E premte, 19.04.2024, 12:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mandrica fshat shqiptarë në Bullgari

E enjte, 14.02.2019, 08:33 PM


Mandrica fshat shqiptarë në Bullgari

N’ vitin 1718 –

Është ndërtuar një kishë e vërtetë !

Banorët me prejardhje shqiptare –

Mirë i ruajtën veshjet kombëtare !

Veshjet kombëtare , që bartnin suljotët –

Të pastra si syve  kur iu  rrjedhin lotët !

Kështu  ishte deri n’ shekullin e XIX – të –

Veshja suljote kombëtare e vërtetë !

Por , kur fustanella  ishte eliminua –

Nga pantallonat  trakase ishte zëvendësua !

Ndërsa veshjet e grave u ruajtën me besnikëri –

Deri n’ kohën e emigrimit në masë në Greqi !

Mandrica është një fshat i vetmi n’ Bullgari –

Që është i banuar  plot me  shqiptari !

Në pjesën lindore të maleve Rodope –

Pranë kufirit bullgaro – grek , shëmbëlltyrë Evrope !

N’ vitin 1636 , ky fshat hyni n’ farë –

Nga disa barinj që ishin  ortodoksë shqiptarë !

Që e  furnizonin mirë  ushtrinë osmane –

Me produkte qumështi – prodhime t’ kësaj ane !...

Ata u lejuan të merrnin një copë toke

Dhe të mos paguanin taksa  për ekzistencë koke !

Pjesa më e madhe e shqiptarëve  t’ vërtetë –

Erdhën n’ shekullin XVIII- të dhe të  XIX- të !

Nga rrethinat e Korçës dhe rajoni i Sulit –

Erdhën n’ tokë t’ Mandricës , themelet i ngulit !...

Për nevoja t’ besimtarëve ortodoks t’ vërtetë –

Një kishë është ndërtuar n’ vitin 1718 !

Banorët  ruajtën veshjet kombëtare suljote –

Deri n’ shekullin e  XIX-të ,  t’ pastra  nëpër mote !

Fustanella tradicionale , kur  u eliminua –

Nga pantallonat trakase , ajo u zëvendësua !

Ndërsa veshjet e grave u ruajtën me xhelozi –

Deri n’ kohën e emigrimit në masë në Greqi !

Banorët e sotëm , të fshatit që janë rritë –

Përbëjnë brezin e fundit që e ruajtën këtë traditë !

Edhe pse jetojnë në shtetin bullgarë –

E konsiderojnë veten , tamam  si shqiptarë !

Shumica prej tyre nuk kanë  mund me shkua –

Shqipërinë , as Kosovën  kurrë me i vizitua !

Shqiptarët që jetojnë në fshatin Mandricë –

Gjithmonë e ndiejnë veten , se janë një  pakicë !

Sipas regjistrimit të vitit 2001 –

E  klasifikuar si grup etnik në Bullgari !...

Shqiptarë ishin vetëm 278 –

Numri i tyre ishte  real dhe  i vërtetë !

Është shumë më i lartë që duhet shënuar ,

I këtillë  ka qenë  dhe n’ kohë të kaluar !

Jaranov , prej Ukrainës punës iu kishte kurdisë ,

Ky studiues  i famshëm dritë e  historisë –

Shkruan se arnautët  n’ tokë të  Bullgarisë ,

Të gjithë janë t’ shpërngulur prej  trojeve t’ Shqipërisë !

Të gjithë janë  shpërngulur nga  rrethi e Korça ,

Ohri, Elbasani , Çermenika , Golloborda ...

Nga shekulli i XV-të,  deri n’ shekullin e XIX – të –

Pastaj  n’ Ukrainë , o,  janë bartur për jetë !

Mes shekullit të XV-të  dhe të  XVII-të –

Shumë grupe shqiptarësh  kërkonin vend për jetë !

Si t’ besimit  katolikë  dhe  ortodoksë prore –

U vendosën n’ disa pjesë t’ Bullgarisë veriore !...

Një  grup u vendosën  në Trakinë jugore –

Minatorë në  Kopilovtsi , ishin vendosë prore  !

Disa  ardhës të  parë shqiptarë , n’ Bullgarinë moderne –

U vendosën në një fshat – qendër  t’ madhe miniere !...

Gjilan, më 10.02.2019. Demir Krasniqi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora