E premte, 29.03.2024, 10:30 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Tomë Nikolla

E shtune, 02.02.2019, 09:28 AM


Tomë Nikolla

U nda nga Jeta , Tomë Nikolla –

Një  talent me mendje t’ holla !

Themeluesit  që i shkoi për dore –

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore !

Tomë Nikolla , është prej këngëtarëve –

Shumë i dashur prej të parëve !

Shumë i dashur për publikun ,

Bashkëkombësit  dhe për mikun !...

Kontribut  dha për komb të tij –

Për futjen e këngës me çifteli !

Në hullinë e muzikës qytetare –

Nga tradita bashkëkohore shqiptare !

Tomë Nikolla , këngëtar shqiptar –

I ri fitoi çmimin ndërkombëtar !

Për këngë  folklorike që iu kish përshtatë –

N’ vitin 1957 !

Ishte  themelues , që i shkonte për dore –

Ansambli  Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore !

Kontribuoi deri në moshë të  pensionit

Dhe në vazhdimësi në kulturën e kombit !

Ishte njohës i  denjë i këngëve  burimore

Edhe i muzikës së gjithanshme  popullore !...

Prandaj , fjala e tij nëpër  diskutime –

Për këtë temë dëgjohej me interesime !

Pati  shumë  kolegë    kënduan  s’ bashku prore –

Me divat  dhe yjet e këngës popullore !

Si Drita Papajani , Luçije Miloti

Dhe Naile Hoxha – dhurata prej  Zoti !...

Tomë Nikolla , me art përplot  krenari –

Ka korrë  duartrokitje nëpër Shqipëri !

N’ shumë vende t’ Kosovës edhe të Evropës ,

Korri  duartrokitje n’ shumë vende të Botës !...

Përkrah Ibrahim Tukiçit dhe Fitnete Rexhës ,

Krah Xhevdet Hafizit edhe Vaçe Zelës ...

Dhanë koncerte me vlerë shumë të fortë –

Përfaqësuan muzikën dhe folklorin tonë në botë !

Tomë Nikolla , këndonte  bashkë me çiftelinë –

Ai , nuk e harroi asnjëherë rapsodinë !

Por , e zhvilloi atë n’ mes këngëve kreshnike –

Duke u bërë më i dashuri me këngë patriotike !

Ato  u rimorën dhe janë n’ repertor    sotme ,

T’ grupeve muzikore dhe të shumë rapsodëve ,

Që i këndojnë me ëndje  dhe me  krenari –

Anë e mbanë Kosovës dhe në Shqipëri !...

Gjilan, më 18.01. 2019.

Demir Krasniqi



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora