Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nurboja: Ndërrimi i shtatë hektarëve

| E diele, 10.02.2019, 11:22 AM |


PSE TENTOHET E INSISTOHET NGA KOMUNA E PEJËS NDRRIMI I SHTATË HEKTARËVE  E GJYSMË TOKE TË KOMUNËS ME NJË ARI TOKË PRIVATE...?!

NJË HERE TOKË KU AS MAGARI NUK MUND TË NGJITET HEREN TJETËR TOKË ME VLERA TË LARTA BUJQËSORE – KUR ME I BESU...?!

Nga Reshat Nurboja

Në debatin televiziv në Tribuna Chanel të datës 12 prill 2017, në mes shumë këndveshtrimeve të ndryshme lidhur me qeverisjen e Gazmend Muhaxherit jemi “konfrontuar” me fjalë edhe rreth këmbënguljës së Tij për ndrrimin e shtatë (7 ) hektarë e gjysmë të tokës së Komunës me një (1 ari) të tokës private... Në atë debat, të cilin mund ta ndiqni e ta vertetoni në videon e televizorit Tribuna Chanal në youtube me titull: “A u nderrua 1 ari me 7 hektarë në Pejë”: Në atë debat, Gazmend Muhaxheri, potenconte se po manipoloj, por prap pranonte se deshiron ta bën këtë ndrrim me fjalët “Unë e kam propozu Reshat Nurboja, këtë ndrrim, e edhe opet e propozoj, se ky një ari është në qender të qytetit (çka nuk qendron... verejtaj ime) ndërsa ai 7 hekter janë në Jabllanicë ku as magari nuk ngjitet” Në pyetjen time se kështu po rezulton se “mos ke deshtë me mashtru atë qytetarin” sepse sipas kësaj logjike ato 7 hektarë tokë e komunës nuk ka kurfarë vlere...”

Dy vjet pas, në vitin 2018, të njejtën tokë, ato 7 hektarë e gjysmë pronë komunale, kryetari Gazmend Muhaxheri ka tentuar të i ndrroi prap me 1 ari tokë private edhe në mbledhjen ,e Kuvendit të Komunës së Pejës të datës 31 dhjetor 2018, por edhe në këtë mbledhje me votë u kundërshtua ky ndrrim nga 21 anëtarë të kuvendit, pozitë e opozitë... Gazmend Muhaxherin e mbeshteten me voten pro apo abstenim vetëm 10 asambleistët më besnikë nga partia e tij dhe një përkrahëse nga opozita.... Por thelbi i këtij postimi qendron në ndryshimin e fjalëve dhe të vlerësimit të asaj toke komunale që me aq ngulm tenton ta ndrron apo tjetërson...

Në mbledhjen e kuvendit, Gazmend Muhaxheri, thotë:

(Nga procesverbali...)  Kryetari Ing. Gazmend Muhaxheri,për sqarim theksoi se: asnjëherë nuk kam thonë se ajo tokë është e pa vlerë. Dikur ka qenë vreshta, më pastaj është shfrytëzuar për mbjellje gruri. Unë fola për historikun e pronës dhe se ajo tani është pronë komunale. Vlerën e saj nuk e mohoi. Ajo tokë duhet me u punua dhe kur punohet merr vleftën reale....