E merkure, 21.08.2019, 09:09 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Xharra: Cila është padija historike e shqiptarëve sot?

E hene, 28.01.2019, 09:31 PM


Cila është padija historike e shqiptarëve sot?

Historia na është fshehur, historia nuk fliste sepse ne nuk kishim gojë. Edhe atyre që e kishin gojën, atyre iu mbyllnin apo iu  kishin mbyllur në më mënyra të ndrzshme.Edhe nëse donim të flisnim, syrgjynoseshim dhe humbëshim në errësirën e harresës.

Ishte një arsy e madhe; “Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!

Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar.-shkruan Ismail Kadare

Atëherë si të shkruanim historinë tonë, të cilën as nuk guxonim ta mendonim? Po, sot ? Nga vjen padija e jonë ?

E mblodha një rreth virtual dhe ja se si biseduam, ishin Bujar Kule, Aleksander Hasanas, Elena Kocaçi, Vladimir Shehu, Aleksander  Hasanas, Mehmet Shtylla, Frida Vokopola Gjoka, dhe shumë të tjerë.

E kemi fjalën për sot, na fshehet historia apo vet nuk e kërkojmë të vërtetën e saj ?

Aleksander  Hasanas e kishte mëndimin e tij  : “Miku ynë Erget Cenolli sjell për gjuhën shqipe një fakt tepër të rëndësishëm dhe pas kësaj ai pyet : Ku fshihen dhe pse fshihen këta libra shqip?!

Prifti frëng Guillemus Adae thotë në një libër të vetin, botuar në vitin 1932 se “Shqiptarët kanë libra të shkruara me alfabetin latin…”, pra afërsisht ashtu si sot. Kjo thuhet qartë në dokumentin e botuar në librin “Shkrimet shqipe në vitet 1932-1850, të DH.S. Shuteriqit.

Pyes: Ku janë këto libra shqip, që sipas priftit frëng përdoreshin atëhere në Shqipëri?

Kush i fsheh dhe pse i fsheh? Pse nuk dalin në dritë, kush i pengon dhe pse?

Reagimi i mikut Bujar Kule ishte :” Hiqeni njëherë e përgjithnjë nga mendja se, faji padijes historike dhe gjuhësore ku është zhytur kombi shqiptar, është fshehja e librave nga Vatikani, Patriarkana e Stambollit, nga komploti i Pleqësisë së Sionit apo ai Pleqëve të Rrushbullit!

Arsyeja e vetme e padijes historike dhe gjuhësore ku është zhytur kombi shqiptar, është se, shqiptarët e sotëm, ndryshe nga ç'bëjnë me fjalë në FB, me vepra e përçmojnë dhe e përbuzin historinë e tyre në veçanti, dhe librin në përgjithësi.

Ne jemi populli që lexojmë më pak në Evropë, dhe një nga popujt që lexojmë më pak në botë. Më thoni një biznesmen shqiptar apo ndonjëra nga ministritë e kulturës të dy shtet’theve shqiptare, që ka financuar një studiues të bëjë kërkime për një temë të caktuar në ndonjë nga bibliotekat evropiane? As edhe një! Hiç! Zero!

Gjithsesi, nëse vërtet jeni të interesuar të zbuloni dijet e historisë së Shqipërisë në faqet e librave, 90 % të librave të botuar përpara vitit 1900, i gjeni të gjitha në Google Books, dhe në to gjen materiale për historinë e Shqipërisë për të shkruar jo dhjetë libra, por 10000 libra për Historinë e Shqipërisë. Por, për të shfletuar dhe lexuar këta libra, për të kërkuar dhe gjetur në to informacionet e duhura, duhet kohë, duhet punë, dhe mbasandaj, kur libri shkruhet, duhet botuar...

Dhe këtu nis problemi!

E përse vallë, duhet që një studiues, të kryej gjithë këtë mund, kur e di se bashkombasit e tij, shqiptarët, përveçse të qarraviten se u fsheh librat Vatikani apo Pleqësia e Sionit, as do ti shkojë në mendje ta blejnë këtë libër për të cilin studiuesi ka punuar dhe harxhuar disa vite jetë?  Dituria është si liria, ajo duhet merituar!

Një vërejtje e madhe e Bujar Kules ishte e dhe kjo   “E vërteta është se, intelektual të vërtetë në Shqipëri (këtu nuk e kam fjalën për atë morinë e atyre që tundin doktoraturat e blera dhe të vjedhura në të katër e botës!), pra, intelektual prodhues dhe jo shterp, janë shumë pak. Dhe këta pak, të shtypur nga mospërfillja e shtetit, janë katandisur në një gjendje aq të keqe ekonomike dhe shpirtërore sa, i ngelen vetëm dy rrugë, ose të vdesin, ose të bashkpunojnë me të keqen që po i merr frymën Shqipërisë.”

I të njejtit mëndim për mos përfilljen e historisë e kishte edhe Elena Kocaqi  “Nuk i heq asnjë presje. Lodhesh tua sjellesh, harxhon parat e tua dhe disa te shajne nga pas. Ftohet nje profesor ne nje konference paguhet 100 euro, ftohet nje kengëtare tallavaje merr 5000 euro per 30 minuta tralala. Kjo jemi ne se biznesi e ka vene parane pa pune dhe me te vjedhur dhe mos prit prej kesaj kategorie te vleresoj ment, se ato hedhin parane vetem per shale e cica. Nga ana tjeter kemi dhe nje psikozë, gati skizofrenike qe dalim kunder historise sone dhe autoktonise sone, madje ne krye te rreshtit ku nuk jane as armiqet tane me injorant.”

Vladimir Shehu, shprehej: “Kjo është një e vërtetë, por që kërkon të sensibilizuoi njerëzit, për të mësuar kush janë në të vërtetë dhe historinë e tyre. Të vërtetat gjithmonë janë të dhimbshëme, por ato duhet thënë. Njoh shumë njerëz që hiqen patriot pa e ditur, përse. Por ka edhe më shumë të tjerë që historinë e Shqiprisë nuk e çojnë më shumë se 60 vjet. Dhe me e keqja ka dhe " intelektual, opinionistë " që duan të denigrojnë figurat e lavdishme të kombit shqiptar. Zotërinj intelektual studiuesë, mos prisni t'u ndihmojë, apo t'u financoi njeri. Vazhdoni punën tuaj. Ajo, pak nga pak, ka filluar të vlerësohet. Në të vërtetë ju jeni Akademia e Shkencës, pasi ajo institucionale ka rënë.”

Mehmet Shtylla kishte të drejt kur thoshte se : “ Fatkeqesia me e madhe, per arsyet qe dihen e jane te shumta, eshte se gati te gjitha faktet dhe dokumentat ne lidhje me te vertetat dhe historine e lashte, te vjeter dhe te mesjetes se kombit Pellazgo-Iliro-Shqiptar, gjenden jashte Shqiperise, shumica ne Vatikan, Stamboll e te shperndare ne qendrat me te medha te kultures ne Europe. Detyra imediate kombetare per kombin tone, eshte investimi i shume studjuesve te rinj, te cilet te mesuar me latinishten dhe turqishten e vjeter e me gjere, te ulen neper arshivat dhe bibliotekat e Europes , nga ku do te dalin shume e shume te verteta per kombin me te lashte te Europes..

Do te ishte ne nderin e çdo qeverie ketej dhe andej, si edhe te mjaft milionerve te rinj Shqiptare kudogjinden, qe te kontribonin per zbulimin e te vertetave qe flene dhe presin te çpluhurosen aty ku gjinden, nese vertet e duan kete vend dhe popull...

Bujar Kule “ Hiqeni njëherë e përgjithnjë nga mendja se faji padijes historike dhe gjuhësore ku është zhytur kombi shqiptar, është fshehja e librave (të kujt librave? Të shkruar nga kush?) nga Vatikani apo, nga Patriarkana e Stambollit! Arsyeja është se shqiptarët e sotëm, ndryshe nga ç'bëjnë me fjalë në FB, me vepra e përçmojnë dhe e përbuzin historinë e tyre në veçanti, dhe librin në përgjithësi. Ne jemi populli që lexojmë më pak në europë dhe një nga popujt që lexojmë më pak në botë. MË thoni një biznesmen shqiptar apo ndonjëra nga ministritë e kulturës të dy shteteve shqiptare që ka financuar një studiues që të bëjë kërkime për një temë të caktuar në ndonjë nga bibliotekat evropiane? As edhe një! Gjithsesi 90 përqind e librave të botuar përpara 1900 i gjeni të gjitha në Google Books (përfshirë edhe librin në fjalë), dhe në to gjen materiale për historinë e shqipërisë për të shkruar jo dhjetë libra por 1000 libra për historinë e shqipërisë. Por, për të kërkuar informacionet duhet kohë, duhet punë, dhe pastaj kur libri shkruhet, duhet botuar.... Dhe këtu nis problemi, e përse duhet një studiues të kryej gjithë këtë mund, kur e di se shqiptarët, përveçse do të qarraviten se i fsheh vatikani librat, as do ti shkoj në mendje të blejnë libri

npër të cilin studiuesii ka punuar dhe ka harxhuar disa vite jetë.”

Frida Vokopola Gjoka tregoi që duhet kërkuar , siç është rasti me gjetjen dhe për kthimin e librit: "Gjuha e Albaneve apo Shkiptareve!" :

Edhe unë u pajtova me atë që nëse një  të kaluar të gjatë  nuk guxonim të kërkonim të vërtetën, sot kush na pengon që ta gjejmë historinë e vërtetë të kombit tonë, dhe po e citoj Bujar Kulen kur thotë:

“Mos t'iu shkoj në mendje se Vatikani apo dikush tjetër do ju shkruaj historinë dhe do ju sjelli në tabaka librat ku flitet për historinë tonë (edhe pse shumë herë e ka bërë edhe këtë!), dituria duhet merituar, për ta merituar duhet harxhuar kohë, para dhe mund!”

(Bisedën  virtuale e përgatiti Fahri Xharra )

Fahri  Xharra, 12.01.19

Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT