E merkure, 17.07.2019, 01:42 PM (GMT+1)

Komente

Kërkesa për kompensim e Skender Jasharit në rastin e Grupit të Dobrosinit!

E diele, 03.02.2019, 01:02 PM


Kalvari i Grupit të Dobrosinit, ende  nuk ka mbaruar. Të akuzuar për rastet e  sulmeve të Dobrosinit, kundër  policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë, më 17 maj 2012, 28 qershor 2012 dhe 10 tetor 2012. Sulme  këto të  ndodhura   si reagim i fundit, pasiqë Serbia më 26 dhjetor 2008, kishte  arrestuar  Grupin e Gjilanit( Preshevës), përkundër  reagimeve shumë të fuqishme politike dhe  qytetare të Shqipëtarëve, në Luginë, Republikë të Kosovës, Republikë të Shqipërisë por edhe  në vendet perëndimore, Serbia nuk mori vesh!

Madje për më keq, avazin e terrorizimit  dhe terrorit kundër  Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, e  vazhdoi edhe  më 4 maj 2012, dy ditë para  zgjedhjeve  në Serbi. Sërish edhe më ashpër  reaguan  Shqipëtarët! Por Luftëtarët  Shqipëtar të Luginës së Preshevës, e kishin kuptuar tashmë, që BE-ja është duke  heshtur, me qëllim të joshjes së Serbisë, për ta  larguar nga  ndikimi rus, derisa reagimin e  Shqipëtarëve për Serbinë  ishte jo i  rëndësishëm! Prandaj Sulmet  e Dobrosinit, bënë    Serbia të detyrohet t’i liroj  të dy  grupet, edhe  Grupin e Bujanovcit,  e më pas edhe  Grupin e  Preshevës( Gjilanit)!

Ky është  mësimi i parë, që sërish  Serbia  kupton  vetëm gjuhën  e njejtë  me të cilën  ajo fillon të flasë( gjuhën e  forcës)!

Por gjuajtje  shtrigash filloi  Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, i shantazhuar dhe  porositur nga Serbia, edhe në  Republikë të Kosovës, derisa Institucionet  e Republikës së Kosovës heshtën apo tentuan të arsyetoheshin që janë  ligjërisht jokompetente! Serbia përmes  spijunit të saj në Kosovë,  që deponoi  deklaratën sekrete( të cilën  edhe unë   e  kam pa më 03.07.2012, derisa merresha në pyetje  nga  policia hetuese e EULEX-it), e për të cilën  ky person kishte  marr rreth 10.000 euro shpërblim. I njejti person, kishte bërë  kërcënime se:” do më arrestonte  me  policinë e EULEX-it, dhe do më konfiskonte armët, për shkak që   paskam sulmu policinë edhe xhandarmërinë e  Serbisë në Dobrosin…” Deklarata  e këtij personi, i mjaftonte  që për të krijuar  mbulesë ligjore,  që të  arsyetohej  ky Fraksion politiko-kriminal i EULEX-it, që  inicimi i hetimit të  ishte  gjoja ligjor, e  jo i porositur dhe shantazhuar  nga Serbia! Gjatë gjykimit paraprak, por edhe  gjatë  rigjykimit, në vazhdimësi me  këmbëngulësi kam kërkuar  sjelljen e  këtij personi, si dëshmitarë, po ashtu edhe  sjelljen e kërcënimit  të këtij personi që kishte bë përmes facebookut- por nuk është  pranuar asnjëherë të sjellen!

Pas  3 vite  e  9 muaj  burgim politik, të porositur  dhe shantazhuar nga Serbia, në  fund  siç e  pritja, do jepej  një  rigjykim politik, duke mos   zbardhur në  detaje    vërtetat  e rastit. Personalisht kam qenë  i zënë  rob, në maj 2001, në Luftën e UÇPMB-së,  nga forcat serbe, shkaku që ishim  tradhëtuar  nga  disa eprorë të Zonës Operative të Preshevës, e që  gjatë  disa ditëve kam kaluar tepër keq, por  për fat të keq, gati e ngjajshme për mua ishte  edhe  vuajtja e   burgimit politik. Tortura duke u mbajtur  edhe në dhoma  me: kriminel  ordiner; të sëmurë  psiqik; të sëmurë  infektiv; problematik; hajdutër, grabitës, plaçkitës; përdhunues e pedofil; duhanpirës e përdorues droge( që  edhe në qeli përdornin drogë); zhumrëtar; të dhënë  pas veseve  si shikimit të serialeve a sporteve me zë të lartë; që luanin bixhoz e lojëra të tilla; pastaj  në qeli që  kushtet i kishin torturuese( mungesë uji të pijshëm;  mungesë  uji për  toilet; mungesë  të dritës  elektrike; pikonte  ujë  nga  tavani; kënetë uji në dysheme që kundërmonte; madje një rast edhe pikonte uji  nga tavani  në shtrat; myk dhe kundërmim myku në muret  e qelisë; toaleti i bllokuar me disa dhjetra kilogram  nevojën  e madhe fiziologjike dhe  urinë( që më së shumti kundërmonin); mungesë e ngrohjes;  dritarja e  plastikës e thyer  prej nga dimrit hynte  ftohti,  ndërsa pjesa tjetër e dritares tërësisht  e  nxier prej nga as drita e  diellit nuk hynte; mëngjesi dhe darka shpesh as nuk i jepej fare; dreka i shërbehej në një pjatë  plastike me kushte higjienike  të tmerrshme, sa që  askush  thuaja se nuk e pranonte  ushqimin e tillë-ata që  e pranonin ushqimin ishin  nëpër qeli që kishin kushte pak më të mira( që s’kishte  toatet që kundërmonte, as myk etj); mjekët  luanin  rrolin e  testuesit të  qëndrueshmërisë së të burgosurit në grevë( zakonisht    ditën e 7, pastaj të 9, pastaj të 12 vinin për të  testu nënshtrimin), kurse në  ditën  e 13-14 nëse nuk dorëzohej grevisti,  atëherë mjekët  e  zyrtarët korrektues pranonin dorëzimin;[1] kërcënime deri edhe  tentime për përdorim dhune( derisa jam  dëshmitarë  që ndaj  të tjerëve të burgosur dhe paraburgosur  është  përdorur dhunë brutale) nga grupet  politiko-kriminale të gradianëve( sidomos të kryesuar nga  mbikëqyrës  të lartë  të cilët  kishin punuar edhe gjatë kohës së Serbisë);[2] deri organizim, radikalizim, ekstremizim,  rekrutim të  grupeve terroriste islamike( në  Pavionin VIII të Sigurisë së Lartë  në Qendrën Korrektuese në Dubravë gjatë vitit 2014- për të cilën  kam  dorëzuar  kallëzim penal!),[3] deri edhe  kërcënime dhe  rrezikim të jetës.

Tashmë  Gjykata Themelore në Gjilan, PKR. 110/16 më datën 06.12.2016 dhe vërtetuar me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, PAKR.nr.151/2018 të  datës 24.09.2018, vërtetohet pafajësia e Grupit të Dobrosinit.

Në pajmtim me nenin 29, paragrafi 5 të Kushtetutës së  Republikës së Kosovës, po ashtu bazuar në Konventën për të  Drejtat  Civile dhe Politike, në nenin 9, paragrafi 5 dhe bazuar në nenin 15 dhe 526, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbështetur edhe nga Udhëzimi Administrativ 04/2015, për Zbatimin e Procedurës për Kompensimin e Dëmit, që sipas nenit 7, për kompensim të  dëmit tashmë procedura është në përfundim e sipër.

Duke qenë vetë edhe jurist-penalist, asnjë vlerë materiale, nuk mund ta  kompensoj dëmet  që më janë  shkaktuar nga  akuzat, ndjekjet, gjykimet dhe rigjykimi politik në rastin e Dobrosinit. Më së miri do ishte të mos isha viktimë e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, në të kundërtën si kompensim më i mirë e më shpagues për mua do ishte  Liria e Atdheut tim. Dëmin që më është shkaktuar mua dhe familjarëve të mi, nga ky rast dhe  hakmarrja    ka bë Serbia, kundër meje, familjarëve të mi dhe pronës së familjarëve të mi, asnjë Ligj Humanitar  Ndërkombëtar( Ligj i Luftës) e asnjë arsye  njerëzore normale,  nuk e përligj, andaj  këto Ligje, më japin të drejtën për kompensim sa më real, në të kundërtën më mbetet e  drejta më sublime që të vetëmbrohem, që të Luftojë  për Lirinë e Atdheut tim- si kompensimi më i mirë për dëmin që më është shkaktu.

Shumën  në vlerë materiale  për kompensim  ndaj meje, në rastin e Grupit  të Dobrosinit është së paku  prej mbi 15.000.000( pesëmbëdhjetë million) Euro.

Institucionet e  Kosovës,  në kuadër të të cilave  kanë vepru  EULEX-i( Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it), janë  përgjegjëset  kryesore, si për shkeljet e të drejtave të mia, ashtu edhe për mos reagim kur  mijëra  e mijëra shkresave që i kam dërguar  për shkeljet    më janë bë, e  që nuk kanë  reagu sipas  ligjit siç i obligon! Për më keq, është rrezikuar jeta dhe ekzistenca e Familjes time( që për këtë  asnjë çmim  s’do mund t’ma  kompensonte, madje as Liria e  Atdheut tim, sepse  Lirinë e Atdheut tim e dua që ta gëzojnë  Familja ime!); më është rrezikuar  për  të shumtën  herë  jeta ime dhe e vëllaut tim, edhe në burgjet  e Kosovës; agjentët  e Serbisë dhe agjentët islamik të Serbisë, si në vendlindje, ashtu në Republikë të Kosovës, por edhe    burgjet  e Kosovës, na sulmuan, kërcënuan dhe rrezikuan jetët tonë, pastaj  pronën e  familjes time; derisa  jam  refugjat politik në Kosovë, disa herë  është tentu  vrasja  ime nga Serbia( madje edhe nga  agjentët islamik të Serbisë); derisa disa herë  ka tentu  Serbia  t’më  akuzoj  për Luftë kundër saj; derisa Ardhmëria ime në Kosovë rrezikohet, duke më rreziku  jetën e  Familjarëve të mi,  jetën  time, pronën  e familjes time, derisa  më pengohet  shkollimi,  dhe të gjitha të drejtat  elementare  të njeriut etj.

Madje Rasti i Dobrosinit, edhe sipas  Kryeprokurorit të prokurorisë Themelore të  Qarkut të Gjilanit, Zëdhënsit të  Policisë  të rajonit të Gjilanit, por edhe  nga  Ministria e Drejtësisë e Kosovës, është cilësuar ndër rastet “top sekret”. Rasti i Dobrosinit, raportohet së paku 4 herë    OKB, e që  për asnjë rast tjetër nuk ka ngjarë praktikë e tillë. Nuk ka patur asnjë rast tjetër që Qeveritarët e Serbisë,  vazhdimisht të  kenë reagonin, që  nga fillimi i rastit të Dobrosinit,  e sidomos  me rastin e  shpalljes së pafajshëm.

Atëherë më mbetet, o kompensim material  real, që kurrë më  mos    përsëritet përndjekja  politike ndaj meje dhe ndaj askujt tjerër nga  Fraksione politiko-kriminale të EULEX-it a të tjerë, ose të  kthehem  në vendlindjen time dhe të luftoj për  Liri të Luginës, Sanxhakut të Novi Pazarit, Vojvodinës etj, kundër Serbisë!

Çdo njeri besoj që kur t’i rrezikohet jeta dhe ekzistenca e familjes së tij, do e shkatërronte  botën  po të mundëte,  e për mua jo vetëm botën por edhe Ferrin e  Parajsën do shkatërroja!  Për dallim nga të tjerët që s’mund  edhe aq ta mbrojnë  Familjen, unë  këtë mund ta bëjë, së paku  këtë e di mirë Serbia!

Jam ithtarë i Paqes, Lirisë dhe Demokracisë, por nëse Institucionet nuk mbrojnë të Drejtat  e Njeriut, atëherë ato i mbrojë vetë dhe jam plotësisht i bindur që:

Kanuni i Lekës dhe Konventat e Gjenevës dhe Protokolet e  saj më japin të drejtën ligjore;

Situata  politike dhe e sigurisë e tendosur në Luginë të Preshevës, por edhe në Sanxhakun e Novi Pazarit, Vojvodinë etj;

Situata gjeopolitike, gjeostrategjike rajonale dhe globale e ndjeshme kundër Serbisë dhe e  favorshme për  ta luftu Serbinë;

Përvoja ime ushtarake dhe luftarake  në luftëra kundër Serbisë dhe  Maqedonisë;

Shkollimi im  ushtarak    veçanti në luftën  speciale, diversive dhe guerile;

Studimin e hollësishëm të aspekteve ushtarake, policore, agjenturore, caqeve  strategjike të Serbisë;

Shkollimi im penalo-juridik, me theks të veçantë  anti-terrorizmin, kriminalistike etj;

Trajnimet e mia ushtarake në veçanti në luftën  speciale, diversive dhe guerile;

Përvojat  e mia të vazhdueshme gjatë shkuarjeve  në vendlindjen  time( aq sa Serbia por edhe  Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, e  dijnë  mirë  që deri disa muaj  kam operuar  me jetë  të “luftës për ekzistencë” në  territorin e  Luginë së Preshevës, territor ky që njihet  për numrin  më të madh të policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë së Serbisë,  në krahasim me  territoret  tjera të Serbisë);

Terrori i Serbisë kundër Luginës së Preshevës, e veçmas kundër ish-luftëtarëve  Shqipëtar  është i theksuar; pastaj përvoja, përgatitja dhe gatishmëria për t’iu  kundërvënë Serbisë-më së miri është dëshmuar në shumë raste por edhe në rastet e Sulmeve të Dobrosinit;

Në vendet e  Ballkanit, ka tepër  shumë  armë    fshehura nga Luftërat; ka tepër shumë kontrabandë armësh madje edhe me çmime  tejet  të ulëta; e sidomos këto  në Serbi janë shumë  më të shumta!

Prodhimin, improvizimin e çdo arme ekzistuese dhe  sidomos të armëve speciale të panjohura për  publikun e  gjerë( e që nëse  do kisha  dashur  përfitim material, lehtësisht kisha  mundur që vetëm një nga to sesi prodhohet, t’ia  shisja grupeve  të armatosura  a edhe terroriste  islamike dhe do kisha përfitu materialisht shumë më shumë- por derisa kjo është kundër bindjes time, nuk ka gjasë ta bëj!); Sesa lehtësisht dhe duke patur  mjete rrethanore mund të prodhohen  armë të lejuara me Konventat  Ndërkombëtare të Luftës ashtu edhe armë të ndaluara, vetëm  ekspertët  e mirëfillt  ushtarak  mund ta kuptojnë, thjesht çdo përbërës për prodhimin e  një arme, në jetën e  përditshme  përdoret për destinim civil, mjafton  vetëm komponimi  i dy  a më shumë përbërsëve  në përqindjen e duhur a mënyrën e  duhur!

Të gjitha këto më japin  sigurinë  që nëse  Institucionet nuk e  zbatojnë  ligjin, të mbrojnë  të drejtat  e njeriut dhe të  reparojnë dëmin që është shkaktuar, natyrisht çdo njeri,  do marr ligjin në dorë të vetë!

Më:02.02.2019

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] Të gjithë këto tortura i bënin, zyrtarët korrektues, të cilët  kishin punuar si të tillë edhe në kohën e Millosheviqit dhe më parë!

[2] Në çdo rast kur kam pa  këso skenash, kam  paraqitur shkresa  drejtuar Institucioneve  kompetente!

[3] Në lidhje me  burgjet, nga viti 2013 e sidomos gjatë  fillimvitit 2014, mes tyre edhe unë,  duke e  pa që ndikim arrihet vetëm përmes  mediatizimit të  rasteve, përndryshe hermetikisht  tentonin t’i mbanin  larg  publikut,  shkaku i shkresave, atëherë u arrit  që Pavioni V, i Qendrës Korrektuese të Dubravës,  të mbyllej( sidomos  vetmitë)!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT