E premte, 29.03.2024, 04:55 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: A do mbijetojë taksa

E premte, 01.02.2019, 08:01 PM


A DO MBIJETOJ TAKSA, A DO PUSHOJË MURLANI, A DO SHKRIHET AKULLI, A DO SHFRYHET MULLANI

Nga Dedë Preqi

Taksën e ngritur të cilën ia futi Kosova Serbisë, padyshim e ka ndihmuar vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, se çështja e marrëveshjeve dhe marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, qëndron akoma e tensionuar dhe Serbia duhet të kthjellohet nga ndikimet e saj shofeniste, së cilës po ia turbullon shikimin dhe po ia vërbon sytë e saj, që të shohin rrugën e drejtë dhe të ardhmën e njerëzores në mes këtyre dy vendeve.

Nuk është fjala për rrolin e një takse që e ka vënë në funksion qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, mbase ajo do mbetët, apo nuk do mbetët e përhershme, por duhet ta kuptojmë formën e saj të imponimit, që Kosova, pothuaj se është detyruar ta bëjë një gjë të tillë, që të nxjerrë në skenë kapacitetet e veta politike, jo për të krijuar konfikte dhe tipare të tilla, por për të treguar dhe bindur se shteti i Kosovës, nuk e përjashton mundësinë që në ndërmarrjen e vendimeve të rëndësishme do të vendoste vetë për shtetin e vet.

Për sa i përket marrëveshjeve të deritanishme në mes Kosovës dhe Serbisë, janë më shumë se lojra politike të shtetit serb, me çrast pala serbe me orvatjet e tilla të llojit të vet, mbetët një tipar i marrëveshjeve të pa shpresë dhe drobitëse,  dhe ky jo seriozitet i kësaj pale si formë e një pa pjekurie politike, apo vjen përshtypja e veqantë se Serbia në këtë mënyrë, nuk dëshiron zgjidhje me palën shqiptare kosovare, prandaj Kosova dhe qeveria e saj duhet të shfrytëzojë mekanizmat e vet politik dhe strategjik, që me shtetin serb të zgjedh vetëm rrugën e reciprocitetit.

Në këto rrethana të taksës, qeveria e Kosovës ka marrë lloje dhe forma të ndryshme të kritikave, edhe nga miqtë e mëdhenjë ndërkomëtar, por problemi rreth të cilit do të sillet e gjithë çështja ndikon ndjeshëm dhe dhimbshëm në mirëqenjën e popullit dhe shtetit të Kosovës, dhe përpjekja e këtij populli akoma nuk po arrinë ta zgjidhë çështjen e vet elementare, çfarë mund ta garantojë  dhe sigurojë të ardhmën e dinjitetshme të këtij vendi dhe populli.

-Edhe nëse nesër do heqët taksa ndaj mallërave të Sërbisë, murlani i arrogancave dhe politikës së saj nuk do ndalen, përkundrazi, ata do të mburren me heqjen e kësaj takse, duke e kthyer në fitore miqësinë edhe qëndrimet e SHBA-ve, të cilat janë në vezhgim dhe implikim të drejtpërdrejtë të kësaj çështje. Murlani i Serbisë, do fryente dhe do shkakëtojë fortuna të stuhishme gjithnjë në zemren e lënduar të Kosovës, që nuk do ndalët kurrë  ndaj këtij vendi, nëse SHBA-të, dhe aleatët e saj, nuk do e bëjnë zgjidhjen e kësaj nyje në mes këtyre dy popujve, duke ia caktuar Serbisë vendin e vet, dhe Kosovën ta sigurojnë nën ombrellën e tyre.

-Politika e qeverisë së Kosovës po realizohet në një tablo prej akulli, e cila nuk e përcakton vendin e vet të duhur, duke rrëshqitë në hapësirën e saj, dhe duke relizuar shumë pak qëllimet jetike për mirëqenjën e këtij populli dhe vendi. Politikat e tilla ekzistuese, janë më shumë lufta pushtetësh dhe klanësh, ku si qëllim kryesor kanë marrjen e pushtetit, ruajtjen dhe administrimin e tij, si shprehje kundër vlerave dhe ndërgjegjës njerëzore. Ky akull nuk do shkrihet për deri sa, në krye të Institucioneve tona qëndrojnë njerëz të inkriminuar dhe të korruptuar, të cilët kanë krijuar akuj dhe bllokada të kësaj natyre të rrezikshme, që po e degradojnë dhe cungojnë të ardhmën e këtij vendi.

Por, më sa duket, është një gjë shumë interesante se një pjesë e mjaftueshme njerëzish, akoma nuk e kanë të qartë, apo nuk e kanë kuptuar në të vërtetë çështjen e popullit të Kosovës. Gjithnjë e më shumë krijohet përshtypja se mjeti me të cilin mund të kontrollohet ky vlug i problemëve të këtij vendi, mirret në konsideratë jo shkakëtari, por bëhët vartës ai i cili i bartë pasojat, sikur në këtë rast Kosova dhe populli i saj. Deri kur do shfryhet mullani i qelbur i Serbisë, që ka ndaj Kosovës, deri kur do të rrjedh kjo qelbësirë, që kundërmon rrugën e drejtë dhe imazhin e këtyre dy popujve.

Do na duhet të paraqesim një pesimizëm të tillë, dhe njikohësisht të tregojmë opsionin e vetëm dhe të vërtetë, i cili qëndron tutje të gjitha opsioneve tjera, që janë fundi i durimit dhe një shkatërrimi, apo konflikti të mundshëm, ose të krijohet një imazh i ri i botës, që do të ishte për të mirën e gjithmbarshme, si një hapësirë për një njerëzim të vetëdijshëm për domëthënjën dhe të ardhmën e vet njerëzore.

Prandaj, nëse do afroheshim ndonjëherë me njëri-tjetrin, shenjat treguese të tanishme të Serbisë janë shumë largë marrëveshjeve dhe marrëdhënieve të ndërsjella në mes këtyre dy vendeve, dhe po të përpiqëshim për të kuptuar motivet dhe qëndrimet e vëna në këto rrethana, mbase do të kishim shumë për të thëna për të dyja palët.

Pala e Serbisë nuk është palë serioze, i mungon serioziteti me palën shqiptare, i mungon guximi për të ia thënë popullit të vet realitetin dhe nuk mund të tërhiqët lehtë nga mitët e veta të vjetra, që kanë për Kosovën. Ndërsa, pala kosovare nuk është e mirë organizuar dhe e mobiluar në mënyrë të duhur, për t’u balafaquar dhe për ta demaskuar palën serbe, njëherit pala shqiptare nuk mundet vetë të tejkalojë një situatë të tillë, përveq ndërmjetësimit të palës Evropiane edhe pa palën e fuqishme të SHBA-ve, sëcilës i mbetët çdo gjë dhe gjithçka të vendos për të dyja palët.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora