E premte, 19.04.2024, 10:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Ahmet Ahmeti: Poezi ngjyrimesh poetike

E diele, 03.02.2019, 12:46 PM


POEZI NGJYRIMESH POETIKE

Milazim F. KADRIU “ Tri shkronja ” (poezi për fëmijë)

Nga Ahmet Ahmeti – Shtedim - Podujevë

Milazim Kadriu si poet nuancash të larmishme me një intuitë të theksuar poetike për lakmi mos të themi për admirim kam pas rast të lexoi shkrimet e tij dhe pas leximit përshtypja ka qenë mbresëlënëse dhe më lindën shqetësime që s'të lënë të qetë mos ta marrësh lapsin dhe të qes në letër ca fjalë për veprat e lexuara të këtij autori. Së fundi lexova poezitë për fëmijë "Tri shkronja".

Në shikim të parë s'të zgjon emocione se përmbajtja e librit zbulohet enigma në ballinë të librit.

Qëllimi i autorit mes këtyre poezive fëmijët të i njoh me historinë tonë më të re me luftën titanike që bënë të rinjtë tanë kundër Serbisë fashizoide në vitet e fundit të shekullit XX krahas aktiviteteve ushtarake në lëvizjen e UÇK meritë ka edhe organizimi paqësor i organizuar dhe udhëhequr nga SHSHK shumë vite më parë me rezistencë aktive paqësore.

Libri është i strukturuar mes kapitujve "Eja pranverë", "Tri shkronja", "Shqiponjat në Albanik" dhe kapitulli i fundit "Vijnë lejlekët dhe dallëndyshet".

Një renditje paksa e analizuar mirë. Pranvera zgjon asociacione ringjallë natyrën në këtë ringjallje vjen te organizimi ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare, ushtria kryen misionin e vet historik tani prapë autori sinjëfikon ardhjen e shpendëve shtegtar në atdheun e lirë renditje e mirë kronologjike edhe pse fundi se di ndoshta i ngatërruar.

Vlen me potencua se kapitulli "Shqiponjat në Albanik" janë poezi të sintetizuara dhe të thurura mirë të shkruara jo nga mendja por nga shpirti e kjo është arsyeja pse këto poezi kanë dalë subtile. Pranverë pas lirie kështu autori e ka perceptua ndoshta edhe ka kuptim, poezitë kanë përmbajtje të thjeshtë, të kuptueshme për moshën e nxënësve të të cilëve u është dedikua ndoshta disa sosh pak edhe të ngarkuara por sido që të jetë poezitë kanë vlerë arti kanë humor dhe nxënësit ndjejnë kënaqësi sa të i lexojnë dhe mbesin gjatë në kujtesën e nxënësve.

Sikur autorët e teksteve shkollore mund të gjejnë poezi që kanë personazhe të cartër dhe mund të inkuadrohen në plan programet mësimore. Ka poezi që qojnë mesazh të qartë të nxënit veçanërisht poezitë e kapitullit "Shqiponjat në Albanik" por jo vetëm këto poezi të realizuara edhe në kapitujt tjerë. Këtu assesi s'mund ta anashkalojmë poezinë e fundit "Fjala liri".

Lumit ia besova një fjalë/ që thellë ta ruante në valë/Atë fjalë ia besova edhe pëllumbit në fluturim/ shpërndaje i thash anekënd atdheut tim...

Përfundimi i poezisë i shkëlqyeshëm me rimë dhe ritëm të qëlluar lenë shumë për të dëshiruar kjo poezi dhe ca sosh të këtij kapitulli meritojnë të lexohen më shumë herë sepse pas çdo leximi gjen diçka të re dhe veçantë që të ngazëllen me gradacion poetik.

Përfundimi i poezisë:

Lumi hareshëm gurgulloi / Pëllumbi shpejt fluturoi

Bilbili këngën filloi / Kosova lirinë e fitoi

Çka të bie në sy gjatë leximit të kësaj tufe të poezive vërehet një poezi me një formë dhe stil të veçantë është poezia "Kosova" që e shtytë imagjinatën e nxënësve me u ndal dhe me e zbërthye por lipset angazhim dhe perceptim maksimal, pos veçorive të përmendura paraqet një surprizë atraktive s'duhet lënë anash as përmbajtjen e poezisë.

Po si mos ta përmendem poezinë "Edhe ti" që zgjon emocione letrareske lojë me fjalë. Fjala është sinonim i poezisë.

Vargje të poezisë "Edhe ti je"

Edhe ti je/ dhe i kësaj toke/ të vuajtur me shekuj/ nga thundra e huaj/ je filiz/ e lisit plak/ që i lanë hije/ tokës së larë me gjak.

Poezia qartëson se kjo tokë, ky dhe ky ajër, këto male me lisa janë pjesë e qenies sonë kombëtare që ka vuajtur me shekuj ka vuajtur i nëpërkëmbur nga thundra e huaj. Sa natyrshëm lehtë autori e shtreson ritmikisht melodike duke e ngritur në lartësi gradacioni.

Poezi që posa ta lexosh të bënë për vete me botën e saj imagjinatave reale që vetëm një pendë e vëmendshme mund ta shtresoj kaq rrjedhshëm me përmbajtje të kënaqshme, nis me vetën e dytë njëjës e përfundon me tri fjalë të zgjedhura, pak vargje por kuptim plotë sillen në rreth vicioz pa dalë jashtë kontekstit të temës shumë të kapshme të themi aromatike. Kësaj radhe veçova tri poezi më të zëshme dhe me subtile s'do thotë se poezitë tjera janë më pak të rëndësishme.

Rruga e nisur e autorit s'përfundon këtu ka poezi që duhet analizua s'mund të anashkalohem.

Dy-tri fjalë edhe për temën e kapitujve "Erdh pranvera" dhe "Vijnë lejlekët dhe dallëndyshet". Me ardhjen e pranverës autori aludon me ardhjen e lirisë që ngjallë natyrën dhe jetën në përgjithësi. Poezi të lehta të kapshme për lexuesin që zgjojnë narracionin te të vegjlit të cilëve edhe autori ua ka dedikua, poezitë që përkojnë me natyrën e moshën së nxënësve të lehta, joshëse, tërheqëse që zgjojnë kërshërinë e me të vegjëlve dhe mbesin të lexueshme dhe tërheqëse për një kohë të gjatë sepse autori e njeh mirë psikologjinë dhe mentalitetin e atyre që ua ka dedikua poezitë. Themi se të vegjlit kanë në duar një tufë të lezetshme poezish.

Autori edhe gjatë cikleve s'mund tu ikë dëshirës që ndien për liri e këtë e më së miri e shpreh në poezinë "Xixëllonja" që ka këshillë shumë domethënëse : liria na ikë nga duart nëse nuk e ruajmë dhe çmojmë ashtu si duhet, ajo fluturon dhe ikë edhe pse vrapojmë pas saj. Liria është e shenjtë e çmueshme është fitua me gjak, duhet ruajtur si sytë.

Kjo është aksioma që autori apelon dhe thërret përmes poezive. Besoj se këtu autori më së se fuqishëm e ka shpreh dëshirën e tij të përcjell te fëmijët kjo është edhe misioni i autorit përmes poezive që themi se ia ka arritur qëllimit dhe ka krye misionin e vet si poet mjaft mirë dhe me sukses.

Poeti me plot dinjitet poetik dhe njerëzor qëndron mirë në nivel të mentalitetit e prirjeve për poezi e veçanërisht poezi për fëmijë.

Poezia jonë për fëmijë ka nevojë për krijime dhe vepra të këtilla vetëm vlerat e nivelit artistik të poetit M. Kadriut mund tu besojmë se do pa pasurojmë thesarin e kulturës sonë letrare, është pasuri që e fisnikëron shpirtin e njeriut. Kjo tufë poezish vazhdon të ketë konsideratën e lexuesit. Autori i kësaj tufe poezish nuk mund të mos jetë dhe çmohet si krijues i çmueshëm.

Poeti M. Kadriu me këtë tufë poezish dhe shkrimeve të më parme që s'janë të pakta ka treguar se ka sens të hollë për shkrime ku te lexuesit është pritur mirë dhe veprat e tij lexohen me kërshëri të veçantë, poezitë e librit "Tri shkronja" është prit mirë dhe ka freskua mendjen e fëmijëve që është e etshme për dije dhe mendje të ndritshme.

S'kishte me qenë befasi sikur të na ofronte edhe ndonjë sihariq si ky që e trajtuam me kualitete artistike.

Më 20.01.201

Podujevë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora