| E shtune, 02.02.2019, 10:24 AM |
Satirike
Sevdail Hyseni
PIKTORI
DHE
DOKTORI
Kuvendi shqiptar
Çmendet o mik,
Seancat plenare
Kthehen në cirk!
Tronditet Shqipëria
Aferë e skandale,
Me fjalë të pista
E shprehje banale!
Ku mbeti Etika
Kodi e Zakoni,
Në ç’nivel ka rënë
Medet, Institucioni?!
Kapen në të shara
Piktori dhe Doktori,
Nga shprehjet bizare
Lumi seç na mori!
Llafet nuk kursehen
Nga fjalët me bishta,
Na shkoi me nder
F’tyra për dy gishta!
Kundërmon Kuvendi
Një erë me t’palara,
Njollosen shqiptarët
Fisi edhe fara!
Skuqet Parlamenti
Në sytë e publikut,
Sharjet a nuk janë
-Arma e të ligut?!