E premte, 19.04.2024, 08:46 AM (GMT+1)

Mendime

Fran Kamshi: SPAK, pritshmëri apo paragjykim e mosbesim?!

E enjte, 07.02.2019, 09:16 PM


SPAK, pritshmëri apo paragjykim e mosbesim?!...

Nga Fran Kamshi

Kanë kaluar më shumë se një vit që kur ish ambasdori amerikan Lu, personi që pati një angazhim maksimal për refromën në drejtësi, pati folur për janarin e “peshqeve të mëdhenj”, ku do të kryheshin arrestime të bujshme, por asgjë e re nuk ndodhi dhe gjithçka u shua si flakë kashte, në këtë vend ku drejësia për oligarkët dhe pasunarët është një fjalë goje dhe asgjë më shumë.

Në Tiranë flitet shumë për reformën në drejtësi, vetingun, drejtësinë e re, janë bërë dhe disa hapa përpara në krijimin e strukurave përgjegjëse për realizimin e reformave në drejtësi, por deri më tani në rrjetën e drejtësisë kanë rënë cironka të vogla, ndërkohë që peshqit e mëdhenj dhe peshkanqenët ia kanë dalë që t’i shqyejnë rrjetat e çdo hetimi të mundshëm. Ajo që ka vepruar dhe vazhdon të veprojë me psikologjinë e tymnajave dhe presionit është klasa politike, qoftë ajo mazhoritare, qoftë opozitare, që ndihet e trembur nga e panjohura që mund të sillte për ta një reformë e thellë dhe e pavarur nga politika e organeve të drejtësisë. Por duket se ajo që përbën një aks “pengesash” të pafund për politikanët kryesorë të Tiranës, nuk përbën pengesë për ndërkombëtarët, që kanë inicuar dhe sponsorizuar këtë reformë dhe që synojnë që edhe në Shqipëri të vendsoet një shtet i standardeve evropiane, një shtet i së drejtës.

Ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi u miratuan në korrik të vitit 2016, por ngritja e institucioneve kyç të vettingut u realizua një vit më pas për shkak të përplasjeve të vazhdueshme mes mazhorancës dhe opozitës.  Vonesat në ngritjen e tre institucioneve të vettingut kanë mbajtur pezull gjithashtu krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të njësive speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe disa institucione të tjera të reja.

Starti i tre institucioneve të vettingut u bë sërish objekt debatesh në fund të shtatorit të vitit të kaluar, ku mazhoranca reduktoi numrin e stafeve mbështetëse dhe rrëzoi një kërkesë të parë për pagesa të diferencuara.

Por duket se këto “avari” të qëllimshme, duke ia ngeur topin në rrjetë kundërshtarit politik nuk janë pritur mirë nga ndërkombëtarët, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë bërë presion për inicimin dhe zbatimin e një reforme të thellë, reale dhe konstitucionale, të pavarur nga asnjë pushtet, të drejtësisë së re.

Lajmi se Tamar Laptosh, prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv.kryeministrin do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri, ka tronditur politikanët e Tiranës, që e shohin veten në qerthullin e një hetimi të mundshëm. Ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë në një vend demokratik dhe e gjithë kjo histori e stërvonuar, e paragjykuar dhe e anatemuar nga dishepujt më në zë të poltikës zyrtare të Shqiëprisë, por dhe nga opioni public mediatik e më gjërë do të nisë më së pari me të përzgjedhurit e SPAK-ut, që ata të kenë besueshmëri të lartë, të ketë koordinim mes Gjykatës kundër Korrupsionit dhe SPAK-ut si dhe mbi të gjitha të ketë vullnet nga të gjitha palët për të nisur dhe finalizuar një betejë madhore për dreejtësinë dhe të drejtën .në vendin e shqipeve.

Kjo pritet të ndodhë ndërkohë që struktura të caktuara të mazhorancës qeverisëse janë përfshirë në skandale korrupsioni dhe nepotizmi, kur afera tenderash të paligshëm, kontratash dhe konçensionesh, afera shitjbleje votash janë bërë jo vetëm objekt i denoncimeve të opozitës dhe i hetimeve të prokurisë së krimeve të rënda. Mazhoranca po përballet me protesta në të gjithë vendin, që nga banorët e Astirit, studentët e ngujuar dhe që pritet të përshkallëzojnë nivelin e protestave, tek biznesi dhe grupet e interesit që janë shprehur kundër reformave të ndërmarra nga qeveria në jetën ekonomike dhe publike shqiptare. Kjo ndodh në një kohë kur opozita, e lodhur nga pritja, ka inicuar strategjinë e “tokës së ndezur”, të protestave të përshkallëzuara deri në rebelim qytetar dhe mosbindje të plotë civile, për largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, që do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

E vërteta është se eksponentët kryesorë të dy palëve politike-pozitës dhe opozitës-janë të trembur nga ngritja e SPAK-ut dhe këmbëngulja e ndërkombëtarëve për ta çliruar këtë organ nga çdo ndikim dhe presion politik dhe do të bëjnë gjithçka munden-ndonëse nuk do t’ia dalin mbanë-që reforma të vazhdojë të prodhojë “armiq të brendshëm” në të dy kampet e politikës shqiptare, që i vikan shkopinj nën rrota drejtësisë së re etj,etj.

Ka ardhur koha që pritshmëria e shqiptarëve të bëhet realitet dhe të nisë një erë e re në fushën e të drejtës, ku qytetarët të jenë të barabartë para ligjit dhe të drejtës dhe kjo nuk mund të bëhet sa kohë që ata që e krijuan dhe e përdorën këtë model të shpëlarë drejtësie për qëllimet e tyre politike, ekonomike dhe klanore, të vazhdojnë të fusin duart në analet e drejtësisë së re, që po pretendojmë të ngrejmë nga rrënoja paragjykimi dhe mosbesimi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora