E enjte, 21.11.2019, 06:37 AM (GMT)

Kulturë

Petrit Aliaj: Më shumë se një ceremoni

E marte, 29.01.2019, 08:13 PM


MË SHUMË SE NJË CEREMONI ISHTE NJË VLERËSIM

Të ndodhesh në Milano, në galerinë P38-“Salloni di Liz”nuk mund të mos rrije pa takuar edhe zonjën Vitore Stefa Leka së bashku me historianin Klodian Pasku e  piktorin Arjan Shehaj, të cilët për veç njohjes me risitë e këtij aktiviteti në vlerësimin e femrës shqiptare, ishin të interesuar të njiheshin direkt me këtë grua patriote për  vlerat që ajo bart në shpirt edhe pse në moshë të thyer por që s’ndalet asnjëherë. Duke asistuar në momentet e dorëzimit të çmimin të karrierës i bëjmë nder vehtes,përballë kësaj zonje të përkushtuar për emancipim shoqëror si një nga luftëtaret më të shquara për organizim e integrim të komunitetit shqiptar në Itali,mbrojtëse e flaktë e gjuhës shqipe ,poete e mirënjohur e aktiviste e pa përkulur.

“Ju kam vëllezër,më thoni motër”është moto e të shprehurit të saj në çdo takim e forum,janë fjalë që burojnë nga dlirësia, dashuria,harmonia e intelekti,virtute e aftësi të cilat plotësojnë figurën e saj të merituar si simbol i femrës shqiptare për emancipim shoqëror e bashkim të shtetit Shqiptar.

Vitorja ose Nanë Lokja,siç e thërrasin tashmë që nga lufta për çlirimin e Kosovës është e vlerësuar me “Medaljen e Artë”për kontributin në luftë si edhe është e vlerësuar me “Medaljen e Mirënjohjes” nga ish presidenti i Shqipërisë z.Alfred Moisiu,pa përmendur një seri të pa fund medaljesh,çmimesh e çertifikatash  për punën e saj humane në shërbim të kombit .

Këtë rrallë në festivalin e sozive do të ishte edhe zj,Fadile Skëndaj e ftuar nderi e zonjës Miranda Giuffre,e cila u vlerësua me çertifikatën si sozia e Rafaela Karra-s .

Saktë, për sa i përket figurës së zj,Miranda Giuffre ose Miranda Liz,është e deklaruar nga ekspertë të artit botëror si sozia zyrtare e Elisabet Taylor, ideatore e krijuese e kalendarit Zyrtar të Sozive Italiane si edhe drejtuese për“Klubin e Tifozave të Sozive”

Ishte një mbrëmje e këndëshme e cilësore,në të cilën tre gra shqiptare,vlerësohen ndër më të përzgjedhurat e kësaj ceremonie sfilatash për mise e sozi,në të cilën merrnin pjesë mbi 300 pjesëmarrës.Sigurisht vlerësime të tilla tregojnë një rritje të statusit social-kulturor të femrës shqiptare edhe në arenën ndërkombëtare.

Me këtë rast takimin e përshëndeti edhe dr.Klodian Pasku ,historian dhe n/kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar për degën Itali.

Dr.Klodian Pasku,falenderoi zj,Miranda Liz për ftesën dhe përzgjedhjen e bërë në vlerësimin që i u bë në veçanti femrës shqiptare në këtë aktivitet të bukur e mbresëlënës për nga madhështia.

Petrit Aliaj

Milano, Italy.

20.01.2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT