Kulturë
Demir Krasniqi: Demir Hisari
E diele, 27.01.2019, 11:09 AM
Demir Hisari
- Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi -
Me fjalë t’ zgjedhura prej visarit –
Po i këndoj Demir Hisarit !
Fshat i bukur në këtë trevë –
Dikur njihej Murgashevë !
Refreni :
O Demir , Demir Hisari –
Je ma i bukuri fshat shqiptari !
Rritu , rritu sa ma parë –
Kthehu n’ vend ku ke pas t’ parë !
Murgasheva trevë malore ,
Fill pas Luftës së Dytë Botërore ,
N’ vitin 1946 –
Demir Hisar emrin e ka dashtë !
Të njëjtin emër e pagëzuar –
Mori komuna e sapoformuar !
Territori me këtë rregullim –
Komunë u bë n’ këtë vendbanim !
Murgasheva – trevë malore ,
Para Luftës së Dytë Botërore –
Ishte fshat mikpritës , bujarë ,
I banuar veç me shqiptarë !
Mirëpo , shqiptarët pas lufte –
E humbën shumicën absolute !
Gjatë dekadave politike –
U ndryshua struktura etnike !
Sipas të dhënave që janë me besë ,
Deri n’ vitin 1905 –
Murgasheva , ky fshat malorë ,
Kishte 240 banorë !
Që të gjithë ishin shqiptarë ,
Faqebardhë edhe krenarë ...
Besimtarë shqiptarë kreshnik –
Që s’i trembë kurrë një armik !
N’ fund të shekullit t’ XIX –të ,
Murgasheva fshat i vërtetë ,
Shqiptarë t’ pastër si loti i syrit –
T’ vilajetit të Manastirit !
N’ vitin 1900 , në etnografi –
Murgasheva kishte 40 shtëpi !
Murgasheva , ky fshat malor –
Kishte 240 banorë !
Pas Luftës së Dytë Botërore –
Nga shumë vise vijnë banorët !...
Në këtë vendbanim t’ malësisë –
Nga shumë vise t’ Maqedonisë !
N’ regjistrim t’ vitit 1961 –
Fillon zhbërja në popullsi !...
Prej këtij viti e më vonë –
Zhbëhen shqiptarët në këtë zonë !
Nga viti 1953 ,
Popullsia shqiptare e re ,
Deri te viti 1961 –
Gjithnjë shkonte duke u shkri !
Maqedonasit u trefishuan –
Shqiptarët shumë u pakësuan !...
Për 8 vite u shkri shpi e vatër –
Numri i banorëve ra në 24 !...
Ishin këto vite t’ trysnisë –
Nga sistemi komunist !
Ndaj shqiptarëve që u shkoi huq –
Që u regjistruan si turq !
Gjithë kjo bëhej ndaj shqiptarisë –
Që t’ shpërngulën drejt Turqisë !
I pajisnin me VISIKA –
Dhe shqiptarët i merrte ika !...
Në mes Titos t’ Jugosllavisë
Dhe Menderezit të Turqisë –
Për shpërnguljen e shqiptarisë ,
Drejt shkretëtirave t’ Anadollisë !...
Para shpërnguljes ishte si kusht –
Që shqiptarët t’ shkruhen si turq !
Dhe të shesin gjithë pasurinë –
E pastaj t’ ia mësyjnë Turqinë !
Nëse bëjmë krahasim këso dore ,
Të pas Luftës së Dytë Botërore –
Do t’ shohim se ky vendbanim ,
Ka pësuar shumë ndryshim !...
Si pasojë e lëvizjes jo natyrore ,
Të popullsisë autoktone vendore ,
Nga veprimet e mëdha armike –
Pësoi ndryshime demografike !...
E gjithë kjo n’ dëm t’ popullsisë –
Autoktone të shqiptarisë !
Trojet shqiptare me i copëtua –
Shqiptarinë me i largua !...
Gjilan , më 18.01.2019.
Demir Krasniqi