E enjte, 23.05.2019, 10:10 AM (GMT+1)

Komente

Nue Oroshi: Turravrapi i politikës ndërkombtare dhe skena politike e Kosovës

E marte, 29.01.2019, 09:50 PM


Turravrapi i politikës ndërkombtare dhe skena politike e Kosovës

Nga Nue Oroshi

Evropa juglindore apo Ballkani siç është quajtur më herët gjithmonë ka qenë eksperiment i laboratorëve të ndryshme politike,për faktin se mbrenda kësaj hapësire gjeografike jetojnë popuj me kultura e  tradita të ndryshme që kanë qenë pre e propagandave dhe lëvizjeve të ndryshme politike lindore.Shpesh herë duke u munduar që të imponohen ideologji të ndryshme janë bërë edhe gabime të mëdha ku më se keqi gjatë tërë historisë e kemi pësuar ne shqiptarët.Tokat tona u ndanë dhe u shkatërruan.Populli shqiptarë përpos masakrave dhe debimeve që i pësoi nga fqinjët tanë agresivë,ata nga pushtues të ndryshëm u detyruan me dhunë që të bëhen pre e kulturave të ndryshme karpatioano - aziatike.

Nuk është qudi se sot edhe mbrenda politikës dhe popullit shqiptarë po bëhet një luftë e fshehur se kah duhet të shkoj politika shqiptare në përgjithësi  e në veçanti ajo e Kosovës.Fatkeqësia është se edhe politika amerikane si dhe ajo gjermane e ka kuptuar dyftyrësinë politike të politikanëve tanë në Kosovë e besa edhe në Shqipëri.Politikanët tanë jo të gjithë fatkeqësisht jetojnë dhe janë shëndrruar në nostalgjikë të ish pushtusve tanë që na i shkretnuan dhe sakatuan Tokat e Arbrit.

Dobsimi i politikës së Kosovës karshi politikës amerikane në përgjithësi ka të bëjë me mungesën e bërjes politikë shtetërore.Partitë tona politike në Kosovë politikën e shikojnë vetëm si lojë shahu e asesi si politikë shtetërore ku duhet të krijohen kornizat e përbashkëta politike në mes të pozitës dhe opozitës për çështje shtetërore dhe kombtare.Fatkeqësisht kjo është vërejtur edhe nga politika amerikane dhe ajo gjermane e cila për ta pënguar Serbinë që edhe de jure të shkojë në anën e Rusisë mundet të na hakmirret sërish ne shqiptarëve duke na ndarë përseri ndonjë pjesë tonën.Fatkeqësisht në këtë aspektë elitës politike në Kosovë i ka humbur orientimi.

Ata jo vetëm që po e shikojnë interesin e pushtetit në dëm të shtetit,por tani kanë filluar t´i shikojnë edhe interesat e ngushta personale dhe familjare në dëm të shtetit të pakonsoliduar të Kosovës. Kalimi i hapur i Erdoganit në krah të Rusisë dhe Serbisë e kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi e ka luhatur tejmase një pjesë të mirë të politikanëve në Kosovë që të kalojnë serish kah lindja dhe t´i kthejnë shpinën perëndimit.

Gjithë ky cirk politikë duhet t´i vejë  në lëvizje forcat atdhetare dhe properëndimore shqiptare që mos të mbyllën në dhoma të nxehta duke e pritur kah do të shkojnë shqiptarët por ata të ngrisin zërin dhe të hyjnë në veprim.Formimi i një lëvizje kombtare shqiptare në Kosovë është i domosdoshëm. Beslidhja e Trojeve të Arbrit, do ta ndanë shapin nga sheqeri.

Programi i kësaj lëvizje politike kokë, trup dhe mendje duhet të jetë program për një Kosovë Evropiane,jo vetëm në aspektin teorik por edhe në atë praktikë.Në programin e kësaj lëvizje të re politike duhet të futët edhe ndalimi me ligj i propagandës pansllavisto-aziatike dhe akterët e kësaj propagande duhet të denohën me dënime të ashpra.

Tek rinia shqiptare në Kosovë qoftë në shkolla të mesme apo edhe në fakultete duhet të ngritet kultura e punës perëndimore dhe mos të nxjerrim analfabetë me diploma por kuadro të afta që në një të ardhme të shkurtër të jenë të aftë ta udhëheqin shtetin e Kosovës në të gjitha aspektët.Paralelë me këtë duhet ndërtuar edhe koncepti i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë si dy republika federale,por në një shtet të përbashkët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT