E enjte, 25.04.2024, 07:16 AM (GMT+1)

Mendime

Hasan Bello: Politika antikosovare e Enver Hoxhës në librin e Peter Batl-it

E enjte, 25.09.2008, 06:10 PM


Politika antikosovare e Enver Hoxhës në librin e Peter Batl-it

Nga Hasan Bello

Ne librin “Shqiptarët”, te albanologut gjerman Peter Bartl ne f.231 ku autori përpiqet te analizojë lëvizjen komuniste te viteve ‘40 lexojmë: “Duke qene se Shqiperia ishte nje vend i mirëfilltë bujqësor dhe nuk kishte proletariat,qe ia vlente te permendej,sipas teorise se Marksit dhe Engelsit atje nuk duhej te kishte as parti komuniste”. Dikush me te drejte ka theksuar se futja e komunizmit ne Shqipëri ka qene “mercenarizëm sllav”, një loje per te konservuar çështjen kombëtare shqiptare edhe për gjysmë shekulli, derisa te shndërrohej plotësisht struktura etnike e trojeve shqiptare jashtë kufijve politik,te se ashtu quajturës “Shqipëri Londineze”, derivat i Konferencës se Ambasadoreve ne Londër korrik-gusht 1913. E kush mund ta bënte këtë me mire se sa vete “shqiptaret”?Nuk kishte paralajmeruar me kot dhe Faik Konica, se e keqja me e madhe e Shqipërisë jane vetë shqiptarët? E ç’u duhej komunizmi ne një vend te paindustrializuar, ku nuk ekzistonin premisat me minimale për te eksperimentuar konceptet baze te socializmit? Sigurisht skenari duhej realizuar, aktorët preferohej te ishin vendas, ndihma e regjisoreve jugosllave nuk do t’u mungonte…
Prandaj edhe pas lufte Jugosllavia ishte e para qe e njohu qeverinë e Enver Hoxhes me 29 prill 1945-s, me 7 nëntor Polonia ishte shteti i dyte dhe me 10 nëntor Bashkimi Sovjetik shteti i tretë. Britania e Madhe dhe ShBA-te deklaruan me 10 nëntor se janë po ashtu krejtësisht te gatshme qe ta njohin qeverine Hoxha si “administratë” te Shqipërisë,me kusht qe te zhvilloheshin se shpejti zgjedhje te lira me pjesëmarrjen e te gjitha forcave antifashiste, por me 2 dhjetor 1945-s zgjedhjet u realizuan si nje “teater komunist”. Lidhja me Jugosllavinë ishte një bashkim i detyruar, ku Fuqitë Perendimore, por dhe Bashkimi Sovjetik e shtrënguan Shqipërinë te futej. Shqipëria ra në varësi të Jugosllavisë ne te gjitha fushat,kushtetuta shqiptare e vitit 1946 i ngjante ne vija themelore asaj Jugosllave te 31 janarit, e cila, nga ana e saj, kishte marre për bazë kushtetutën e Stalinit te vitit ‘36-te. Ndihma ekonomike qe Jugosllavia i dha Shqiperise ne vitet 1945-1948-te, vlerësohet ne 33 milionë dollarë. Pala Jugosllave e shihte këtë ndihmë jo si para te humbura, por si nje investim ne një vend që herët a vone, do te bashkohej me Jugosllavine. Marrëveshjet ne fushën ekonomike parashikonin hartimin e planeve te bashkërenduara per te dyja vendet, barazimin e monedhës, bashkimin doganor dhe një sërë masash te cilat de facto e bënin Shqipërinë pjese integrale te Jugosllavisë. Që në ditët e para te pushtetit komunist, kur ende misioni Amerikan qendronte i akredituar ne vendin tone, kreu i ketij misioni Jacobs, ne nje takim qe pati me kryeministrin Hoxha e pyeti këtë te fundit: ”Gjeneral,si do te reagoje ti, nëse Shqipëria do donte te vinte si çështje te ditës ne Konferencën e Paqes si argument, çështjen e Kosovës, dhe nëse delegacioni i ShBA-se do te votonte kundër qe kjo te futej ne çeshtjen e dites ne Konference?A nuk do te ndjenit,se te paktën, ju keni te drejte qe kerkesa juaj te studiohet dhe diskutohet?” - Dhe Enver Hoxha i përgjigjet “sinqerisht” - Kjo nuk eshte analogji,sepse ne nuk po kërkojmë Kosovën nga aleatja jonë Jugosllavia”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora