E shtune, 20.04.2024, 03:21 PM (GMT+1)

Mendime

Hajro Limaj: Rrënimi i shtetit

E diele, 10.02.2019, 11:46 AM


RRENIMI  I SHTETIT

Nga Hajro Limaj - Kolonel, Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare

Nese qeveria Rama 1 beri nje sere reformash dhe ne disa drejtime u  forcua dhe u konsolidua shteti,Rama 2 jo vetem nuk mund te ecte perpara ,por u  shkeput nga  hartimi ,projektimi dhe zhvillimi  vendit ne drejtimet me te domosdoshme .Shkaku I kesaj gjëndje qëndron se qeveria eshte shkeputur nga realiteti,ka humbur komunikimin dhe dialogun e nevojshem me popullin ,si rezultat i se cilës nga sherbetore e poullit që duhej të ishte është  kthyer ne  dhunuese dhe poshtruese e tij.

Konfliktet e ashpëra me qytetarët e Kukësit ,të gjithë veriut dhe më tej të Kosovës për taksat marramendëse që vendosi për kalimet në rrugën e Kombit,ku rrevoltat  e shpërthyera i bën tym e flak  kioskat metalike te ngritura per pirjen e gjakut te shqiptareve,debatet dhe konfliktet e gjata për shembjen e teatrit dhe ndertimin e kullave pranë tij dhe së fundi  lufta që po bëhet për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Re me nje shifër të pa parë dhe të pa dëgjuar në botë, 20 milionë euro,

duke u shkatërruar shtëpitë dhe duke i hedhur në rrugë qindra fimiljar sikur janë armiqt e shqipërise dhe jo qytetarët e saj,skandalet e pa besueshme  nga fitimi I tenderit të ndertimit të këtij segmenti nga nje firmë  enigmë  dhe mos arrestimet e enigmaxhineve dhe kokofortësia që vazhdon për ritenderimin e kësaj rruge tregojnë se qeverisja Rama 2 është në krizë vizionesh,largpamësie dhe sherbimi popullor.Flitet shumë dhe akuzohet për korrupsione galopante,krime te organizuara dhe veprimtrai oligarkie.

Po te ishte ndryshe nuk do të kishim këtë krizë të brëndëshme të Rilindjes,ku  shkarkimi i më shumë se gjysmës së qeverisë,disa prej të cilëve të akuzuar për korrupsion të rëndë,nuk do te sillte ne qeverinë e gjysmës Rama 3 kaq shume  njerez pa emër,pa asnje begraund  shtetror dhe shkencor.Shperthimet e studenteve per krizën e gjithanëshme në arsimin e lartë,të most themi dhe në atë para universitar e gjejmë në cdo ministry dhe digaster  të vëndit.Shërbimet shëndetësore janë vaj me det.Mjeku I familjes të jep rekomandimin për tu vizituar nga zemra apo ndonje smundje tjeter e rrezikeshme dhe spitali te cakton daten e realizimit mbas nje muaji apo 2,3,4,5,6 muajsh.Pensioinistet mezi hipin dhe zbresin shkallet e klinikave dhe spitaleve,te cilet vetem mallkojnë për këtë gjëndje ku përfundoi shteti,për të cilin të gjithë paguajnë taksa.Lere me hipotekat,ku me vite qytetaret nuk mund të marrin vërtetimin e pasurisë,shtëpive që kanë blere.Ore ne mes te Tiranes.17 vjet kane dy pallatet Sarael ne Rrugen Medar Shtylla te ndertuara nga antari I keshillit bashkiak Luan Bregasi dhe 150 familje nuk po marrin dote vertetimin hiptekor.Banoret I kane relatuar  kryeministrit Rama,kryetari te bashkise Velia,drejtorit te Aluizmit dhe te Hipotekes.Dhe fol pastaj që kemi shtet,që kemi shtetar,që I shërbejmë popullit.Prandaj most ë zëntë halli në këtë vend se vetem shtet nuk ka,sepse pot ë funksiononte shteti sic duhet  nuk do të ishin të fundit për cdo tregues në Ballkan dhe në Europë.

Populli është I braktisur.Kur cmimet  rriten në përmasa tëpa arritëshme qeveria 650 mijë pensionistëve nuk u indeksoi as 3 % pensionet,pa për rritjen e tyre as që u shkon në mendje.Fatkeqësi.Njeriu një jetë ka.Por kur punon mbi 40 vjete dhe flet me vehte tortuareve se nuk mund te pish dot asnje kafe me pensionin mujor që merr është e tmerrëshme.Thenia “Barkë ngopuri nuk pyet për  bark boshin” është një realitet I trishtueshëm tek ne.Kryeministri I Greqisë e mori detyrën në një krizë shumë të rëndë dhe në mënyrë simbolike gjatë gjithë kesaj periudhe qendroi pa gravate,deri sa tani publikoi se pagen minimale,edhe pensionin do ti coje 650 euro,ndersa Zaevi,kryeministri I Maqedonise deklaroi se do te vesh kepuce prej celiku dhe do ta coj rrogen minimale 500 Euro.Ne publikimin e diteve te fundit ne ishim me rrogen me te ulet ne Europe,231 euro.Por qeveritaret tane dhe politikanet krekosen,vishen me kostumet me te shtrenjta dhe me gjakun e popullit bredhin brenda dhe jashte shtetit me maminat dhe avionet me te mire…..

Po, rrenimi i shtetit. Ndryshe nuk ka se si te ndodhe kur  kapricot  dhe  egoizmat primitive ne luften midis kryeministrit dhe presidentit  krijojnë këtë situatë  qesharake për botën por dhimbëse për Atdheun.Presidenti nuk e dekreton minister te jashtem ,Z,Cakaj. Këtë detyrë me dëshirën e tij e mori të dekrtatuar kryeministri Rama.Por kryeministri,përballë kundërshtisë së presidentit e emron Z.Cakaj minister te jashtem dhe ai tani me kete funksion filloi takimet bilateral dhe shume palëshe brenda dhe jashtë shtetit.Pra dualizëm në kundërshtim me ligjet dhe interesat kombëtare.Në interest ë kujt është ?. Vetëm të shqipërisë dhe poullit shqiptarë jo.Dhe ky shtet I rrënuar tani kërkon të rrënojë edhe Kosovën që  nuk I janë tharë e larë gjakrat e hordhive milosheviciane.Politika shqiptare eshtë ndarë në dy pjesë.Kryeministri per “korigjimin  e kufijëve”  apo “shkembimin e territoreve”,ndersa presidenti “per mos ndryshimin e kufijëve të Kosovës”.Ndryshimi apo mos ndryshimi I kufijëve të Kosovës është një pikë tepër nevralgjike.Ajo nuk mund te propozohet apo te realizohet nga individë apo grupe individësh të cilët  nuk kane marrë vendimin  politik dhe shteror te  institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë.Aktualisht harta e lëvizjeve dhe komunikimeve  të kësaj nisme me shumë pikë pyetje  do të sjellë  shumë problem madhore.Perderisa nuk ka transparence te plote  se cfare do te jap dhe cfare do te marre Kosova  dhe Brenda shtetit dhe politikes Kosovare ka perplasje  të ashpëra ,politika shqiptare duhet te ulet ne Keshillin e Sigurimit Kombetar dhe te kete nje qendrim zyrtar.Kjo detyre dhe e drejte buron nga kushtetuta.

Vazhimi i metjshem iketij rrenimi shtetror do te na s sjell pasoja te gjithaneshme.Prandaj  a duhet te reagoje dhe te ndryshoje urgjentisht politikat rrenuese qeveria Rama,ose duhet shkuar drejt zgjidhjeve te tjera politike.

GAZETA TELEGRAF, 05 SHKURT 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora