Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Tenisti Novak Gjokoviç fitues kupës për të shtatën herë në Melbourne

| E hene, 28.01.2019, 08:23 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

TENISTI  NOVAK  GJOKOVIÇ  FITUES  I  KUPËS

PER    SHTATEN  HERË    MELBOURNE

27  JANAR  2019  “AUSTRALIA  OPEN”

MELBOURNE, DITA E AUSTRALISË… DITË FESTE !

Në fushen modern të tenisit në qytetin Melbourne janë 15000 qytetarë që presin me fillue loja finale e kampionatit të vitit 2019, mes tenistave të njohun numur 1 dhe 2 të botës, Novak Gjokoviç dhe Rafael Nadal, mbas disa ditësh ndeshje në temperaturat e nalta të Australisë, ku rekordi i këtij viti asht kenë edhe 44 gradë celcius.

Dita e 27 Janarit që do të zhvillohet finalja asht ma e freskët, tek 25 gradët. Megjithate, perveç atyne që kanë hy në stadjum, janë edhe disa mija tifoz që i ndjekun lojnat në ekranet jashta fushës pa pyet fare per të nxehtin pervlues t’ Australisë. Nën tingujt e një muzike të zgjedhun fillon pergatitja per fillimin e finales. Mbretnon rregulli !

Loja fillon me gjuejtjen e parë nga Novak Gjokoviç, dhe vazhdon me disa pikë të fitueme prej Tij. Asht superior që në gjuejtjet e forta të para dhe të sakta. Fillon me rezultatin e një lojtari që nuk i tutet syni, 3 me 0 dhe vazhdon fitues i setit të parë 6 me 3... Setin e dytë duket sikur Nadali po e merr veten, po Gjokoviç nuk lëshon jashta kontrolli asnjë cep të fushës, tue mposhtë Nadalin me rezultatin 6 me 2. Ndersa, setin e tretë lojtari i madh Gjokoviç, që në sherbimet e para tregon se do të vazhdoj me kenë Nr. 1... i Botës !

Loja perfundon me rezultatin 6 – 3, 6 – 2, 6 – 3. Brohoritjet per fitore vazhdojnë...

Bahet edhe ceremonia e mbylljes ku marrin pjesë organizatorët dhe sponsorizuesit, që per mbarvajtjen dhe sigurinë e kampionatit nuk kanë kursye asgja. Pjesmarrja dhe vetë ecunia e ndeshjeve dhe e programeve argëtuese të kampionatit e vertetojnë këte.

Lojtarët ma të mirë nga gjithë Bota tregojnë me sjelljen e vet qytetarinë, mjeshtrinë, një kulturë të persosun dhe mbi të gjitha respektin dhe dashuninë vllaznore mes kombeve, që marrin pjesë në disa ndeshje nga qytetet e zhvillueme të Australisë.

Nga kampionati i Tenisit në Australi gjithë Bota e qytetnueme duhet të mësojnë sesi me sigurue Dashuninë dhe Vllaznimin mes Rinisë dhe Pleqnisë së mbledhun, per me u knaqë me fillimin e një viti të mbarë dhe plot vepra në sherbim të Paqës në Botë...

Dita e Australisë dhe Populli dashamirës i Këtij Kontinenti, duhet të merren si shembull nga të gjithë Popujt tjerë që, në disa momente dalin nga shinat e qytetnimit e vllaznimit!

Melbourne, asht Atdheu i Dytë i imi!

Melbourne, 28 Janar 2019.