E merkure, 19.06.2019, 02:30 AM (GMT+1)

Komente

Halil Gashi: O Naim shoqi , po pse ike më aq nguti ?

E diele, 27.01.2019, 12:42 PM


Në vënd të  përkujtimit

O Naim shoqi , po pse ike më aq nguti ?

Shkruan Halil Gashi

O Naim shoqi,  po për ngut e kishe pasë ne  kete botë , pse ore burrë I dheut  ike  pa na e thenë as një fjalë lamtumire  .A kaq  shumë u zhgenjeve  në neve?. Mos more burrë, se nuk ishte rradha e jote ,kishe vetëm 41 vite . Shumë e pa drejtë Naim , por nejse , për ty nuk ishte e re  padrejtësia  të cilën e luftove edhe më pushkë edhe më pendë .

Pasi që rroke pushkën  në luftë për lirinë e Kosovës  I fitove të gjitha betejat dhe dole faqebarrdhë më bashkeluftetarët tu, më pas fillove nje betejë të re më pëndë , betejë kjo për të cilën më thoje se qenka më e veshtirë se ajo më pushkë .

Naim , në rrugëtimin tënd prej gazetari hyre furishëm , më plot elan dhe dashuri për fjalën e lirë , gjithandej kah punove duke filluar  nga disa media lokale e më pas edhe në  gazetën “ Koha “ dhe në “ BIRN “, ece vertikalisht , guximshëm  dhe më shumë moral , por jo gjithëherë u kuptove drejtë  nga “ larot”  e fjalës se lirë .   Pata  knaqësinë qe ishe pjesë e Shoqatës se gazetarve në Pejë të cilës I prinja unë , ku shpesh kembenim mëndimet  por edhe shprehnim pa knaqësinë për tërë atë që ndodhte rreth nesh dhe me neve .

Naim shoqi ,edhe pse I ri  krahasuar me mua   jeta të mësoi të jesh shumë I drejtëpërdrejtë , ishe I besuar dhe u besonje miqve  të flasish lirshëm . Më një rast ma the se tani po e kuptoj se sa e rëndë qënka lufta më pëndë , sa të veshtirë e paska patur  Fishta, Naimi, Konica, Noli  dhe shumë pënda të shquara të kombit. “Unë provova  luftën më pushkë dhe e dinja se pushkën ia kam kthyer armikut, por lufta më pëndë qënka më e veshtirë , ngase pënden në liri po  duhet kthyer  ndaj atyre që kurr nuk I kisha armiq  . por të cilet më veeprimet e tyre dëmtonin idealet e lirisë  , idealet e atyre që njomën ketë tokë më gjakun e tyre . Ketë nuk mund ta duroj më thoje , nuk mund ti duroj , matrapazet , keqëbërsit, hilegjinjët , servilet , larot, andaj edhe jo rrallë shkrimet e mija nuk po ju pelqejnë  as atyre  servilve në  mediat ku kam punar apo po punoj “ thoshe ngapak I nxehur , e une përpiqësha që të bindja se guximi  e  urtia , morali dhe etika, janë armët tona më të fuqishme .

O Naim shoqi , lexova nje postim tëndin te para disa ditëve ku  thoshe se të ka marrë malli shumë për prinderit tu  , për Nenën që pikrisht par një viti iku në atë botë  dhe për Babain, qe saktësisht shkoi në amshim para dy vitësh . A, aq shumë u përmallove  dhe vëndose të shkosh  në përqafim të tyre në atë botë . A ishte ky postim I yti  paralajmërim për neve që nuk e kuptuam , apo  ishte parandjenjë   e jote dhe zeri që të ftoi nga ajo botë   dhe aq shpejt vëndose dhe hike në amshim pa na e thenë lamtumirën.  Pse bre Naim Shoqi u ngute , nuk ishte rradhe  jote ……….

Naim shoqi ,  edhe kësaj here  u rrebelove  si shumë herë më parë , por kesaj rradhe  rrebelimi I yt  ishte  I pa kthyeshëm .

Naim shoqi ,prehu  në paqë ….Ti, ia lave borgjin Atdheut si në luftë më pushkë, ashtu edhe në paqe  më pëndë , ani pse kishe edhe shumë qka për të thenë . Familja Haxhosaj , humbi vllain , bashkëluftetaret tu humben  luftetarin e lirisë , kurse gazetaria Kosovare humbi një gazetar I cili  duke mos u pajtua më shumë çka  në gazetarinë tonë ,në shenjë proteste u largua nga gazetaria e I cili kishte edhe shumë ti jepte gaezetaris në veqanti asaj hulumtuese.

Miku I im I lehte te qofte dheu I Kosovës  hike per të ju bashkuar shumë bashkëluftetarve të cilët ranë në altarin e lirisë , ju bashkove atyre që të sollën në ketë botë  për të cilët ishe përmalluar ditëve të fundit qa shumë………….



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT