E premte, 19.04.2024, 04:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Kundra kultit

E enjte, 07.02.2019, 08:50 PM


NEBI DRAGOTI

KUNDRA KULTIT

I shembni kultet partiakë,

kurrmë këto kulte…

Shembëni statujat ideollogjike,

ideollogji diktaturash,

O ju grushtbashkuar popujsh,

i tërhiqni me kavo urrejtjesh zvarr!

Të tillë kushdo i urren,

i rrëzon;

janë të rrëzuar sot,

të rrëzuar janë dhe nesër,

ky fund i pret patjetër.

E saktë, e saktë:

rrëzoni skelete figurash kallp!

PËR ART REAL

Ta mbjellim hënën (!!!).

Po yjet pse mos t’i mbjellim ,

të mbjellim mjegullën, erën?!

Pastaj… vjen veprimi:

t’i korrim këto figura dalëmendësh

si produkt me produkt shterp,

këto veprime allogjike jashtë realitetit.

Ç, të bëjmë gjë tjetër?

Të mbjellim dhe njeriun në ara,

të mbjellim djem të bukur,

të mbjellim të bukurat vasha?!

Këto mbjellje, patjetër s’duhen falur:

duan korrje

dhe groposje

këta poetë të çartur…

Botë, moj Botë,

kam kërkesë imediate reale:

…duhen mbjellur në varre…

BOTA

Kur ky glob jete,

kur do të jetë perfekt?

Nuk ka qënë dje,

nuk është sot,

nuk do të jetë nesër.

Të paktën të jetë paqësor,

të paktën të jetë i qetë…

Në e lëntë kështu

soji

sorollop

njeriu

dreq.

KLARINETISTI

Qaje klarinetist melodinë, qaje

ulur këmbëkryq në trotuar…

Eh, nuk mbarokan këto halle,

për kafshatën e bukës në trotuar dalke.

Me nota rrënqethëse ndez rrënqethje,

rrënqethen drurët, gurët, zogjtë në degë;

gishta virtuosi luajnë ritme dehëse,

saqë hapin ndalin kalimtarët përrreth…

Shfryje dufin, klarinetist, shfryje…

Naivët çamarrokë kapen në valle;

ti me pak lekë ditën e sotme shtyje!

Qaje hallin tend, klarinetist, qaje!

Vrite melankolinë dhe ngjalle shpresën,

se si ti kjo botë ka gjithandej,

se secili për të jetuar e ka të drejtën,

gjersa njerëzit njëlloj i ngroh ky dielll.

REKLAMË DIMRI

Në male ka male me bore (…)

Në fusha ka fusha me çarçaf,

peizazhe sikur qëndisur me dorë,

nën diell të magjeps ky kolazh.

Si fëmi me fëminjë mbi akull loz;

s’ është koha të ndjekim lejlekët,

pleqëria në kokë s’na lë flokë,

ca pleq i gjejnë, a s’i gjejnë shtergët…

Dhe dimri ikën me qejfin e vet,

pranvera lozonjare zë e qesh.

O, kështu i paska ligjet kjo jetë:

Përcill cka ikën, gëzohu asaj që vjen.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora