E shtune, 20.04.2024, 06:52 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Pse Facebook-u e bllokon Fahri Xharrën?

E merkure, 30.01.2019, 08:33 PM


Miq të dashur,

ju dashamirë të së vërtetës shqiptare me duhet të lajmëroj se përsëri jam i bllokuar nga fcb-ku  deri me 1 Mars 1919.  Më vjen keq që nuk do të mund  të komunikojmë ndër veti edhe për një muaj tjetër. Ky bllokim është në rradhën  e bllokimeve të vazhdueshme që më janë bërë që nga viti i kaluar.

Përveç informimit për ju , desha edhe të pyes se kujt po i pengon ngritja  e interesit të madh për çështjen tonë kombëtare e cila jo pse nuk ka qenë e shkruar por neve na është fshehur duke na e humbur vetdijën dhe vetdijësimin tonë për atë se kush  dhe çka ishim.

Çka duhet të shkruaj unë dhe shumë e shumë të tjerë si unë që të mos bllokohemi ? Me cilën temë të merremi që të kënaqim dikend i cili me kujdestari 24/24 orë është duke na pëcjellur, me një qëllim makabër që përsëri të vazhdojmë gjumin tonë letargjik.

Kush mundet e ka mundësi të reagoni në adresën e ankesave të fcb-s ! Miq, mbas asaj që po e shohë këtu fshihen lobet greka, sllavo-serbe dhe turke. Por nuk i përjashtoj edhe albanofobët shqiptarë.

Arsyetimet e publikuara deri më tani  për islamofobi , dhe të tjerat që po vijnë nga portalet e Kishes Ortodokse Autoqefale të Shqiperisë që “ qenkam “ edhe “ ortodoksofob” nuk pijnë më ujë.  Ato i shërbejnë vetëm një gripi të caktuar të njerëzve që janë të verbuar nga propaganda antishqiptare, viktimë e të cilëve, si shumë të tjerë, jamë edhe unë.

Miq të nderuar mbetshi me shëndej dhe ju dëshiroj një këmbëngulësi edhe më të badhe në zbardhjen e të vërtetës sonë kombëtare.

Krenar me ju,

Fahri Xharra,30.01.19

Gjakovë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora