E premte, 29.03.2024, 01:50 AM (GMT)

Mendime

Reshat Nurboja: Koha kur padituria e mjerimi shiten si mençuri

E enjte, 31.01.2019, 07:15 PM


KOHA KUR PADITURIA E MJERIMI SHITEN SI MENÇURI E AVANGARDIZËM…?

Nga Reshat Nurboja

Shyqyr ZOTIT që Kosova në vitin 1990 nuk ka pasur aq shumë televizione, portale, analista, opinionista, lider politikë e partiak gjegjësisht, njerëz me “mençuri qiellore” sikurse ka sot, se “kahre” e kishin bërë Ibrahim Rugovën, në rastin kur ambasadorit të fundit të SHBA-së në Jugosllavi z.Warren Zimmermann si përgjigje në kërkesen e Tij i ka dhënë një JOOO të madhe…!

“… ish-ambasadorit të fundit amerikan në RSFJ, z. Warren Zimmermann, i cili në vizitën e parë që i’a bëri Kosovës, në qershor të vitit 1989, me vete kishte bartur përcaktimin e tejkaluar politiko-diplomatik të SHBA-së se politika e SHBA-ve nuk e vinte në dyshim sovranitetin e serbëve mbi Kosovën... Në këtë vizitë, kreu i diplomacisë amerikane kishte tentuar që të bindë udhëheqësin politik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën, që të dalë në zgjedhjet serbe të vitit 1990, duke e arsyetuar këtë propozim, “kërcënim” të tij me fjalët se përndryshe hedhja poshtë e zgjedhjeve serbe nuk do ta ndihmonte besueshmërinë e tij si demokrat…

Në librin e tij të cituar në këtë punim, ambasadori amerikan, Warren Zimmermann, shkruan se si Ibrahim Rugova në këtë propozim të tij vetëm buzëqeshi me ngrohtësi, siç e kishte zakon dhe nuk lëshonte pe. Ai e bëri të qartë se nuk do të qëndronte as edhe një ditë si udhëheqës i shqiptarëve, nëse do të ndërmerrte një hap të tillë.

Rugova i tha ambasadorit amerikan se “shqiptarët e Kosovës, kurrë më nuk do të pranonin autoritetin serb”…

Nga libri autobiografik “Burimet e një katastrofe” të ish- ambasadorit Warren Zimmermann…, fq. 80.

Po të kishte pranuar Ibrahim Rugova atëherë, para 29 viteve kërkesen e Warren Zimmerman-it që të del në zgjedhjet serbe të vitit 1990, Kosova, njëherë e për 100 vjet e kishte humbur shansin e rastin që Kosova të çlirohet e të pavarësohet…Rasti pothuaj i njejtë është edhe sot, po që se Kosova pranon të hyjë në negociata për territor, Kosova do të mbetë pa veriun e saj e zonat tjera ku ekzistojnë kishat që trajtohen serbe do të zhvillohen si “çeliza kancerogjene:” në atë gjysmë shtet që mbetet…Edhe sot është rasti që Shteti i Kosovës të thotë të gjithëve pa përjashtim e edhe vetit nuk japim më territor…Nga 32.900 km2 sa i ka pasur Kosova si vilajet dikur, brenda 100 viteve ka mbetur në 10.000 km2, tani tentohet të tkurret  “të hynë në ujë edhe më shumë”…

I vetmi dallim në mes të asaj kohe dikur dhe sot qendron fakti se dikur ”fqinjët sllavë” tokat tona i kanë marrë e okupuar me dhunë, luftë e ndihmen e Fuqive të Medha, ndërsa sot territorin- tokën e Kosovës po e marrin fal nga vetë lidershipi shqiptarë i Kosovës …Çka është edhe më tragjike jo nga pak njerëz kjo po konsiderohet mençuri e jo ashtu siq në të vertetë do të ishte po që se lejohet të ndodh gjithkund tjetër në botë: MJERIM E TRADHËTI…!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora