E enjte, 28.03.2024, 04:00 PM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: Në Shqipëri dhe Kosovë duhet VETTING patriotik

E hene, 28.01.2019, 08:05 PM


Në Shqipëri dhe Kosovë duhet VETTING patriotik

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në Shqipëri duhet  një VETTING për politikën dhe jo vetëm për të, pasi ka 100 vite që Shqipëria është shtet dhe të gjitha të këqijat Shqipërisë i kanë ardhur nga politika.

Politika dhe pushteti në Shqipëri edhe sot ashtu si gjithmonë vepron dhe sillet në mënyrë të papërgjegjshme; thjesht si politikë ambiciesh, egoizmi , korrupsioni dhe si politikë e pazareve dhe e interesit personal, klanor, nepotik e krahinor: si një politikë e veseve dhe të paturpësisë pa kursyer as tradhëtibërjen dhe korrupsionin e hapur dhe të guximshëm kundër interesave publike e kombëtare. Fatkeqësisht këto i mori si “model” edhe politika e Prishtinës.

Është sunduar Shqipëria dhe janë zgjedhur  por më shumë janë caktuar dhe emëruar në punët e drejtimit të shtetit shqiptar  politikanë antipatriotë:  elementë deputetë e qeveritarë, kuvendarë e kryebashkiakë të patraditë e të patrashëgimi patriotike e kombëtarë, injorantë e servilë, halabakë e hajdutë.

Kryesore dhe më i duhuri për Shqipërinë dhe për Kosovën është VETTING-u patriotik.

Po nuk qenë politikani e pushtetari, drejtuesit e lartë të institucioneve të drejtësisë dhe të qeverisë individë patriotë , pasi ata: jopatriotët, nuk e kanë për asgjë krimin, hajdutërinë, pandjesinë shoqërore dhe kombëtare; si të tillë si antipatriotë e antikombëtarë ata nuk e kanë për asgjë që të bëjnë e të veprojnë tradhëtisht kundër interesave të shtetit dhe të kombit, nuk e kanë për asgjë që të hanë paranë e huaj dhe që t’u shërbejnë interesave të të huajve dhe kauzave antishqiptare të tyre, pasi antipatriotizmi dhe tradhëtia janë  “bizneset” më të ndyra dhe më të ulta që mund të bëjë politikani, dhe jo vetëm politikanet por edhe drejtësia, gazetaria e media.   Prandaj dhe meqenëse tradhëtia publike dhe ajo kombëtare e politikës nuk po i ndahen Shqipërisë, tani e tutje duhet bërë gjithmonë VETTING-patriotik , në mënyrë që të mos mundësohet që shteti dhe drejtimi i tij politik, demokratik e juridik të bie në dorë të antikombëtarëve, injorantëve, të atyre me rekorde krimi e korrupsioni, dhe as të të papërgjegjshmëve dhe hajdutëve.

Politika e Tiranës gjithmonë deficitet më të mëdha i ka pasur : deficitin demokratik, sepse  gjithmonë ka sunduar egoizmi, uni dhe autoritarizmi, kjo pasi,  si duan kryetarët bëhen partitë politike e shoqatat,  dhe si duan presidentët dhe kryeministrat bëhen dhe funksionojnë qeveritë, pushteti, ligji e shteti; nga shkon dhe ku dhe si i drejton kryetari ecin e lëvizin partitë, dhe nga shkon e si don kryeministri apo presidenti sillet e ecën shteti e pushteti.

Deficiti politik: si politikë e pushtet i papërgjegjshëm para shtetit dhe para kombit, politikë e korruptuar dhe e kriminalizuar.

Deficiti patriotik: ku së pari duke filluar nga politikani, pushtetari, kryebashkiaku, gjyqtari dhe në detyrat dhe institucionet e tjera strategjike kombëtare duhet të jënë e të zgjidhen individë patriotë e të përgjegjshëm që t’i shërbejnë kombit dhe qytetarit; pasi, në realitet  pothuajse gjithnjë deri sot: patriotizmin e ka sfiduar tradhëtia;  patriotizmi real  është përndjekur  nga korrupsioni e injoranca; dhe patriotizmi demokratik është  luftuar , izoluar dhe përjashtuar nga aktiviteti politik, juridik, shtetëror, diplomatik, akademik dhe administrativ në Shqipëri.

Dhe prandaj duhet bërë VETTING patriotik, për ta ndëshkuar  patriotizmin fals, dhe për ta ndëshkuar e izoluar  tradhëtinë, për ta kufizuar e ndëshkuar korrupsionin , hajninë dhe krimin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora