E premte, 19.04.2019, 08:11 PM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Shka tha jalta per 118 burrat e Kelmendit?!

E merkure, 06.02.2019, 09:11 PM


Nga Fritz RADOVANI:

1945: SHKA  THA  JALTA  PER

118  BURRAT  E  KELMENDIT ?!

SHPELLA  E  PREK  CALIT  (TARTACITES)

“PA MALET E VERIUT: SHQIPNISË DO T’I MUNGONTE TRUNI GURT’ I SAJ !”

Kur Konferenca e Jaltës nga 4 Shkurti 1945 e deri me 11 Shkurt, po tradhtonte Trojet e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, Dedë Gjo’ Lulit, Luigj Gurakuqit e Bajram Currit, të  Çun Mules, Marash Ucit, Prek Calit dhe Gjelosh Lulit, gjithshka e organizueme nga ma të njohunit terrorista në sherbim të sllavokomunistave të Titos dhe Stalinit mbas shpine, si ishte dhe vazhdon me kenë edhe sot zakoni e tradita nga trashigimtarët e Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Mehmet Shehut, Ferid Radovickës, Ndreko Rinos, Abaz Fejzos e sa antiatdhetarve të tjerë, në bashkpunim me forcat jugosllave ata, ushtruen Gjenocid  të mnershëm ndaj Popullit Shqiptar të Maleve të Veriut, vetem se ishin Atdhetarë, Trima dhe të betuem me dhanë edhe jeten per Flamurin Kuq’ e Zi.

118 Burrave t’ Atyne Bjeshkëve t’ Nemuna Ju zhduken trupat, u hollen në prroska dhe lumej në dy operacionet antinjerzore kunder Tyne. Në janar 1945 dhe me 1 deri 16 shkurt 1945 Ju plaçkitën pronat, ju shemben kullat, ju vodhën gjanë e gjallë, ju dogjën shka ju erdhi perdore, dhe vetem Prek Calit i grabitën mall me vlerë mbi 20.000 napolona ar…

Operacionet antikombtare kunder Veriut të drejtueme nga Mehmet Shehu, flasin haptë per qellimin e tyne shfarosës në Shkoder dhe rreth saj, ku shtetrrethimi ndihmoi në vrasjet pa gjyq të bame ndaj intelektualëve, ishoficerave, klerikve, antikomunistave dhe madje, kur Mehmeti i tha Prekës:  “Të thafshin krahët Prek Cali, po të ishe me ne, historia jote do të shkruhej me shkronja të arta”, Ai u pergjegj: “Ndigjo Mehmet Shehu, edhe njiqind jetë po t’i kishe, nuk më dhimben me luftue kundër Trobojnices dhe bolshevizmit. Mos u ngut me thanë se kush do jetë tradhtar e hero i kombit. Jeta e Shqipnisë vazhdon edhe kur të desim na”. Vllazen Trima t’ Atyne Alpeve kreshnike! Merni nga një gur tek Kullat e prishuna të Prek Calit e venje tek praku i dyerve Tueja, vetem me ruejtë Kujtimin e Tij Atdhetar e Burrnor, nder sofrat Tua bujare!

Melbourne, 6 Shkurt 2019.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT