Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Nanë tambëli i katundit ende më mbanë gjallë

| E marte, 05.02.2019, 08:14 PM |


NANË TAMBËLI I KATUNDIT

ENDE MË MBANË GJALLË

(Pavarësisë Kosovës)

NGA KALOSH ÇELIKU

Nanë, tambëli Yt: nëntë vite në Katund

Përpara, Shtëpisë. Tek pragu i Derës.

Nënhijen e Lisit, midis Livadhit Madh

Fushës, rrëzë Çuke. “Përroni i Thanës”:

Ende, më mbanë gjallë në jetë. Shkup

Nën Rrap. Prehërin e Mikes Di. Zanë

Nanë e dytë. Që, më jep gji për luftë.

Dhe, ma kujton Lisin e midis Livadhit

Nënhijen. Librat e këndimit. Asdrenin.

Vjershën e tij patriotike për Kosovën:

“...Përpara burra, rrokni hut’ e shpatë

Prej ziis pështonëje Kosovën e ngratë;

At’ nanën t’uej t’lidhun kamb’ e duur

Q’anmiqt e kan vorrue me dhe  me guur...

Duen emnin me ja çdukë;

Me dekë pa uj e pa bukë!...”

Rilindasët. Vjershat e tyre kokë më kokë

Dorë për dore Livadhit. Lejlekun mbi çati.

“Çelëvjollcën”. Çukën me lisa. Gurin e Zi

Shelgjet, kur shpërthenin gjethe në Pranverë.

E, ne hutaçët ua prisnim degët për pipizane

Zëri, t’u dëgjohet për Liri larg: Shtatë male...

(Tre vite pa telefonatë

dhe pa një mesazh)

Tre vite, nateditë në dashuri me raki rrushi

Përpak, e vrava Veten mbi tavolinë. Poezi.

Asnjë telefonatë e Mikes Di. Asnjë mesazh

Dimër, ende bën jashtë. E, Unë kam Vapë.

Tre vite. Nuk ma shanë, kush më Nanën

E, as Babën. Natën, përmes telefonit.

As, dhe “kurvat” e Nënës Parti. Xhelozi

“Xhipin”, se: do e djegin përpara Shtëpisë.

Tre vite, pa asnjë telefonatë. Mesazh

Sharje. Inati e paska vënë në gjumë.

Çmenduria me të cilën flen ditenatë

Natë, që Unë e përcolla në Prishtinë.

Shkupi, kur nuk ka Natë. As, Agim

Ditën e përcjell, sot: me koçi Nuse...

(Eja sonte me Natë

Dhe ikë me Ditë)

Eja sonte me Natë. Dhe, ikë me ditë

Hëna, kur del mbi mal me krushqë.

Yje. Dielli, i prinë koçisë pa Nuse

Nëna dhe Babai, s’e presin në Lëmë

Cucat me dajre. As Babai me pushkë.

Fëmijët, kur u turren sheqerkave larmë

Krushkat, Xhadinë sot zbresin në lëmë.

Shtrigën hajdute. Nuse, Pashterkëkuqe

Që, tinëz hyri mbi një fshisë në shtëpi

Përkundi djepat. Ende, trembë fëmijët.

Eja, sote me natë! Dhe, ikë me ditë

Shtrigë, oj! “Nuselale”, Xhadi. Rrospi!...

(Një pasmesnate Dimri

u strukëm nën ferrë)

(Jetës dalldisur si nxënës në

Shkup: 1966/’67 – 1970/’71).

Ishim në Disko: Unë, dhe S. -ja

Gjithë natën kërcyem. U dehëm.

Pak para agimit, u mbyllë lokali

Unë, dhe S. -ja krahpërkrahu ikëm

Mezi e gjetëm rrugën për në shtëpi.

Dimër. Borë. Jashtë, bënte ftohtë

S. -ja, më thotë: strukemi nën ferrë!

Edhe, u strukëm. Dimër, i Madh

Shtëpi pa çati. Stuhia, trokiste jashtë.

Përçudi, nën të: gjetëm bar të thatë

E shkulëm me dorë, vëmë nën kokë.

Shtroje Hoteli, nën  Qiellin e hapur

Qilim me yje. E përcollëm Natën.

Agimin, e pritëm nën një ferrë

Dielli me rreze na zgjoi mesdite...

(Deledashi me këmbë

dhe tru në legen)

Deledashi, është “musliman, me Din e Iman”

I lutet Zotit: me pesë vakte, në xhami!

Imzot, me vete e ka Hoxhën e Allahut

Skizofrenin. Psikopatin. Dhe, Xhadinë.

Edhe, nuk ka “xhami”?! I lutet Zotit, në rrugë

Sot, kur nuk kemi shkolla shqipe për fëmijtë!

Herdheve, të Dashit u turret përmbrapa

Mos i bien udhës, kërcen gardhin e Shtëpisë.

Deledashi, është “musliman, me Din e Iman”

Herdheve Dashit u turret përmbrapa me të katra.

Ndoshta, i bien udhës: Kërcen, në “Xhehnem”.

Deledashi, me të dyja këmbët. Dhe, trutë në legen...

Shën Skënderbeu dhe

Shën Makbethi

Imzot, Shën Skënderbeu Madh

Dhe, Shën Makbethi. Edhe Sot

Përsëri, me poezi: Në Histori?!

Ditë, kur zjarr na digjet mbi krye

E, ato: u kënaqën me poezi. Ilahi.

Shën Makbethi në Kishë me qiri

Shën Skënderbeu: Xhami me ilahi.

Larg. Shumë larg me poezi e ilahi...

(Bubën me shkop mes Lëmës

e nxorra nga gjiri Nanës)

Nëntë vite i kisha aherë, në klasë të dytë

Pas mësimit, ruaja lopët te “Jasaku Çelike”.

Në mbrëmje: i sillja në Shtëpi. Nga porta

Thirrja: Nanë, dua sisë! Tambël, sot të pi!

Nana, ende pa hyrë, Unë: lopët, në Lëmë

E nxirrte gjirin nën ftua, më jepte të pi gji.

Unë, si qengji “butë” e ngopja plot barkun

Murgo, tinëz shikonte me lakmi te pragu.

Një ditë, përsëri: Thirra, fortë pas porte

Nana, nuk e shpërtheu sot këmishën?!

U përgjigjë: Sisën, bir e ka marrë Buba

E, hapi këmishën: Në gji, qe Bubëzeza?!

Vrik me shkop, e hoqa leckën e zezë

Dhe, iu sula sisës si një qengj i egër!

Namë: që më ndjek edhe sotekësaj dite

Nën hije Rrapi. Prehër Nane, mes Grave...

(Dhe e pres Sot një Grua azgane

krahpërkrahu të hyjë në Luftë)

Vite e vite. E pres një Grua azgane

Krah për krahu. Hyjë, sot në Luftë.

Nxjerrë nga brezi: Dy Shtambaverë

Sytë e Zi. Sonte, hapë: Poetit rrugë.

Nateditë, e pres një Grua azgane

Hapë rrugë. Sot, ta shkrep vargun.

Nagantë, që shti mbi vetulla. Ballë

Dhe, të palon tek Pragu i Shtëpisë.

Vite e vite. E pres një Grua azgane

Pashterkëkuqen, t’ia hudh mbi kokë:

Edhe, të më palojë te Pragu i Shtëpisë...

(Edhe Mikja Di nuk e di Sot

se: Unë digjem në Dimër)

Edhe, tremben Gratë e mia besnike

Që, nuk kanë arsye nga një Poet.

I dalldisur pas Dy shtambave me verë

Dhe, Mikes Di. Që, rrezitet në Pranverë.

E, Unë digjem mes poezive, në Dimër.

Edhe, përditë digjem mes poezive në Dimër

Mikja ime, kur rrezitet natedite në Pranverë...

Dhe, në fund

(Dera ime: Oxhaku)

Dhe, në jetë: Sot, Dikush Dikushi

Hynedelë, edhe nga Dera e Madhe.

Derën ma mbyllën kulturofagët

Dritaren – Rrospitë meshkuj.

Mua, Poetit. Fisit të kaçakëve

Që, sot hyj: Edhe, nga Oxhaku...