Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Gojën plot atdhe e keni

| E diele, 27.01.2019, 12:11 PM |


Jusuf Zenunaj

GOJËN PLOT ATDHE E KENI

(Simbas Hakërrimit të Ali Asllanit)

Që nga e hëna deri të dielen mbrtetëron një errësirë

si në fshat ashtu në qytet, vërshëllën një egërsirë!

Pra, të pangopur mbushni xhepat orë e ças,

derisa barku si daullja t'ju pëlcasë!

Hani, pini, rrëmbeni çka mundeni e dini,

duar e këmbë si mbledhësbari, keni horra!

Sot me kulla e me villa, dje në kasolla!

Në gjunj populli i përkulur nga varfëria,

nëna fshehtas fshin lot, kur bukë i kërkon fëmija.

Si me dro pyesin pleqtë, vallë, kështu qenka liria?!

Nga më i vogli te më i madhi

thërrasin: ".. rroftë djersa e ballit"!

Është kafshatë e rrëmbyesit- matrapazit?!

Me kamata nëpër banka brenda e jashtë,

emra të rrejshëm pesë a gjashtë.

Hani, pini, çka të mundeni rrëmbeni,

gojën plot atdhe e keni!