendit tonë injorohet, dhe vetë qenja njerëzore i mohohet dhe dhunohet, kjo gjë e ka domëthënjen e vet, e cila e ka vetëm një përgjigje adekuate, atë të reciprocitetit.

Prandaj, z.president, bëhu burrë o, sot, o, kurrë, dil dhe thuaja të vërtetën popullit tënd, që nesër, në vend që të thërrasin kryetar, do të quajnë tradhëtar !!! Në formën e saj pozitive ajo ndjenjë prodhon vetëdijën e zotërimit të vetëvetës dhe të fuqisë që ke, ndërsa në formën negative kthehet në kotësi, në fodullëk dhe në tradhëti.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora