E merkure, 24.04.2024, 08:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Vagona mëdyshjesh

E diele, 03.02.2019, 02:27 PM


Vagona mëdyshjesh

Nga Blerim Rrecaj

Jeta vazhdon, e sa shpejt po shkon. Po t’i biem shkurt, pas janarit erdhi shkurti. Nga pritja veç se ashtu t’u ka tekë sikurse të ishe një bohem i lehtë, bë ca hapa në drejtim të stacionit hekurudhor. Pasi e dëgjon dikë, një prind që i thotë fëmijut të vet se edhe pesë minuta vije treni, vazhdon t’i bashkohesh pritjes bashkë me të tjerët. Së pari dëgjohet fishkëllima paralajmëruese pastaj treni duke vazhduar ritmin e fishkëllimave, mbërrin e ndalet. Për të zbritur e për të marrë udhëtarët. Vendos për ta bërë një udhëtim t’shkurtë me të pas një kohe relativisht të gjatë, pas tri-katër vjetësh. Konduktori nuk t’i merr paratë për biletë, hajt se veç edhe një stacion kemi për t’u ndalur, e tjetër here, tjetër herë, thotë. Të tjerët shohin herë-herë ndjenja ngazëllimi e pakënaqësie që të mbërthejnë. Mbase se ka kohë që zhvillimin tonë të përgjithshëm e krahasojmë me katandinë e tejzgjatur hekurudhore. Dhe përtej xhamave t’përlyer me pluhur t’pafshirë qe sa kohë, duken shenjat e tashme t’këtij udhëtimi: ara e fusha me bardhësi tek-tuke t’kësaj bore të mbetur, të cilën e përthith toka, drunjë, gëmusha, shtëpi, ndërtesa, një helikopter, një qen, rruga paralele e automjeteve, ushtarë me armë në kazermë, a kalimtarë të këtyre çateve n’lëvizje andej-këndej…Dhe shpejt mbërrijmë nga stacioni në stacion. Nga kryeqyteza në kryeqytet. Dhe zbresim e marrim drejtime duke lënë trenin e gjatë e të ndalur si shirit i dikurshëm i ndonjë filmi të aparatit fotografik.N’hyrje të ndërtesës së stacionit sytë ndalen te ky dru degëshumë i zhveshur me një rreth bore të mbledhur që ende reziston si për ta mbajtur ngrohtë, por edhe i lyer me shtresë tashmë të zbehur qëlqereje po diku rreth gjysmë metre. Ditë e vranët, e butë me një erë paksa të ftohtë që hamendet se kur do të lëshojë ndonjë të reshur. Edhe n’shesh grumbuj bore kanë mbetë, si shkëmbinj gurësh të mermertë. pranë panjave gjethe mëdha që me gishta të dorës mundemi me i numëruar ato që kanë mbetë nëpër degë. Avuj çaji ngrihen përpjetë në tavolinat përpara shtëpizave e drunjta bojëkafe ku edhe rrihet e edhe kafja pihet, në qiellin e hapur, n’dyshemenë jo me kalldrëm , por me pllaka. Pastaj sytë andej a këtej e edhe te më të rejat grafite. E dikur kur të vendosësh të rikthehesh n’strehëz si ndonjë mërgimtar në atdhe, nga autobusi sheh diku një letër të madhe të një reklame që s’dijmë se për çka na flet, por thotë: “Mos i gjuj, po mbledhi e luj”. E n’autobus të vërtiten ca fjalë të atij që këndon, disi kësisoj: “Ti mua tash më prêt, a rri në internet”. Më pas vazhdon dita me tjera cikërrima, ofshama, pëshërima. Vjen dhe një ditë tjetër që (s’)e meriton të thuhet diç për të në letër. Duke vazhduar përpjekjet për të fituar, përfituar diç, ballafaquar e përballuar me jetën. Andej-këndej s’mungojnë as ecejaket për punësim, qoftë me rekomandime a me intervenime, qoftë duke përdorur ndonjë strategji të kombinuar për në cakun e synuar. Vjen dhe dita tjetër. S’di pse sot t’u teket, e rri mbrenda mureve të stehëz. Mes dritaresh. Herë njëres e herë tjetrës duke ia kthyer shpinën. Në njërën sheh rrugën e ambientin që të rrethon, e kjo tjetra është ajo “kutia magjike” e ashtuquajtura televizor, në të cilën kjo seancë e Kuvendit të Kosovës që vazhdon, asgjë s’merret vesh por dominon refreni kakofonik për paratë, pagat, buxhetin. A kam çka them më a?! Jo. S’di pse thashë vetmevete se si mund t’i ngjyrosim artistikisht këto ditë që shkuan e po shkojnë, e të tjerat që po vijnë vallë ku do të na shpiejnë…Sidoqoftë, priten ditë përpjekjesh, ditë mëdyshjesh…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora