E shtune, 20.04.2024, 10:56 AM (GMT+1)

Mendime

Astrit Lulushi: Krenari pakokë

E merkure, 13.02.2019, 08:39 PM


Krenari pakokë

Nga Astrit Lulushi

Shqipërisë duhet t’i vij turp nga vetja kur sheh njerëz me talente që braktisin vendin dhe e gjejnë veten në shoqëri që krijon mundësi. Ermal Meta, Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora e të tjerë janë bërë me famë në botë. Por pse Shqipëria duhet të krenohet? Eshtë turp kombëtar kur vendi ku njeriu lind, që është vendi i vet, nuk krijon mundësi për të jetuar e realizuar shpresat. Shqipëria, shtet mbi 100 vjeçar merret ende me tranzicionin e pushtetit të vet, apo me pagesat me këste për ish të përndjekurit. Vendi duket sikur të ketë dalë nga një luftë civile, që thuhet se kurrë nuk ka patur, ndërsa njerëzit ushqehen me urrejtje të trashëguar. Qeveritë kanë ardhur e ikur sikurt të ishin kuislinge ose grupe a familje mafioze qe kujdesen për llogaritë e veta, vrasin, burgosin, pushojnë nga puna vetëm se kreu është paguar më shumë nga një tjetër. Qeverisja duket prej hajdutësh, njerëz të intrigave, poshtërsive, servilizmash, apo thjesht të hurrit e litarit. Dhe pastaj hedhim sytë përtej detit, gjejmë këtë-atë shqiptar të suksesshëm, mburremi dhe ushqejmë egon e sëmurë e krenarinë kur nuk kemi kokë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora