E enjte, 28.03.2024, 04:04 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Qeni Mollos dhe qeni i madh i Danajëve

E marte, 12.02.2019, 07:03 PM


Qeni Mollos dhe qeni i madh  i  Danajëve

Rilindësi ynë i madh, dijetari Sami Frashëri e shpjegon shumë qartë përkatësinë ilire të territorit të quajtur Epir. Kështu, ai thoshte: ... “Ilirët dhe Epirotët rronin njësoj e ishin si shqiptarët e sotëm pa ndonjë ndryshim dhe flisnim gjuhën që ne e flasim sot. Ata ishin një racë dhe flisnin një gjuhë, si shqiptarët e sotëm pra gjuhën shqipe. Epiri ishte një emërtim vendi, sipas ndasisë dhe nuk ishte një emërtim i veçantë, siç e bëjnë këtë punë pseudoshkencëtarët sot, më së pari të ashtuquajturit grek, duke theksuar se janë “dy popuj” të ndryshëm. Për fat të keq, edhe ndonjë studiues yni e ka këtë mendim të gabuar. Epiri “ndahej” nga ilirët e tjerë vetëm për sa i përket religjionit administrativ, por, përderisa flisnin të njëjtën gjuhë, gjuhën shqipe, ishin një popull e një komb. Toskët e gegët gjithmonë kanë qenë i njëjti komb. Epiri është emër i vjetër i Toskërisë..”. (Sami Frashëri – Shqipëria çka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”)

Pikërisht për këtë territor të Epirit, në të cilin banonte fisi ilir i Mollosëve, autorët antikë përmendin edhe qentë e shquar mollos. Ja çfarë kumton përsëri Aristoteli në veprën “Mbi historinë e kafshëve” : “...qentë e gjuetisë së Mollosisë nuk ndryshojnë aspak nga qentë e vendeve të tjera. Por, qentë e kopeve të kësaj krahine ua kalojnë qenve të tjerë si në madhësi, ashtu edhe për sa i përket guximit të tyre kur përleshen me kafshë të tjera. Nga kryqëzimi i qenve mollos me ata lakon, del një lloj qeni që shquhet për guxim dhe durim...”.

Të dhënat e historianëve të antikitetit, na sjellin fakte të shumta interesante mbi mbajtjen e qenve mjaftë të mirë nga fiset e Ilirisë së lashtë. Sipas Aristotelit (322 p.e.s.), filozofit më të shquar dhe mendimtarit më me ndikim në kohërat antike, në veprën e tij madhore “De animalium historia” - Mbi historinë e kafshëve, në librin e 3-të thuhet: “...përveç gomarit, në Epir të Ilirisë rriten edhe kafshë të tjera të trasha dhe mbi të gjitha qetë dhe qentë...”. Po gjithashtu sipas Skylapsit (shek.VI-V p.e.s.), udhëtar, gjeograf e historian grek, në veprën e tij me titull “Periplus” – Lundrimi, mësojmë për një fis ilirësh të quajtur Mollos. Sipas tij “...fiset mollose banonin nëpër katunde. Një pjesë e tokës së tyre zbret deri në det, ndërsa pjesa më e madhe shtrihet në viset e brendshme...”. Pra, sipas këtij autori, është fjala për ato treva që i bie të jenë sot në brigjet më jugore të vendit tonë. Pra, po t’i referohemi edhe profesor Frashërit, rezulton të jenë trevat përreth qytetit të Janinës (Epiri) e deri në bregdet, territore këto të populluara në vazhdimësi prej popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Sipas Virgjilit - poet latin i antikitetit, fiset mollose kanë qenë gjithashtu të famshëm për qentë e tyre të luftimit, të cilët barinjtë i përdornin për të ruajtur tufat e tyre. Sipas tij, në veprën “Gjeorgjikët”, qeni më i famshëm ishte ai i “Aleksandrit të Madh”, i cili quhej Peritas. Dihet tashmë, se “Pirro mollosi” i Epirit, ishte kushëri me “Aleksandrin e Madh” të Maqedonisë. Plini thoshte se ilirët u dhanë qenë aq të mëdhenj Lekës saqë vrisnin si luanët, e që mundnin luaj, elefantë e dema në stadiume. Në ato troje ka banuar fisi i njohur ilir Molosët i cili është marrë me bujqësi ekstensive dhe ka kultivuar qen të tillë autoktonë, prej të cilëve e ka prejardhjen dhe ekziston raca autoktone

Elena Kocaqi në “ Luften e Trojës – luftë pellazgo-ilire “, shkruan : Përdorimi i emrit grek për Akejët, Danajët, Pellazgët është një përdorim anti-shkencor. Aty Akejtë janë të prejardhjes pellazgo-ilire të cilët e quanin vetën Akejë,  Danajë, Argejë...Edhe veprat e shkruara me vonë nga latinët e kanë emërtimin Akejë apo Danajë...”( po aty faqe 9).

Pra, fisi i Danajëve që bukur përmendet edhe në Luftën e Trojës, edhe ata e kishin qenin e tyre të ngjashëm me qenin mollos, që në Europë sot quhet Qeni i madh i Danëve.

Emri i njohur që nga lashtësia, i gjetur me emrin mollos, është vetëm homonim e popullit që i rriste këta  qenë: Mollosi është eponim e Mbretit Mollos, i stërnipit të Akilit të Luftë Luftës së Trojës. Epirotët ishin popull lundërtar dhe ata këta qenë i kanë shitur në Azi .

Me qenë se Molloserët shiteshin në Azinë Perëndimore, Azinë Qendrore dhe Jugore si dhe në Afrikën Veriore, ata edh iu përshtatën kushteve të hapësirave të reja.

(Këtu në paragrafin e më sipërm ku shkrova që qentë janë shitur, ishte një tog fjalësh nga literatura botërore me të cilën unë nuk pajtohem.  Historia europiane, ende nuk e ka marrë guxim të shpjegojë drejt shpërndarjen pellazge në ato vise. Pra, kur njeriu i ynë i parë ka shkuar në viset e ndryshme të Europës dhe Azisë, normalisht që edhe molloserin e ka marrë me veti )

Lexojeni këtë : “ Kur bisedohet për  historinë e vjetër të qenit të Madh Danez (Great Dane  ) , thonë që të gjithë qentë e Azisë apo spekulimeve tjera, qenve të ardhur nga Tibeti, e kanë një origjinë . Zoologët  pyeten :  Why mention a Mastiff ?“ Kur dihet që edhe Qeni i Madh Danez  e ka origjinën nga qeni mollos. ( Because Great Danes share a common origin with an ancestor to the Mastiff known as the Molossian Dog.)

Histori, or djall i madh !

(referencat janë te autori i shkrimit )

Fahri Xharra, 04.02.18

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora