E hene, 18.02.2019, 02:41 PM (GMT)

Kulturë

Mevlud Buci: Epigrame

E shtune, 09.02.2019, 10:00 AM


EPIGRAME NGA MEVLUD BUCI

DRIDHE LIKE

Kudo e gjen nëpër tubime

Partinë quan rreze drite,

Mjeshtër i rrallë nëpër trillime

Me variantin : Dridhe Like…

KOKRRA E SHEQERIT

Shpifjen s`ia kursen as zotit,

Cilitdo ia hedh me vrer

I ngjan Zylos,Don Kishotit,

Kërcen me një kokërr sheqer…

SYLESHI

Natë e ditë i përbetohet

Të kam shpirt o Trim LLeshi

Nga fjalët hipnotizohet

Dhe s`e di burrë syleshi…

FUSHËME LULE

Mësuar  me  privilegje

Me naze, pekule

Në pozitë plot me rrengje

Kudo ta bën fushëme lule..

UJË    LOPATA

Kohë pa kohë bëjnë zotime

Ngopen veç me ligjërata

Punët kudo u dalin hime

Nuk u merr më ujë lopata…

KONKLUZION

Flasin flasin, marshalla

Me lezet tundin sheshin,

Lodhur me rrena plaka tha:

Unë mbaj furkën e ju leshin…

GOJA MJALTË E GOJA SPEC

Grinden grinden për drejtësi

Ligjet përdorin si pece

Qesharakët me trefytyrësi

Goja mjaltë me miell speci…

MË MIRË NDA SE KRYE ÇA

Bëjnë zënka e shamatë

Nuk flasin vlla me vlla

U shkoi jeta porsi natë

Më mire nda se kryet ça…

LEPURI

S`lodhet,s`mërzitet kurrë

Njeh lajkatarët here pas here

Me katër sy vigjilenti burrë

E kap lepurin me qerre…

FJALËPAMBAJTUR

S`mban fjalë as karar

Përdridhet si ngahera,

Pa bosht,lajkatar

Flurac me mendtë si era…

METAMORFOZË

Ferra çel nga trëndafili

Dhe nga trëndafili ferra,

S`këndon kush si bilbili

S`ka më të bukur se pranvera…

FUNDI

Seç e tha i madhi Eskili

Fjalët e tij botën e tundin

O njerëz ruhuni nga katili

Mos u mburrni pa pare fundin…

THIKA

Shajnë e shajnë pordhilikanët bosh

Për dokrrat e Servetes

Këtyre hajdutëve kodoshë

Koha u tha:Ngulja thikën vetes…

TRIUMFI…

Do guxim dituri,

Në ballë të jesh,s`është kollaj

Fëmijtë që e madhja pasuri:

Bëmë baba të të ngjaj…



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT