E diele, 26.05.2019, 06:12 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: 'Kosova VI, VII, VIII' e Jusuf Buxhovit me krenari, në Zagreb

E shtune, 09.02.2019, 12:21 PM


“Kosova VI, VII, VIII“  e Jusuf Buxhovit me krenari,  në Zagreb

Shkruan Fahri Xharra

Ju kujtohet reagimi i Akademisë Serbe të Shkencave në vitin 2012 : “I ashtuquajturi historian shqiptar Jusuf Buxhovi, para sa kohesh e botoi librin “Historia e Kosovës”, e cila le qe s`ka asnjë baze shkencore por i gjuan serbet krejtësisht nga historia, kurse Kosovën e përshkruan “si një qendër shpirtërore, kulturore dhe shtetërorë te Shqipërisë. “marria” e tij shkon aq larg saqë pohon se shqiptarët janë themeluesit e Trojës dhe shkruesi i Iliades është shqiptar.”

(Fahri Xharra , 15.04.12 Me rastin e botimit të kryeveprës historiografike “Historia e Kosovës” e Jusuf Buxhovit .  (http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?t=5112 )

Pra, dridheshin themelet  e falsifikimeve historike të serbëve, sepse historia jonë i ka rrënjët e thella, ato kurrë nuk shkulën, ato kurrë nuk thahen!

“Të lumtë Z Buxhovi, i ke tërbuar bishat shoviniste të cilat vetëm gjak shqiptari dëshirojnë. E vërteta i tërbon dhe i egërson pse një shkencëtar shqiptar arrin t’jua thotë të vërteten me bazë historike e arkeologjike të popullit shqiptar, të çilet që gjashtë shekuj gënjyen tërë boten. Zoti Buxhovi, libri yt do të na shërbej neve dhe gjeneratave të ardhshme për ta kuptuar të vërtetën historike te popullit shqiptare. Te lumtë, zoti të dhëntë shëndetin, si ty ashtu edhe gjithë atyre që i shërbejnë kombit shqiptar” pata shkruar aso kohe . Vetëm shpirti i njeriut i mbushur me atdhedashuri shkruan vepra si këto!

“Përshëndetjet më të përzemërta dhe dëshirat më të ngrohta për Ju, zotëni i nderuar Jusuf Buxhovi, qe si i ka hije një burri të vërtetë shqiptar, me punë të përkushtuar dhe mendjendritur, po ia vulosni vërtetësinë historisë sonë të ndrydhur e të shkelur nga armiqtë e egër dhe miqtë e shpifur. Ju, me Librat e botuar, ia lëkundet themelet Akademisë së Shkencave Serbe, e cila po shihet se është e tmerruar nga fakti se, nipat e shqiptareve “sharrëxhinjtë” të dikurshëm, po ua sharrojnë rrënjët gënjeshtrave serbe dhe po e nxjerrin në shesh të vërtetën shqiptare. Reagimet e Beogradit, janë dëshmia e suksesit Tuaj te plote z. Buxhovi. Këtij suksesi, të jeni i bindur, sa Ju, i gëzohen të gjithë bashkëkombësit tanë që kanë sy me pa dhe mend për të gjykuar punën tuaj aq shumë të dobishme për kombin tonë të shumëvuajtur dhe atdheun tonë me shekuj të sakatosur. Puna juaj është kënaqësia ynë më i mirë dhe hakmarrja më e denjë ndaj gjithë antishqiptarizmit.

Të dhëntë Zoti shëndet për punë e suksese të reja. Gëzuar!”- shkruanin dashamirët e të vërtetës shqiptare me rastin e botimit të ‘Kosovës “ ( Fahri Xharra, http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?t=5112 )

Dhe, ja tani në Kroaci po promovohen  “KOSOVA” VI, VII, VIII të Jusuf  Buxhovit

Gjatë qëndrimit në Zagreb, historiani Buxhovi do të pritet në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë, në Rektoratin e Universitetit të Zagrebit si dhe nga Krye bashkiaku i Zagrebit

Në kuadër të “Javës së Kosovës në Kroaci”, ku me shumë manifestime kulturore dhe artistike shënohet 11 vjetorit i pavarësisë së Kosovës, në Zagreb, promovohen tri vëllimet e fundit të “Kosovës” së Jusuf Buxhovit.

Promovimi i organizuar nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare në Zagreb dhe Qyteti i Zagrebit, mbahet këtë të hënë, më 11 shkurt, në orën 18, në bibliotekën e kryeqytetit “Bogdan Ogrizoviq”. Për veprën e Buxhovit flet historiani Njazi Muhamedi.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, historiani Buxhovi do të pritet në Rektoratin e Universitetit të Zagrebit nga rektori, prof.dr. Damir Boras si dhe në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë, me ç ‘rast, në këtë institucion me renome shkencore do të bisedohet për projektet e përbashkëta hulumtuese, sidomos ato që prekin raportet shqiptare-kroate nga mesjeta e tutje. Historiani Buxhovi do të pritet edhe nga Krye- bashkiaku i Zagrebit, Z. Milan Bandiq.

Të lumtë Jusuf Buxhovi ! Përgëzimet e sinqerta Z.Buxhovi. Jeni dhe do të mbeteni një nga më të mëdhenjtë e historiografisë shqiptare. Historia e shkruar nga Ju, do i tund themelet e falsifikimeve serbe mbi ne, ka për t’i rrezuar si kullat prej zalli shpifjet dhe mashtrimet historike që serbet ia kanë bërë kombit shqiptarë. Puna e juaj me vlera diamanti do ti bënë ballë kohës dhe do të shënon përfundimisht fundin e rrenave serbe. (F.Xh)

Fahri Xharra,09.02.18

Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT