E premte, 23.08.2019, 08:16 AM (GMT+1)

Komente

Skënder Kapiti: Deputetët, qeverisjet dhe drejtësia në Shqipëri - turp kombëtar

E marte, 05.02.2019, 08:47 PM


DEPUTETËT, QEVERISJET  DHE DREJTËSIA NË SHQIPËRI–TURP KOMBËTAR

Nga Skënder Sadri KAPITI

Parlamenti, apo më sakt politika e kriminalizuar, që do të thotë se në parlament ka individë me rekorde kriminale e korruptive, dhe po kështu përderisa prej këtij parlamenti del edhe qeverisja , do të thotë se edhe në qeverisjen qendrore por edhe ajo lokale ka plot individë me rekorde të tilla kriminale, dhe fakti tjetër që sapo ka filluar së funksionuari VETTING-u, me dhjetra e dhjetra gjyqtarë e prokurorë po skualifikohen prej tij po për shkaqe krimi, korrupsioni dhe vjedhje e fshehje pasurie të paligjshme.

Dhe vetëm kjo rezyme e zymtë e konstatur vazhdimisht edhe ndërkombëtarisht, edhe nga politika dhe diplomacia amerikane dhe ajo europiane e BE-së, vetëm kjo  do të ishte e mjaftueshme për ta justifikuar titullin e këtij shkrimi timin ku dhe përderisa jo pak deputetë e qeveritarë, dhe pothuajse të gjithë gjyqtarët e prokurorët shqiptarë jo vetëm se janë turp kombëtar por janë shumë herë më keq se sa turp, pasi realisht  janë fatkeqësi e madhe kombëtare dhe njolla  e damka më e zezë në historinë politiko-shtetërore të Shtetit shqiptar.

Nuk e meritojnë  shqiptarët që gjatë këtij tranzicioni të përfaqësohen në parlament prej këtyre deputeteve; nuk e meritojnë shqiptarët këtë lloj qeverisjeje  dhe as këtë sistem drejtësie të cilët janë turpe  papërgjegjshmërie, krimi, korrupsioni, hajdutërie, mashtrimi dhe tradhëtie prej të cilëve burojnë dhe gjenerojnë trauma gjithfarëshe dhe fatkeqësi  e tragjedi të mëdha  njerëzore.

Ato tipare, ato karakteristika, ato politika, atë korrupsion, atë kriminalizim, atë abuzivizëm dhe hajdutëri, atë papërgjegjshmëri dhe padrejtësi, atë konfliktualitet  e përcarje të vazhdueshme, atë johumanitet dhe sharlatanizëm të cilat janë papërgjegjshmëri dhe vese të politikës, të politikanëve e pushtetarëve shqiptarë, padrejtësisht po  epitetizohet dhe po  etiketohet me to  edhe Shqipëria, edhe shqiptarët, edhe imazhi të tyre.

Si është, si ka funksionuar dhe ashtu si janë zgjedhur dhe kush janë deputetët shqiptarë  dhe parlamenti gjatë këtij tranzicioni  ashtu kanë qenë  reflektim dhe pasqyrim i tij  edhe qeverisjet , edhe drejtësia, edhe administrata në Shqipëri, si problem jo vetëm kombëtar por edhe si problem  shqetesim ndërkombëtar për krimin e organizuar, për krimin elektoral, vjedhjen dhe shitblerjen e votave, për krimet gjyqësore, për drogën, për krimin e korrupsionit, për vjedhjet dhe abuzimet me paranë publike, me pronat, për krimin infrastrukturor dhe atë mjedisor, për prapambetjen demokratike dhe atë ekonomike, për papunësinë e varfërinë dhe  për eksodin e mosintegrimin e Shqipërisë.

Edhe SHBA dhe miqtë europianë të BE-së duke e parë se cfarë kualitetesh faqezinjsh e  shpirtzinjsh  ishte mbushur parlamenti, pushteti i qeverisjes qendrore e lokale, drejtësia dhe administrate shqiptare me deputetë , me pushtetarë e me ministra e gjyqtarë që vetëm të keqija dhe fatkeqësi e trauma u kanë shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve, SHBA dhe BE  ndërhynë për të mirën kombëtare të shqiptarëve për Miratimin e VETTING-ut , të kësaj reforme më rëndësi jetike për shqiptarët.

Ky keqfunsionim i parlamentit, i qeverisjeve dhe i drejtësisë shqiptare përbën tradhëtinë më të lartë që ata i kanë bërë kombit dhe Shqipërisë,  tradhëti që i ka ardhur  Shqipërisë prej kësaj klase politike dhe politikanëve të  saj, prej qeveritarëve dhe gjyqtarëve, prej këtyre  keqbërësve të mëdhenj publik dhe kombëtarë.

Këto nuk ia kanë borxh shqiptarët dhe kombi këtyre spekulantëve të cilët pa pike turpi, përgjegjësie dhe pa pikë morali e dinjiteti  spekulojnë, hipokrizojnë, mashtrojnë, korruptojnë, që vjedhin dhe abuzojnë me politikën , me pushtetin , me shtetin , me shoqërinë, me drejtësinë  dhe me imazhin kombëtar .

Kjo duke filluar që me parlamentin , ku ai është bërë aq i neveritshëm sa opinion i gjerë shqiptar u  kërkon mediave që të mos pasqyrojnë atë se cfarë mblidhet, diskutohet, debatohet, shahen banalisht, përleshen   e konfliktuohet  deputetët e tij vetëm e vëtëm për interesa personale, grupesh e klanesh dhe për interesa  e matrapazllëqe  klikash partizane.

Edhe rasti më i fundit që u pa dhe u dëgjua  në seancën parlementare të Parlamentit të Shqipërisë të dt. 31 Janar 2019, në të cilën kulmoi egoizmi dhe histerizmi i një banaliteti, i një antikulture dhe i një antiqytetarie të paprecedentë.Ai të jep imazhin  si një tribunë  sharjesh, ofezash e  akuzash të ndersjellta me fjalorin më banal, me një antikulturë arkaike e denjë as për kope shtazësh. Aq banalitet të rëndë  deklaruan dhe promovuan deputetët e pushtetaret, Kryeministri dhe ishKryeministri  atë ditë sa që unë nuk po  permend as emrat e tyre dhe as nuk po i  citoj fjalët dhe fjalorin harbut të përdorur prej tyre pasi nuk dua që ta ndyej me to  shkrimin tim.

Në këtë seancë, por që nuk është rast i vetëm pasi një gjë e tillë është bërë modë dhe normalitet sjelljeje për deputetët shqiptarë,  atë ditë  zhvillimet në Pralamentin shqiptar kulmuan  si një turp i madh kombëtar, pikërisht në Parlamentin e Shqipërisë, në atë institucion i cili duhet të  rrezatojë dinjitet, përgjegjshmëri, drejtësi, modesti, moralitet, humanitet dhe kulturë e edukatë morali, ligjshmërie dhe patriotike; parlamenti i cili duhet ta drejtojë politikën, ligjin , kushtetutën dhe prej të cilit del pushteti, qeverisja , sistemi dhe drejtësia.

Parlamenti duhet të jetë Tempulli dhe modeli më i mirë i mbushur me burrështetasit më të mirë të zgjedhur nga populli për t’i shërbyer atdheut, shtetit dhe shoqërisë.

Por realisht parlamenti shqiptar është i mbushur  me jo pak  hajdutë, me halabakë, trafikantë e me asish me rekorde kriminale; mbushur me jo pak me injorantë e bashibuzukë dhe është Tempulli i Turpit pasi: prej sjelljeve, dhe prej deficiteve të mëdha të kapaciteteve intelektuale, kulturore, patriotike të  deputeteve me  të cilit habitet jo vetem opinion publik i brëndshëm i cili ka bërë mëkatin pse ai  ka votuar të tillët,  por habitet edhe opinion demokratik e politik ndërkombëtar.

Prej të tillëve të zgjedhurish e të votuarish qeverisen dhe sundohen shqiptarët,edhe në këto  tridhjetë viteve tranzicion.

Si është dhe si funksionon parlamenti dhe si është qeverisja, pushteti, drejtesia e  politika ashtu është katandisur edhe shoqëria sepse si funksionon , si sillet e si vepron politika dhe pushteti ashtu bëhet edhe shoqëria. Krimi , korrupsioni, tradhëtia, hajdutëria, kacafytjet, zenkat dhe inatet personale,  konfliktet, banalitetet dhe droga  këto janë kulturë dhe vese të politikës e të pushtetit, të drejtesisë e të administrates gjate ketij tranzicioni. Këto  pastaj infektojnë edhe shoqërinë, dhe në një gjëndje të tillë ku bie shteti dhe shoqëria: e mira, njerëzorja, e moralshmja, e duhura, patriotizmi dhe intelektualizmi e kanë shumë të vështirë për të dalë e për tu dukur e jo më  për të triumfuar; dhe kurrë në një realitet të tillë ato nuk zënë vëndin që u takon; kurrë ato  nuk mund të ngjiten lart ku ato duhet dhe që e meritojnë.

Shqiptarët  nuk duhet të rrinë e të dëgjojnë por duhet të veprojnë dhe  të reagojnë sepse prej këtyre politikanëve të tillë: shteti, kombi, drejtësia, demokracia, zhvillimi ,progresi e integrimi , të gjitha këto janë kapur dhe po mbahen peng prej këtyre paloharbuto politikanësh. E gjithë historia parlamentare e këtij tranzicioni është e mbushur me pjella dhe monstra të tilla deputetësh që u dëgjuan edhe në atë seancë turpesh e skandalesh të 31 Janarit 2019, dhe ka ardhur koha që duhet patjetër një VETTING ndëshkues popullor të ashpër me votë , që t’i jepet fund delegimit në parlament  të këtij soji e sorollopi deputetësh.

Demokracia në Shqipëri si një demokraci e rrallë në llojin e vet si një demokraci autokratike dhe spekulative, ligji i saj ka mundësuar që deputetët e kësisoji t’i zgjedhin kryetarët  e t’i përzgjedh elita politike servile rreth tyre, dhe populli vetëm sa duhet t’i votojë këta të tillët që e kanë mbushur parlamentin, qeverinë , bashkitë ,drejtësinë dhe administratën.

Politika shqiptare është si një epidemi e cila e ka infektuar dhe paralizuar demokracinë dhe shtetin , pasi  demokracinë e ka pronësuar një pakicë harbutësh e hajdutësh, kriminelësh e zullumqarësh që nuk njohin asnjë lloj kodi e morali, as ligj, as Kushtetutë dhe  që nuk kanë asnjë lloj ndjesie e përgjegjshmërie humane, shpirtërore e morale. Kjo elitë politike duhet dëbuar nga politika dhe  nga pushteti.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT